Herunterladen Diese Seite drucken

Sharp K-70P19INH-EU Bedienungsanleitung Seite 20

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 47
5. PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
5.1 Pastrimi
PARALAJMËRIM: Fikeni pajisjen dhe
lëreni të ftohet para se te fillojë
pastrimi.
Udhëzime të përgjithshme
Kontrolloni nëse materialet e
pastrimit janë të përshtatshme dhe
rekomandohen nga prodhuesi para se t'i
përdorni në pajisje.
Përdorni pastrues kremi ose pastrues
të lëngshëm që nuk përmbajnë grimca.
Mos përdorni kremra kaustikë (gërryes),
pluhur pastrimi gërryes, lesh teli të
ashpër ose mjete të forta pasi ato mund
t'i dëmtojnë sipërfaqet e sobës.
Mos përdorni pastrues që përmbajnë
grimca pasi ato mund të gërvishtin
xhamin, pjesët e emaluara ose të lyera
të pajisjes.
Nëse derdhen lëngje, pastroni ata
menjëherë për të shmangur dëmtimin e
pjesëve.
Mos përdorni pastrues me avull për të
pastruar ndonjë pjesë të pajisjes.
Pastrimi i brendësisë së furrës.
Pjesa e brendshme e furrave të
emaluara më së miri pastrohen
përderisa furra është e ngrohtë.
Pas çdo përdorimi fshini furrën me një
leckë të butë të zhytur në ujë me sapun.
Pastaj, pastroni furrën sërish me një
leckë të lagur dhe thajeni atë.
Ndoshta do të duhet të përdoret një
material pastrimi i lëngshëm ndonjëherë
për të pastruar plotësisht furrën.
Pastrimi i pjesëve të qelqta
Pastroni rregullisht pjesët e qelqta të
pajisjes suaj.
Përdorni një pastrues për qelq kur
pastroni pjesën e brendshme dhe të
jashtme të pjesëve të qelqta. Pastaj,
shpërlani dhe thani ata plotësisht me një
leckë të thatë.
Pastrimi i pjesëve të çelikut të
paoksidueshëm (nëse ka)
Pastroni rregullisht pjesët prej çeliku të
paoksidueshëm të pajisjes suaj.
Fshijini pjesët prej inoksi me leckë të
butë të njomur me ujë. Pastaj thani ata
plotësisht me leckë të thatë.
Mos i lani pjesët prej inoksi (çeliku të
paoksidueshëm) kur janë akoma të
nxehta nga gatimi.
Mos lini uthull, kafe, qumësht, kripë,
ujë, limon ose lëng domatesh mbi
çelikun e paoksidueshëm për kohë të
gjatë.
Pastrimi i Sipërfaqeve të Njollosura
(nëse ka)
Njollat nga domatet, pureja e domateve,
keçapi, limoni, derivatet e vajit,
qumështi, ushqimet e ëmbla, pijet e
ëmbla dhe kafeja duhet të pastrohen
me një leckë të lagur me ujë të
ngrohtë menjëherë. Nëse këto njolla
nuk pastrohen dhe lihen të thahen në
sipërfaqet ku ata gjenden, ata NUK
duhet të kruhen me objekte të forta
(objekte të mprehta, çelik ose tela
plastik për kruarje, sfungjer që dëmton
sipërfaqen) ose agjentë pastrues që
përmbajnë nivele të larta të alkoolit,
largues të njollave, largues të grasos,
kimikate abrazive në sipërfaqe.
Ndryshe, mund të shfaqet korrozioni
te sipërfaqet e njollosura me pluhur
(detergjent), dhe mund të shfaqen njolla.
Prodhuesi nuk do të jetë përgjegjës
për asnjë dëmtim të shkaktuar nga
përdorimi i produkteve ose metodave të
papërshtatshme të pastrimit.
Çmontimi i qelqit të brendshëm
Patjetër të largoni qelqin e derës së furrës
para pastrimit, ashtu siç tregohet më
poshtë.
1. Tërhiqni qelqin në drejtim të B dhe liron
nga krahvara e lokacionit (x). Tërhiqni
qelqin nga jashtë në drejtim të A.
SQ - 19

Werbung

loading

Diese Anleitung auch für:

K-70p19bnh-eu