Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Inglesina Darwin Toddler i-Size Bedienungsanleitung Seite 173

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 40
• Gjatë udhëtimit tuaj, të gjithë personat në makinë duhet të jenë të siguruar me
rrip sigurimi sipas ligjit në fuqi në shtetin e përdorimit: në rast aksidenti, ata mund
ta lëndojnë padashur fëmijën edhe në rast se ndenjësja e fëmijës është përdorur si
duhet.
• Rekomandohet që automjeti të drejtohet në mënyrë të sigurt dhe të përshtatshme:
ndenjësja e fëmijës për makinë është një sistem qëndrimi i efektshëm por nuk është
e mjaftueshme që të shmangë e vetme lëndimet serioze në rast të një përplasjeje të
fortë. Ju lutem mbani parasysh se aksidentet, edhe ato që ndodhin në shpejtësi të
ulët, mund të jenë jashtëzakonisht të rrezikshme për të gjithë pasagjerët e makinës.
• Asnjëherë mos e hiqni fëmijën nga ndenjësja kur automjeti është në lëvizje; në rast
nevoje, ndaloni sa më shpejt të jetë e mundur në një vend të sigurt.
• Kur udhëtoni, asnjëherë mos e mbani fëmijën në krahë ose mos e lini të ulet jashtë
ndenjëses.
• Shoferi nuk duhet të bëjë asnjë lloj rregullimi të ndenjëses së fëmijës për makinë
ndërkohë që është duke drejtuar makinën. Në rast nevoje, ndaloni sa më shpejt të jetë
e mundur në një vend të sigurt.
• Asnjëherë mos e lini fëmijën në automjet pa mbikëqyrje.
• Kur dilni nga makina, qoftë edhe për kohë të shkurtër, sigurohuni që të merrni
gjithmonë fëmijën me vete.
• Kushtojini vëmendje makinave të tjera kur vendosni fëmijën në ndenjësen e fëmijës.
• Gjithmonë lëreni fëmijën të hyjë dhe dalë nga automjeti në anën e trotuarit.
• Kur automjeti është plot, pasagjerët më të lehtë duhet të ulen mbrapa dhe ata më
të rëndë përpara.
• Makina brenda mund të nxehet shumë nëse automjeti lihet në diell. Mbulojeni
ndenjësen e fëmijës me peshqir kur nuk e përdorni për të mos lejuar që pjesët e saj të
nxehen tepër dhe të dëmtojnë lëkurën delikate të fëmijës suaj.
• Gjatë udhëtimeve të gjata, bëni pushime të shpeshta pasi fëmija lodhet shpejt.
• Sigurohuni gjithmonë që temperatura brenda pjesës së pasagjerëve të jetë e
rehatshme për fëmijën. Rekomandohet përdorimi i perdeve të makinave për në verë.
• Kjo ndenjëse makine për fëmijë është bërë vetëm për fjetje për kohë të shkurtër.
• Sigurohuni që të gjithë pasagjerët të jenë të informuar për mënyrën si ta lironi
fëmijën në rast emergjence.
KUSHTET E GARANCISË
• L'Inglesina Baby S.p.A. garanton se çdo artikull është projektuar dhe prodhuar në
përputhje me cilësinë e përgjithshme të produktit dhe standardet/rregullat e sigurisë
në fuqi në Bashkimin Evropian dhe në shtetet në të cilat tregtohet.
• L'Inglesina Baby S.p.A. garanton se gjatë dhe pas procesit të prodhimit, çdo produkt
i është nënshtruar kontrolleve të ndryshme të cilësisë. Inglesina Baby S.p.A. garanton
se, në kohën e blerjes nga shitësi i autorizuar, çdo produkt nuk ka asnjë defekt instalimi
dhe prodhimi.
• Kjo garanci nuk i zhvlerëson të drejtat që i njihen klientit nga legjislacioni kombëtar
i zbatueshëm të cilat mund të ndryshojnë sipas shtetit në të cilin është blerë produkti
dhe masat e të cilave, në rast të një mospërputhjeje, dalin sipër garancisë këtu.
• Në rast të defekteve në material ose prodhim të gjetura në momentin e blerjes ose
gjatë përdorimit normal, siç tregohet në manualin përkatës të udhëzimeve, L'Inglesina
Baby S.p.A jep një garanci vijuese 24-mujore nga data e blerjes.
• Garancia është e vlefshme vetëm në shtetin ku është blerë produkti dhe nëse është
blerë nga një shitës i autorizuar.
• Garancia është e vlefshme për pronarin e parë të produktit të blerë.
173

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis