Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita SG150 Bedienungsanleitung Seite 319

Diamantfräsen
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für SG150:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 47
Mos i ekspozoni veglat elektrike në nxehtësi
ose ftohtësi ekstreme.
Në nxehtësi dhe / ose ftohtësi ekstreme, mund të
shkaktohen dëme mekanike dhe elektrike.
Pas përdorimit, veglat elektrike, mbajtëset e
veglës dhe pjesët e tjera lërini të ftohen në
afërsi të zonës së punës.
Pajisjet mund të nxehen shumë pas përdorimit,
ndaj mos prekni dhe mos kapni pjesët e tyre,
pasi ka rrezik lëndimi.
Tabela shtesë ose të ngjashme, pjesë jo të
posaçme MAKITA, nuk duhet të vidhosen
ose të gozhdohen në motor, doreza, fileto
dhe kasën mbrojtëse.
Në këtë mënyrë, vegla elektrike mund
të dëmtohet dhe të shkaktojë dëmtime
funksionaliteti.
Shmangni formimin e zhurmave të
panevojshme.
respektoni udhëzimet e sigurisë dhe punës
për aksesorin e përdorur.
Frenimi dhe udhëzimet përkatëse të sigurisë
Frenimi është reagimi i menjëhershëm si pasojë
e një vegle elektrike të ngecur ose të bllokuar që
rrotullohet, si disqet prej diamanti për prerje në
të thatë. Ngecja ose bllokimi çon në një ndalim
të menjëhershëm të veglës elektrike në rrotullim.
Kështu, një vegël elektrike e pakontrolluar do të
shpejtohet në drejtim të kundërt të rrotullimit të
veglës në vendin e bllokimit.
Nëse p.sh. një disk prej diamanti për prerje në
të thatë ngec ose bllokohet në material, skaji
i disqeve prej diamanti për prerje në të thatë
mund të zhytet në material, të ngecë dhe të
thyejë kështu diskun prej diamanti për prerje
në të thatë ose të shkaktojë një frenim. Disku
prej diamanti për prerje në të thatë lëviz drejt
përdoruesit ose larg jush, sipas drejtimit të
rrotullimit të diskut në vendin e bllokimit. Kështu,
disqet prej diamanti për prerje në të thatë mund
edhe të thyhen.
Frenimi është pasoja e një përdorimi difektoz të
veglës elektrike. Kjo mund të shmanget përmes
masave të sigurisë, siç përshkruhet më poshtë.
Gjatë ndezjes dhe gjatë punës së veglës
elektrike, mbajeni atë fort tek të dy dorezat
dhe vendoseni trupin dhe krahët në një
pozicion, ku të mund të përmbani forcat
e frenimit ose momentin e reagimit gjatë
lëvizjes së shpejtë. Vendoseni pajisjen
gjithmonë mirë mbi dy rrotat.
Përmes masave të përshtatshme të sigurisë,
përdoruesi mund t'i kontrollojë këto forca frenimi
dhe reaguese.
Shmangni bllokimin e disqeve prej diamanti
për prerje në të thatë, përmes presionit të
lartë shtypës ose avancimit të shpejtë. Mos
bëni prerje shumë të thella.
Mbingarkesa e disqeve prej diamanti për prerje
në të thatë rrit ngarkesën e tyre dhe prirjen për
të ngecur ose bllokuar, çka shkakton një frenim
ose thyerje të objektit të smeriluar.
Mos e afroni asnjëherë dorën tek vegla
ndihmëse që rrotullohet.
Gjatë frenimit. vegla ndihmëse mund të lëvizë në
dorën tuaj.
Shmangni me trupin tuaj zonën, në të cilin
vegla elektrike lëviz si pasojë e frenimit.
Frenimi e lëviz veglën elektrike në drejtim të
kundërt me lëvizjen e disqeve prej diamanti për
prerje në të thatë, në vendin e bllokimit.
Punoni me kujdes të veçantë në pjesën e
qosheve, skajeve të mprehta, etj. Shmangni
kthimin mbrapsht dhe bllokimin e veglës
elektrike nga materiali.
Vegla elektrike që rrotullohet ka tendencën
të ngecë në skaje, qoshet e mprehta ose kur
zmbrapset. Kjo shkakton humbjen e kontrollit
ose frenimin.
Mos përdorni zinxhirë ose disqe të
dhëmbëzuar sharre, si dhe disqe të
segmentuar prej diamanti për prerje në të
thatë me kanale të gjera më shumë se 10
mm.
Këto vegla ndihmëse shkaktojnë shpesh një
frenim ose humbjen e kontrollit të veglës
elektrike.
nëse disku prej diamanti për prerje në
të thatë ngec ose ndërpret punën, fikeni
pajisjen dhe mbajeni në qetësi, derisa
disqet të ndalojnë. Mos u përpiqni asnjëherë
të hiqni disqet në lëvizje nga prerja,
përndryshe mund të ndodhë një frenim.
Identifikoni dhe ndreqni shkakun e ngecjes.
Mos e ndizni veglën elektrike sërish, për sa
kohë ajo ndodhet në material. Lërini disqet
prej diamanti për prerje në të thatë të arrijë
fillimisht numrin e plotë të rrotullimeve, para
se të vazhdoni me kujdes prerjen.
Përndryshe disqet mund të ngecin, të kërcejnë
nga materiali ose të shkaktojnë frenimin.
Fiksoni pllakat ose materialet e mëdha, për
të shmangur rrezikun e një frenimi përmes
një disku diamanti të ngecur.
Materialet e mëdha mund të përkulen si pasojë
e vetë peshës së tyre. Materiali duhet të fiksohet
në të dy anët, si në afërsi të prerjes ashtu dhe
në skaje.
| 319 |

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Sg180

Inhaltsverzeichnis