Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Inglesina Darwin Toddler i-Size Bedienungsanleitung Seite 170

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 40
• Ndenjësja e fëmijëve Darwin Toddler i-Size për makinë nuk duhet të përdoret
asnjëherë pa bazën e saj të posaçme.
• Ndenjësja e fëmijëve Toddler i-Size për makinë mund të përdoret vetëm me Darwin
Base i-Size dhe duhet të fiksohet me sediljen e automjetit duke përdorur bashkuesit
ISOFIX dhe këmbën mbajtëse në pozicion.
• Shikoni manualin e udhëzimeve të bazës Darwin i-Size për procedurën e instalimit
në makinë.
• Kur fëmija peshon mbi 18 kg ose lartësia e shpatullave e kalon pozicionin më të
lartë të rripave të supave, fëmija duhet të kalohet në një ndenjëse të përshtatshme
për fëmiëjt me peshë mbi 18 kg.
• Konsultohuni me një mjek para se ta përdorni këtë produkt me foshnjat që kanë
probleme mjekësore.
• Darwin Toddler i-Size mund të instalohet në Darwin Base i-Size në pozicione uljeje
në automjete të pajtueshme me i-Size siç tregohet nga prodhuesit e automjeteve në
manualin e përdorimit të automjetit.
• Nëse automjeti juaj nuk ka një pozicion qëndrimi për i-Size, instalimi lejohet
gjithashtu në sediljet e automjeteve ISOFIX që janë renditur në listën e automjeteve
ose kontrolloni versionin më të fundit në inglesina.com.
• Kontrolloni gjithmonë para se të blini produktin nëse është e mundur të montohet
si duhet në makinën tuaj. Nëse nuk jeni të sigurt, konsultohuni me prodhuesin e
ndenjëses së fëmijëve për makinë ose me shitësin e saj.
• Ju lutem lexoni dhe sigurohuni që të kuptoni manualin e udhëzimeve të makinës se
si të përdorni sistemet e qëndrimit të fëmijëve.
Gjatë përdorimit, sigurohuni që t'i përmbaheni kufizimeve që lidhen me airbag-ët.
• Mos e përdorni ndenjësen e fëmijëve Darwin Toddler i-Size për makinë pas 7 vjetësh
nga data e prodhimit të treguar mbi produkt; vjetërsimi natyral i materialeve mund të
shkaktojë ndryshime të lehta në karakteristikat e produktit.
• Mos e përdorni ndenjësen e fëmijëve Inglesina Darwin Toddler i-Size për makinë
dhe/ose Darwin Base i-Size, nëse:
- kanë qenë në një aksident, qoftë edhe të lehtë. Mund të kenë pësuar dëmtime
që nuk duken. Produkti duhet të ndërrohet me një të ri për të garantuar nivelin
origjinal të sigurisë.
- janë të dëmtuara, nuk janë pajisur me manualin e udhëzimeve, ose mungon
ndonjë komponent. Kontaktoni menjëherë shitësin e autorizuar ose shërbimin e
kujdesit ndaj klientit të Inglesina.
• Inglesina këshillon që ndenjëset e fëmijëve për makina nuk duhet të blihen të
përdorura. Ato mund të kenë dëmtime të padukshme që ndikojnë në performancat e
sigurisë.
• Kontrolloni kapjen e mirë të të gjithë komponentëve të ndenjëses së fëmijëve
Inglesina Darwin Toddler i-Size për makina dhe Darwin Base i-Size para çdo udhëtimi
dhe/ose kur makinës i bëhen kontrollet, mirëmbajtjet dhe pastrimet periodike. Njerëz
të tjerë mund ta kenë lëvizur dhe/ose shkëputur ndenjësen e fëmijëve Darwin Toddler
i-Size për makinë dhe Darwin Base i-Size dhe mund të mos e kenë pozicionuar përsëri
si duhet sipas udhëzimeve.
• Sigurohuni që treguesit e Darwin Base i-Size janë jeshil për t'u siguruar që është
montuar mirë.
• Temperatura brenda automjetit të parkuar mund të rritet shumë shpejt duke arritur
nivele të rrezikshme për fëmijën, sidomos në verë. Asnjëherë nuk rekomandohet ta
lini fëmijën të pambikëqyrur në makinë qoftë edhe për pak minuta.
170

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis