Herunterladen Diese Seite drucken

Manuali I Përdorimit; Siguria; Udhëzime Paralajmëruese Për Përdorimin; Përdorimi Sipas Destinimit - Vaillant electronicVED lite VED E 11­13/1 L U Betriebsanleitung

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für electronicVED lite VED E 11­13/1 L U:

Werbung

1

Siguria

1.1
Udhëzime paralajmëruese për
përdorimin
Klasifikimi i udhëzimeve të paralajmërimeve
lidhur me veprimet
Udhëzimet operacionale janë shkallëzuar si
vijon me shenjat paralajmëruese dhe fjalët
sinjalizuese lidhur me rrezikun e mundshëm:
Shenja paralajmëruese dhe fjalë
sinjalizuese
Rrezik!
Rrezik jete ose rrezik dëmesh të
rënda në persona
Rrezik!
Rrezik për jetën si pasojë e goditjes
elektrike
Paralajmërim!
Rrezik dëmesh të lehta në persona
Kujdes!
Rrezik dëmesh materiale ose
dëmesh për mjedisin
1.2
Përdorimi sipas destinimit
Një përdorim i papërshtatshëm ose jo sipas
destinimit mund të përbëjë rrezik për trupin
dhe jetën e përdoruesit ose palëve të treta,
ose dëmtim të produkteve dhe sendeve të
tjera me vlerë.
Produktet janë parashikuar të vendosen
pranë një rubineti për ngrohjen e ujit. Ato
janë kompatibël me një lavaman, lavapjat
ose dush. Produktet mund të përdoren në
sisteme të hapura dhe të mbyllura.
Përdorimi i parashikuar përfshin:
– ndjekjen e udhëzimeve bashkëngjitur
të përdorimit të produktit dhe të gjithë
komponentëve të tjerë të impiantit
– respektimi i gjithë kushteve të
inspektimeve dhe të mirëmbajtjes siç
përshkruhet në manual.
Ky produkt mund të përdoret nga fëmijë
mbi 3 vjeç dhe nga personat me aftësi të
kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose
nga persona pa përvojë dhe njohuri, vetëm
kur ata mbikëqyren ose janë mësuar për
përdorimin e sigurt të produktit dhe i kuptojnë
rreziqet përkatëse që lindin nga ky përdorim.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me produktin.
72
Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk
duhet të kryhen nga fëmijët pa mbikëqyrje.
Një përdorim ndryshe nga ai i përshkruar në
manualin bashkëngjitur ose një përdorim
që shkon përtej atij që përshkruhet
këtu, konsiderohet si përdorim jo sipas
parashikimit. Përdorim jo sipas parashikimit
është gjithashtu çdo përdorim tregtar dhe
industrial.
Kujdes!
Çdo përdorim abuziv është i ndaluar.
1.3
Udhëzime të përgjithshme për sigurinë
1.3.1 Rrezik nga keqkomandimi
Përmes keqkomandimit mund të rrezikoni
veten tuaj dhe të tjerët si dhe të shkaktoni
dëme materiale.
▶ Lexoni me kujdes udhëzuesin përkatës
dhe dokumentet bashkëngjitur veçanërisht
kapitullin "Siguria" dhe paralajmërimet.
▶ Ndërmerrni vetëm veprimet, për të cilat ju
udhëzon udhëzuesi aktual i përdorimit.
1.3.2 Rrezik të jetës nga ndryshimet në
produkt ose në rrethin e produktit
▶ Në asnjë rast mos i hiqni, mbushni ose
bllokoni mekanizmat e sigurisë.
▶ Mos manipuloni me mekanizmat e
sigurisë.
▶ Mos i shkatërroni apo hiqni vulat nga
komponentët.
▶ Mos bëni kurrfarë ndryshimesh:
– në produkt
– në furnizuesit për ujë dhe korrent
– tek tubacionet e shkarkimit
– te elementet ndërtuese, të cilat mund
të kenë ndikim në sigurinë e punës së
produktit
1.3.3 Rrezik jete si pasojë e riparimit të
papërshtatshëm
▶ Nëse kablli i lidhjes në rrjet është i
dëmtuar, mos e zëvendësoni në asnjë
mënyrë vetë.
▶ Drejtohuni tek prodhuesi, shërbimi i klientit
ose një person i kualifikuar posaçërisht.
Manuali i përdorimit 0020323586_00

Quicklinks ausblenden:

Werbung

loading