gatuar ushqim dhe për përdorim të brendshëm
familjar. Nuk duhet të përdoret për asnjë qëllim tjetër
apo në ndonjë përdorim tjetër, si për shembull për
përdorim jo-familjar ose në një ambient tregtar apo për
ngrohje të dhomës.
• Mos i përdorni dorezat e derës së furrës për ta
ngritur ose lëvizur pajisjen.
• Duhet të merren të gjitha masat e mundshme për
të garantuar sigurinë tuaj. Meqenëse xhami mund
të thyhet, duhet të bëhet kujdes kur pastroni për të
shmangur gërvishtjet. Mos e goditni ose përplasni
xhamin me aksesorë.
• Sigurohuni që kablloja e energjisë të mos ngecet
ose dëmtohet gjatë instalimit. Nëse kabllo e
furnizimit të rrymës dëmtohet, ajo duhet të
zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i mirëmbajtjes
apo nga personat me kualifikim të ngjashëm me
qëllim të shmangies së rrezikimit.
• Mos i lini fëmijët të ngjiten në derë apo të ulen në të
kur dera e furrës është e hapur.
• Ju lutemi mbani fëmijët dhe kafshët larg kësaj
pajisjeje.
1.2 Paralajmërimet gjatë instalimit
• Mos përdorni pajisjen para se ajo të instalohet
plotësisht.
• Pajisja duhet të instalohet nga një teknik i autorizuar.
Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për asnjë dëmtim
që mund të shkaktohet nga vendosja dhe instalimi i
gabuar nga njerëz të paautorizuar.
• Kur shpaketoni pajisjen, sigurohuni që të mos jetë
dëmtuar gjatë transportit. Në rast të ndonjë defekti,
mos e përdorni pajisjen dhe kontaktoni menjëherë
me një agjent të kualifikuar për mirëmbajtje.
SQ - 5