Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita DMR056 Betriebsanleitung Seite 90

Akku-radio mit laterne
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für DMR056:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 71
10. Mos e përdorni një kuti baterie apo vegël që
është e dëmtuar ose e modifikuar. Bateritë e
dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin
sjellje të paparashikueshme që rezultojnë në zjarr,
shpërthime apo rrezik plagosjeje.
11. Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ose veglën në
zjarr ose ndaj temperaturave ekstreme. Ekspozimi
ndaj zjarrit ose temperaturave mbi 130°C (266°F)
mund të shkaktojë shpërthim.
12. Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe mos
e karikoni kutinë e baterisë ose veglën jashtë
kufijve të temperaturës të specifikuar te udhëzimet.
Karikimi i pasaktë ose në temperatura jashtë kufijve
të specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rrisë
rrezikun e zjarrit.
13. Mos e përdorni produktin me volum të lartë për një
periudhë të gjatë kohe. Për të shmangur dëmtimin
e dëgjimit, përdoreni produktin me nivel volumi
mesatar.
14. (Vetëm për produktet me ekran LCD) Ekranet LCD
përmbajnë lëngje që mund të shkaktojnë irritim dhe
helmim. Nëse lëngu ju bie në sy, shpëlajeni me ujë
dhe telefononi mjekun.
15. Mos e ekspozoni produktin ndaj shiut ose kushteve
me lagështirë. Uji që hyn në produkt mund të rrisë
rrezikun e goditjeve elektrike.
16. Ky produkt nuk është prodhuar për t'u përdorur
nga persona (duke përfshirë fëmijët) me aftësi të
kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose të cilëve
u mungon përvoja dhe njohuria, nëse nuk janë nën
mbikëqyrje ose udhëzuar për përdorimin e këtij
produkti nga një person përgjegjës për sigurinë e
tyre. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar
se nuk luajnë me produktin. Ruajeni produktin larg
fëmijëve.
RUAJINI KËTO UDHËZIME
RREGULLA SPECIFIKE
SIGURIE PËR PAKETËN E
BATERISË
1. Përpara se ta përdorni paketën e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) karikuesi i baterisë, (2) bateria
dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2. Mos e hiqni paketën e baterisë.
3. Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4. Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini sytë me ujë
të pastër dhe kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë.
Kjo gjë mund të rezultojë në humbje të shikimit.
5. Mos bëni lidhje të shkurtër me paketën e baterisë:
(1) Mos i prekni terminalet me materiale përcjellëse.
(2) Shmangni ruajtjen e paketës së baterisë në
një kuti me objekte të tjera metalike, si gozhdë,
monedha etj.
(3) Mos e ekspozoni paketën e baterisë në ujë
ose shi. Qarku i shkurtër i baterisë mund të
shkaktojë qarkullim të madh të rrymës elektrike,
mbinxehje, djegie të mundshme dhe madje
prishje.
6. Mos e ruani pajisjen dhe paketën e baterisë në
vende ku temperatura mund të arrijë ose tejkalojë
50°C (122°F).
7. Mos e digjni paketën e baterisë, edhe nëse është
shumë e dëmtuar ose është konsumuar plotësisht.
Paketa e baterisë mund të shpërthejë në zjarr.
8. Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni
baterinë.
9. Mos përdorni bateri të dëmtuar.
10. Për së shmangur rrezikun, duhet të lexohet përpara
përdorimit manuali i baterisë zëvendësuese.
11. Bateritë e përfshira të litiumit, iu nënshtrohen
kërkesave të legjislacionit për mallrat e rrezikshme.
Për transport tregtar p.sh. nga palë të treta, agjentë
të ndërmjetëm, duhet të ndiqen kërkesa specifike
mbi paketimin dhe etiketimin.
Për përgatitjen e artikullit për transport, është i
nevojshëm konsultimi i një eksperti për materiale të
rrezikshme. Ju lutemi, ndiqni gjithashtu rregulloret
me gjasë më të detajuara vendore.
Mbuloni me ngjitëse ose maskoni kontaktet e
zhveshura dhe paketojeni baterinë në mënyrë të
tillë që të mos lëvizë në paketim.
12. Kur hidhni kutinë e baterisë, hiqeni atë nga vegla
dhe hidheni në një vend të sigurt. Zbatoni rregulloret
lokale rreth asgjësimit të baterisë.
13. Përdorini bateritë vetëm me produktet e specifikuara
nga Makita. Instalimi i baterive në produkte të
papajtueshme mund të rezultojë në zjarr, nxehtësi
të lartë, shpërthim ose rrjedhje të elektroliteve. Nëse
vegla nuk është përdorur për një kohë të gjatë,
bateria duhet të hiqet nga vegla.
14. Nëse vegla nuk është përdorur për një kohë të
gjatë, bateria duhet të hiqet nga vegla.
15. Mos lejoni që grumbullimin e ashklave, pluhurave
ose papastërtive në terminalet, vrimat ose kanalet e
kutisë së baterisë. Kjo mund të shkaktojë rendiment
të ulët ose dëmtim të veglës ose të kutisë së baterisë.
16. Mbajeni baterinë larg fëmijëve.
17. Gjatë dhe pas përdorimit, kutia e baterisë mund të
nxehet, gjë që mund të shkaktojë djegie ose djegie
në temperaturë të ulët.
18. Mos prekni terminalin e veglës menjëherë pas
përdorimit pasi mund të nxehet aq shumë sa të
shkaktojë djegie.
90 SHQIP

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Mr009g

Inhaltsverzeichnis