Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Funksionimi I Përgjithshëm I Televizorit; Përdorimi I Listës Së Kanaleve; Konfiguron Parametrat Prindërore; Guida Elektronike E Programeve - Hitachi 32HE3300 Bedienungsanleitung

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 35
Funksionimi i përgjithshëm
i televizorit
Përdorimi i listës së kanaleve
Televizori rendit të gjitha stacionet e ruajtura në listën
e kanaleve. Ju mund të modifikoni listën e kanaleve,
të caktoni preferencat ose të caktoni stacionet aktive
që do të shfaqen në listë duke përdorur opsionet e
menysë së Kanaleve. Shtypni butonin OK/TV për
të hapur listën e kanaleve. Mund të filtroni kanalet e
renditura ose të bëni ndryshime të përparuara në listën
aktuale duke përdorur opsionet e skedës Filtro dhe
Redakto. Theksoni skedën që dëshironi dhe shtypni
OK për të parë opsionet e disponueshme.
Shënim: Komandat Zhvendos, Fshi dhe Modifiko emrin
në menynë Televizori>Kanalet>Modifiko nuk janë të
disponueshme për kanalet që transmetohen nga një operator
M7.
Menaxhimi i listës së preferencave
Mund të krijoni katër lista të ndryshme të kanaleve tuaja
të preferuara. Hyni në menynë Televizori>Kanalet
ose shtypni butonin OK për të hapur menynë Kanalet.
Theksoni skedën Modifiko dhe shtypni OK për të parë
opsionet e modifikimit dhe zgjidhni opsionin Etiketo/
hiq etiketën e kanalit. Zgjidhni kanalin e dëshiruar
në listë duke shtypur butonin OK kur kanali është
i theksuar. Mund të bëni shumë zgjedhje. Mund të
përdorni po ashtu opsionin Etiketo/hiq etiketën për
të gjitha për të zgjedhur të gjitha kanalet në listë. Më
pas shtypni butonin Prapa/Kthehu për t'u kthyer tek
opsionet e menysë Modifiko. Zgjidhni opsionin Shto/
hiq të preferuara dhe shtypni butonin OK përsëri. Do
të shfaqen opsionet e listës së kanaleve të preferuara.
Caktoni opsionin e dëshiruar të listës në Aktiv.
Kanali(et) i zgjedhur do të shtohet te lista. Për të hequr
një kanal ose disa kanale nga një listë preferencash,
ndiqni të njëjtat hapa dhe caktoni opsionin e dëshiruar
të listës në Joaktiv.
Mund të përdorni funksionin e filtrimit në menynë
Kanalet për të filtruar përgjithmonë kanalet në listën
e kanaleve sipas preferencave të tua. Për shembull,
me opsionet e skedës Filtro, mund të caktoni një nga
listat e preferencave që të shfaqet sa herë që hapet
lista e kanaleve.
Konfiguron Parametrat Prindërore
Opsionet e menysë Parametrat mund të përdoren
për t'i ndaluar përdoruesit të shikojnë programe dhe
kanale të caktuara, si dhe për përdorimin e menyve.
Këta parametra ndodhen në menynë Parametrat>
Sistemi>Prindërore.
Për të shfaqur opsionet e menysë së bllokimit prindëror
duhet të futni një numër PIN. Pas kodimit të numrit
të saktë PIN, do të shfaqet menyja e Parametrave
prindërorë.
Kyçi i Menysë: Ky parametër aktivizon ose çaktivizon
aksesin në të gjitha menytë ose menytë e instalimit
të televizorit.
Kyçi i Pjekurisë: Nëse është caktuar ky opsion,
televizori merr informacione pjekurie nga transmetimi
dhe nëse ky nivel pjekurie është i çaktivizuar, ndalon
aksesin në transmetim.
Shënim: Nëse opsioni i shtetit në Instalimin për herë të
parë është i caktuar si Francë, Itali ose Austri, vlera e Kyçit të
pjekurisë do të caktohet në 18 si e paracaktuar.
Kyçi për Fëmijët: Nëse ky opsion është i caktuar
si Aktiv, televizori mund të kontrollohet vetëm nga
aparati i pultit. Në këtë rast butonat e kontrollit në
televizor nuk do të punojnë.
Vendosni PIN-in: Përcakton një numër të ri PIN.
Kodi PIN i paracaktuar i CICAM: Ky opsion do të
shfaqet si i zbehtë nëse nuk ka një modul CI të futur
në folenë CI të televizorit. Mund ta ndryshoni kodin PIN
të paracaktuar të CI CAM duke përdorur këtë opsion.
Kodi PIN i televizorit (*): Duke aktivizuar ose
çaktivizuar këtë opsion, mund të lejoni ose të kufizoni
disa kanale të operatorit M7 për të dërguar kërkesat
e kodit PIN. Këto kërkesa të kodit PIN ofrojnë një
mekanizëm kontrolli për aksesin për kanalet në fjalë.
Nëse ky opsion është caktuar si Aktiv, kanalet që
dërgojnë kërkesat e kodit PIN nuk mund të hapen pa
futur në fillim kodin e duhur PIN.
(*) Ky opsion i menusë do të jetë i disponueshëm vetëm nëse
kryhet instalim i operatorit M7.
Shënim: Kodi PIN i paracaktuar mund të jetë vendosur në
0000 ose 1234. Nëse keni caktuar një kod PIN (kërkohet në
varësi të shtetit të zgjedhur) gjatë Instalimit për herë të parë,
përdorni kodin PIN që keni caktuar vetë.
Disa opsione mund të mos jenë të disponueshme në varësi
të modelit dhe/ose shtetit të zgjedhur në Instalimin për
herë të parë.

Guida elektronike e programeve

Me anë të funksionit të guidës elektronike të
programeve në televizor, mund të shfletoni programin e
ngjarjeve të kanaleve të instaluara aktualisht në listën
e kanaleve. Varet nga transmetimi përkatës nëse kjo
veçori mbështetet ose jo.
Për të hyrë në guidën e programeve, shtypni butonin
Guida në telekomandë. Mund të përdorni po astu
opsionin Guida nën menynë Televizori.
Ka 2 lloje të ndryshme të strukturave të programacionit
të disponueshme, Plani i vijës kohore dhe Tani/tjetër.
Për të ndërruar këto struktura, theksoni skedën me
emrin e strukturës alternative në anën e sipërme të
ekranit dhe shtypni OK.
Përdorni butonat e drejtimit për të naviguar në guidën
e programeve. Përdorni butonin Prapa/Kthehu për
të përdorur opsionet e skedës në anë e sipërme të
ekranit.
Shqip - 24 -

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis