Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita DMR056 Betriebsanleitung Seite 94

Akku-radio mit laterne
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für DMR056:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 71
5. Përsëritni hapat 3 dhe 4 për të shkuar në stacione të
tjera radioje.
SHËNIM:
Për modalitetin e radios FM, nëse sinjali i radios nuk
është i mirë, mund të jetë e nevojshme që ta çoni radion
në një vend tjetër ku sinjali është më i fortë.
Menuja e radios FM
Mund ta hapni menunë e radios FM duke mbajtur
shtypur butonin Info/Menu ndërkohë që radioja është
në modalitetin e radios FM. Përdorni butonin e kërkimit
lart ose poshtë për të zgjedhur një nga veprimet dhe më
pas shtypni butonin e përzgjedhjes për të konfirmuar.
Parametrat standarde dhe të rekomanduara të radios
tregohen me një yllth.
Menuja e radios FM ofron opsionet e mëposhtme:
● [Scan Zone]: Zgjidhni këtë opsion për të konfiguruar
nëse radioja duhet të kërkojë vetëm sinjalet e forta
("Lokale") ose të gjitha sinjalet ("Të largëta") kur
përdorni veçorinë e kërkimit automatik.
● [System]: Zgjidhni këtë opsion për të shkuar
te parametrat e menusë së sistemit dhe për ta
konfiguruar radion (shikoni kapitullin "Përdorimi i
menusë së sistemit" për hollësi).
● [Back]: Zgjidhni këtë opsion për të kthyer mbrapa një
hap në menutë e radios ose për t'u kthyer tek ekrani i
mëparshëm.
Shfaqja e informacionit FM në ekran
Kur dëgjoni një stacion radioje FM i cili transmeton
gjithashtu të dhëna RDS, shtypni vazhdimisht butonin
Info/Menu për të lëvizur nëpër informacionet e
mëposhtme në ekranin e radios:
● Teksti i radios
● Lloji i programit
● Frekuenca
● Modaliteti i audios
● Data
Nëse nuk ka informacion RDS të disponueshëm, radioja
nuk do të jetë në gjendje të shfaqë mesazhin e tekstit
dhe llojin e programit.
Ruajtja paraprakisht e stacioneve në
modalitetet DAB dhe FM
Ka 9 konfigurime paraprake për secilën radio, FM
dhe DAB. Ato përdoren në të njëjtën mënyrë për çdo
modalitet operimi.
1. Ndizeni radion, më pas zgjidhni modalitetin e radios
DAB ose FM dhe shkoni te një stacion radioje që
doni siç tregohet më sipër.
2. Mbani shtypur butonin e përzgjedhjes/memories.
Ekrani do të shfaqë një menu "Ruaj te konfigurimi
paraprak".
3. Shtypni butonin e kërkimit lart ose kërkimit poshtë
për të zgjedhur numrin paraprak të dëshiruar. Më
pas shtypni butonin e përzgjedhjes për ta ruajtur
stacionin. "U ruajt" do të shfaqet në ekran, që do
të thotë se stacioni është ruajtur në një numër
paraprak. Nëse në atë numër paraprak është
ruajtur tashmë një stacion tjetër, ai stacion do të
zëvendësohet. Përsëriteni këtë veprim sipas nevojës
për konfigurimet e tjera paraprake.
Kalimi te një konfigurim paraprak në
modalitetet DAB dhe FM
1. Ndizeni radion dhe më pas zgjidhni modalitetin DAB
ose FM duke përdorur butonin e modalitetit.
2. Shtypni butonin e konfigurimit paraprak për të shfaqur
menunë "Kalim te konfigurimi paraprak".
3. Zgjidhni një numër paraprak duke përdorur butonin e
kërkimit lart ose kërkimit poshtë dhe më pas shtypni
butonin e përzgjedhjes për të konfirmuar zgjedhjen
tuaj. Radioja do të kalojë te konfigurimi paraprak i
zgjedhur. Nëse nuk shtypet butoni i përzgjedhjes apo
ndonjë buton tjetër, radioja do të shkojë te konfigurimi
paraprak i zgjedhur pas 2 sekondash. Numri paraprak
i zgjedhur shfaqet në pjesën e sipërme të ekranit të
radios.
Përdorimi i menusë së sistemit
Menuja e sistemit mund të përdoret për të konfiguruar
radion. Ndiqni këta hapa për të hapur cilësimet e
sistemit:
1. Ndizeni radion duke shtypur butonin e energjisë.
2. Shtypni dhe mbani shtypur butonin Info/Menu për të
hapur menunë për modalitetin aktual.
3. Përdorni butonin e kërkimit lart ose kërkimit poshtë
për të zgjedhur [System] dhe shtypni butonin e
përzgjedhjes për të hapur menunë.
Menuja e sistemit ofron opsionet e mëposhtme:
Përdorni butonin e kërkimit lart ose poshtë për të
zgjedhur një nga veprimet dhe më pas shtypni
butonin e përzgjedhjes për të konfirmuar.
Parametrat standarde dhe të rekomanduara të radios
tregohen me një yllth.
● [Time/Date]: Zgjidhni këtë opsion për të vendosur
burimin për përditësimin automatik të orës dhe
datës dhe për të vendosur formatin e orës. Opsioni
tjetër [Auto update] ju jep mundësi të zgjidhni
një burim për përditësimin automatik të orës dhe
datës dhe [Set format] ju jep mundësi të zgjidhni
formatin 12 ose 24 orë. Nëse zgjidhet formati 12
orë, radioja do të shfaqë një orë me 12 orë me një
tregues AM ose PM.
● [Language]: Zgjidhni këtë opsion për të vendosur
gjuhën në të cilën shfaqen menutë e radios.
● [Radio Reset]: Zgjidhni këtë opsion për ta
rivendosur radion në parametrat standarde të
94 SHQIP

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Mr009g

Inhaltsverzeichnis