Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Rileximi I Mediave Me Hyrjen Usb; Regjistrimi Në Usb - Hitachi 32HE3300 Bedienungsanleitung

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 35

Rileximi i mediave me hyrjen USB

Ju mund të lidhni njësi disku të ngurtë të jashtme 2.5" dhe 3.5"
(HDD me burim energjie të jashtëm) ose një kartë memorie
USB me televizorin duke shfrytëzuar hyrjet USB të televizorit.
E RËNDËSISHME! Krijoni kopje rezervë të skedarëve
në pajisjet ruajtëse para se t'i lidhni me televizorin.
Prodhuesi nuk do të jetë përgjegjës për asnjë dëmtim
të skedarëve apo humbje të të dhënave. Lloje të
caktuara të pajisjeve USB (p.sh. lexuesit MP3) ose
njësitë e diskut të ngurtë USB/kartat e kujtesës mund
të mos përshtaten me televizorin. Televizori mbështet
formatimin e diskut FAT32 dhe NTFS, por regjistrimi
nuk do të jetë i disponueshëm me disqet e formatuara
NTFS.
Kur formatoni njësi disku të ngurtë USB me më shumë
se 1 TB (terabajte) hapësirë ruajtëse, mund të ndeshni
disa probleme gjatë procesit të formatimit.
Prisni pak para se ta vendosni dhe hiqni pajisjen,
pasi lexuesi mund të jetë duke lexuar skedarët.
Mosrespektimi i këtij hapi mund të shkaktojë dëmtim
fizik të lexuesit USB dhe të vetë pajisjes USB. Mos
e hiqni njësinë e diskut kur një skedar është duke
u lexuar.
Mund të përdorni pajisjet USB me hyrjet e USB-së së
televizorit. Në një rast të tillë rekomandohen pajisjet
USB të përfshira me furnizim energjie të jashtme.
Rekomandohet që të përdorni drejtpërdrejt hyrjen(et)
USB të televizorit nëse lidhni një disk të ngurtë USB.
Shënim: Kur shikoni skedarët e imazheve, menuja Shfletuesi
i medias mund të shfaqë vetëm 1000 imazhe të ruajtura në
pajisjen e lidhur USB.
Regjistrimi në USB
Regjistrimi i një programi
E RËNDËSISHME! Kur përdorni një njësi disku të re
USB, rekomandohet që në fillim të formatoni diskun
duke përdorur opsionin e televizorit Formato diskun
në menynë Televizori>Regjistrimet>Parametrat.
Për të regjistruar një program, duhet të lidhni një disk
USB me televizorin tuaj kur televizori të jetë i fikur.
Më pas duhet të ndizni televizorin për të aktivizuar
funksionin e regjistrimit.
Për të përdorur regjistrimin, njësia USB duhet të ketë
2 GB hapësirë të lirë dhe të jetë e përputhshme me
USB 2.0. Nëse njësia USB nuk është e përshtatshme,
do të shfaqet një mesazh gabimi.
Për të regjistruar programe të gjata, si filma,
rekomandohet të përdorni njësi disku të ngurtë
(HDD) me USB.
Programet e regjistruara ruhen në diskun USB të lidhur.
Nëse dëshironi, ju mund të ruani/kopjoni regjistrimet në
një kompjuter, sidoqoftë, këta skedarë nuk do të jenë
të disponueshëm për t'u luajtur në një kompjuter. Ju
mund të lexoni regjistrimet vetëm me anë të TV tuaj.
Gjatë zhvendosjes në kohë mund të ndodhin vonesa
në Sinkronizimin e buzëve. Regjistrimi i radios nuk
mbështetet. Televizori mund të regjistrojë programe
deri në dhjetë orë.
Programet e regjistruara ndahen në pjesë prej 4 GB.
Nëse shpejtësia e shkrimit e diskut të lidhur USB nuk
është e mjaftueshme, regjistrimi mund të dështojë
dhe veçoria e zhvendosjes në kohë mund të mos jetë
e disponueshme.
Për këtë arsye rekomandohet të përdoren njësitë e
diskut USB për të regjistruar programet HD.
Mos e hiqni njësinë USB/HDD gjatë regjistrimit. Kjo gjë
mund të dëmtojë njësinë USB/HDD të lidhur.
Mbështetja për shumë ndarje të diskut është e
disponueshme. Mbështeten maksimumi dy ndarje
të ndryshme. Ndarja e parë e diskut USB përdoret
për veçoritë gati të regjistrimit me USB. Ai duhet të
formatohet si ndarje parësore për t'u përdorur për
veçoritë e gatshme për regjistrimin me USB.
Disa paketa transmetimi mund të mos regjistrohen për
shkak të problemeve të sinjalit, si rrjedhojë ndonjëherë
videoja mund të ngrijë gjatë rileximit.
Butonat Regjistro, Luaj, Pauzë, Shfaq (për dialogun e
listës së leximit) nuk mund të përdoret kur teleteksti
është aktiv. Nëse një regjistrim fillon nga kohëmatësi
kur teleteksti është aktiv, teleteksti fiket automatikisht.
Po ashtu përdorimi i teletekstit çaktivizohet kur ka një
regjistrim ose rilexim aktiv.
Regjistrimi me zhvendosje në kohë
Kur shikoni një program në transmetim, shtypni butonin
Pauzë për të kaluar në modalitetin e zhvendosjes në
kohë. Në modalitetin e zhvendosjes në kohë, programi
ndërpritet dhe regjistrohet njëkohësisht në diskun e
lidhur USB.
Shtypni përsëri butonin Lexo për të vazhduar me
programin e ndërprerë nga momenti ku ndaluat.
Shtypni butonin Ndalo për të ndaluar regjistrimin me
zhvendosje në kohë dhe për t'u kthyer në transmetimin
e drejtpërdrejtë.
Zhvendosja në kohë nuk mund të përdoret kur jeni në
modalitetin e radios.
Nuk mund të përdorni veçorinë e kthimit të shpejtë të
zhvendosjes në kohë pas vazhdimit të rileximit normal
ose opsionit përpara shpejt.
Regjistrimi i menjëhershëm
Shtypni butonin Regjistro për të filluar menjëherë
regjistrimin kur jeni duke shikuar një program. Mund
të shtypni përsëri butonin Regjistro në telekomandë
për të regjistruar ngjarjen tjetër pasi të zgjidhni
programin tjetër nga guida elektronike e programeve.
Shtypni butonin Ndalo për të anuluar regjistrimin e
menjëhershëm.
Nuk mund të ndërroni transmetimet gjatë modalitetit
të regjistrimit. Gjatë regjistrimit të një programi ose
gjatë zhvendosjes në kohë, në ekran do të shfaqet
një mesazh në rast se shpejtësia e pajisjes USB nuk
është e mjaftueshme.
Shqip - 16 -

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis