Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Hitachi 32HE3300 Bedienungsanleitung Seite 295

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 35
1. Kreu
Kur hapet menyja kryesore, do të theksohet shiriti i
menysë Kreu. Përmbajtja e menysë Kreu mund të
përshtatet duke shtuar opsione nga menytë e tjera.
Thjesht theksoni një opsion dhe shtypni butonin
e drejtimit Poshtë në telekomandë. Nëse shikoni
opsionin Shtoni te kreu, mund ta shtoni te menyja
Kreu. Në të njëjtën mënyrë mund të fshini ose të
ndryshoni pozicionin e çdo elementi në menynë
Kreu. Shtypni butonin e drejtimit Poshtë dhe zgjidhni
opsionin Fshi ose Zhvendos dhe shtypni OK. Për të
zhvendosur një element të menysë, përdorni butonat e
drejtimit Djathtas dhe Majtas për të zgjedhur pozicionin
ku dëshironi ta zhvendosni elementin dhe shtypni OK.
2. TV
2.1. Guida
Mund të hyni në menynë e guidës elektronike të
programeve duke përdorur këtë opsion. Referojuni
seksionit Guida elektronike e programeve për më
shumë informacione.
2.2. Kanalet
Mund të hyni në menynë Kanalet duke përdorur këtë
opsion. Referojuni seksionit Përdorimi i listës së
kanaleve për më shumë informacione.
2.3. Kohëmatësit
Mund të caktoni kohëmatës për ngajrjet e ardhshme
duke përdorur opsionet e kësaj menyje. Mund të
rishikoni po ashtu kohëmatësit e krijuar më parë nën
këtë meny.
Për të shtuar një kohëmatës të ri, zgjidhni skedën Shto
një kohëmatës duke përdorur butonat Majtas/Djathtas
dhe shtypni OK. Caktoni opsionet e nënmenysë si
dëshironi dhe kur të mbaroni shtypni OK. Do të krijohet
një kohëmatës i ri.
Për të redaktuar një kohëmatës të krijuar më parë,
theksoni atë kohëmatës, zgjidhni skedën Redaktoni
kohëmatësin e zgjedhur dhe shtypni OK. Ndryshoni
opsionet e nënmenysë si dëshironi dhe shtypni OK për
të ruajtur parametrat tuaj.
Për të anuluar një kohëmatës të krijuar më parë,
theksoni atë kohëmatës, zgjidhni skedën Fshini
kohëmatësin e zgjedhur dhe shtypni OK. Do të
shfaqet një dritare konfirmimi. Theksoni PO dhe shtypni
OK për të vazhduar. Kohëmatësi do të anulohet.
Nuk është e mundur të caktoni kohëmatës për dy ose
më shumë ngjarje që do të transmetohen në kanale të
ndryshme në të njëjtin interval kohor. Në një rast të tillë
do t'ju kërkohet të zgjidhni një nga këta kohëmatës dhe
të anuloni të tjerët. Theksoni kohëmatësin që dëshironi
të anuloni dhe shtypni OK, do të shfaqet menyja
Opsionet. Më pas theksoni Cakto/Anulo dhe shtypni
OK për ta anuluar atë kohëmatës. Do të duhet të ruani
ndryshimet pas kësaj. Për të bërë këtë, shtypni OK,
theksoni Ruaj ndryshimet dhe shtypni përsëri OK.
2.4. Regjistrimet
Mund të menaxhoni regjistrimet tuaja duke përdorur
opsionet e kësaj menyje. Mund të rilexoni, të redaktoni,
të fshini ose të renditni ngjarjet e regjistruara më parë.
Theksoni një skedë duke përdorur butonin e drejtimit
Majtas ose Djathtas dhe shtypni OK për të parë
opsionet e disponueshme.
Parametrat e regjistrimit
Mund të konfiguroni po ashtu preferencat e
regjistrimit duke përdorur skedën Parametrat në
menynë Regjistrimet. Theksoni skedën Parametrat
duke përdorur butonin Majtas ose Djathtas dhe
shtypni OK. Më pas zgjidhni elementin e dëshiruar
në nënmeny dhe caktojeni me butonin Majtas ose
Djathtas.
Fillo herët: Mund të përcaktoni kohën e fillimit të
kohëmatësit të regjistrimit që të fillojë më herët duke
përdorur këtë parametër.
Mbaro vonë: Mund të përcaktoni kohën e mbarimit
të kohëmatësit të regjistrimit që të përfundojë më
vonë duke përdorur këtë parametër.
Ndërrimi në kohë maksimale: Ky parametër ju lejon
të përcaktoni kohën maksimale për regjistrimin me
ndërrim në kohë. Opsionet e disponueshme janë
të përafërta dhe koha aktuale e regjistrimit mund
të ndryshojë në praktikë në varësi të transmetimit.
Vlerat e rezervuara dhe të lira të hapësirës ruajtëse
do të ndryshojnë sipas këtij parametri. Sigurohuni
që keni hapësirë të lirë të mjaftueshme, pasi në rast
të kundërt regjistrimi i çastit mund të mos realizohet.
Anulimi automatik: Mund ta caktoni llojin e
Anulimit si Asnjë, Më i vjetri, Më i gjati ose Më i
shkurtri. Nëse nuk është caktuar si Asnjë, mund të
caktoni opsionin I palexuar si Të përfshirë ose Të
përjashtuar. Këto opsione përcaktojnë preferencat
për fshirjen e regjistrimeve për të marrë më shumë
hapësirë ruajtëse për regjistrimet në vazhdim.
Informacione të diskut të ngurtë: Mund të shikoni
informacione të detajuara për pajisjen ruajtëse USB
të lidhur me televizorin tuaj. Theksoni dhe shtypni OK
për të parë dhe shtypni Prapa/Kthehu për ta mbyllur.
Formatimi i diskut: Nëse dëshironi të fshini të gjithë
skedarët në pajisjen ruajtëse USB që keni lidhur dhe
të konvertoni formatin e diskut në FAT32, mund të
përdorni këtë opsion. Shtypni butonin OK kur opsioni
Formato diskun është i nënvizuar. Në ekran do të
shfaqet një meny që ju kërkon të futni numrin PIN(*).
Pasi të futni numrin PIN, do të shfaqet një mesazh
konfirmimi. Zgjidhni Po dhe shtypni OK për të nisur
formatimin e pajisjes ruajtëse USB. Zgjidhni Jo dhe
shtypni OK për të anuluar.
(*) Kodi PIN i paracaktuar mund të jetë vendosur në 0000
ose 1234. Nëse keni caktuar një kod PIN (kërkohet në varësi
të shtetit të zgjedhur) gjatë Instalimit për herë të parë,
përdorni kodin PIN që keni caktuar vetë.
Shqip - 7 -

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis