Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Inglesina Darwin Toddler i-Size Bedienungsanleitung Seite 171

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 40
• PARALAJMËRIM! Gjithmonë sigurojeni fëmijën me rripat e sigurimit të dhënë kur
fëmija ndodhet në produkt.
• Rregulloni pozicionin e mbështetëses së shpinës sipas gjatësisë së fëmijës në
mënyrë që rripat e shpinës të jenë mbrapa shpatullave.
• Kontrolloni që të gjitha rripat e sigurimit që mbajnë fëmijën të jenë rregulluar sipas
trupit të fëmijës dhe të mos jenë përdredhur.
• Mos vendosni rroba të trasha mbi fëmijën dhe poshtë rripit.
• Sigurohuni që të mos përshtatni më shumë se një gisht midis shiritit dhe fëmijës
suaj (1 cm).
• Rrobat e fëmijës nuk duhet të pengojnë kapjen e mirë të tokëzës.
• Asnjëherë mos e lini fëmijën në ndenjësen për fëmijë në makinë nëse rripat janë të
lirë ose të pashtrënguar mirë.
• SISTEMI I SIGURIMIT TË FËMIJËVE PËR MAKINË DUHET TË INSTALOHET
DUKE IU PËRMBAJTUR RREPTËSISHT UDHËZIMEVE TË DHËNA. MOSZBATIMI I
UDHËZIMEVE/PARALAJMËRIMEVE MUND TË KOMPROMENTOJË SERIOZISHT
SIGURINË E FËMIJËS TUAJ.
• Ndenjësja e fëmijës duhet të montohet mbi bazament kur fëmija nuk është në të.
• Para se ta montoni, kontrolloni që produkti dhe të gjithë komponentët e tij të mos
jenë dëmtuar gjatë transportit. Nëse janë dëmtuar, mos e përdorni produktin dhe
mbajeni larg fëmijëve.
• Para se ta përdorni produktin, për sigurinë e fëmijës suaj, hiqni dhe eliminoni të
gjitha qeset plastike dhe elementet që i përkasin paketimit dhe, në çfarëdo rasti,
mbajini larg të sapolindurve dhe fëmijëve.
• Mos e përdorni produktin, përveç nëse janë shtrënguar dhe rregulluar të gjithë
komponentët e tij.
• Mos e përdorni produktin nëse ndonjë komponent është prishur ose mungon.
• Veprimet e montimit, çmontimit dhe rregullimeve mund të bëhen vetëm nga të
rriturit. Sigurohuni që personi që përdor produktin (kujdestare, gjyshër, etj.) të jenë në
dijeni për përdorimin e duhur të saj.
• Mos i futni gishtat brenda mekanizmave.
• Mos përdorni adaptorë të tjerë përveç atyre të dhënë bashkë me produktin ose, në
çfarëdo rasti, të paaprovuar nga prodhuesi.
• Rekomandohet që ta hiqni adaptorin kur fëmija është më shumë se 74 cm i gjatë.
• Kontrolloni nëse ka kërkesa të veçanta në lidhje me përdorimin e sistemeve të
sigurisë për fëmijët në ligjin në fuqi në shtetin ku jeni.
• Mos bëni asnjë modifikim ose shtesë në ndenjësen e fëmijës për makinë pa
aprovimin e Autoritetit të Aprovimit. Ndryshimet teknike të paautorizuara mund
të bëjnë që funksioni mbrojtës i ndenjëses së fëmijës për makinë të pakësohet ose
eliminohet komplet.
Homologimi do të jetë i pavlefshëm nëse bëni ndonjë modifikim në produkt.
• Mos i hiqni etiketat e ngjitura dhe të qepura. Heqja e këtyre etiketave mund të bëjë
që produkti të mos jetë në pajtim me ligjin.
• Asnjëherë mos e përdorni ndenjësen e fëmijës pa copë dhe sfungjerët e shpatullave.
Ato nuk mund të zëvendësohen me të tjera që nuk janë të aprovuara nga prodhuesi
pasi janë pjesë integrale e sistemit të qëndrimit të fëmijës dhe janë të domosdoshme
RRIPAT E SIGURISË
PËRDORIMI DHE INSTALIMI
171

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis