• Sexholinoja duhet të jetë montuar si duhet dhe mbrojtësja nga
goditjet të jetë e lidhur.
• Të gjithë treguesit në ekran të jenë ndezur në ngjyrë JESHILE.
MENAXHIMI I BATERISË
(3)
(3)
Në varësi të jetëgjatësisë së baterisë dhe mënyrës së përdorimit,
mund të jetë e nevojshme që bateritë të ndërrohen. Nëse bateritë
janë bosh, airbag dhe treguesit dhe sinjalet paralajmëruese nuk
janë aktive.
Një sinjal paralajmërues tregon se bateritë duhen të ndërrohen.
Për t'i ndërruar bateritë, duhet të hapni vendin e baterive (3) me një
mjet të përshtatshëm. Pasi t'i keni ndërruar bateritë, kjo hapësirë
duhet të mbyllet përsëri.
Treguesi i baterisë në ekran ndizet në ngjyrë JESHILE. Nëse ekrani
nuk ndizet edhe pasi keni ndërruar bateritë, ju lutem kontaktoni
shitësin ose prodhuesin.
Përdorni vetëm bateri të rekomanduara të tipit CR17450 (3V DC).
• Mos e shkëmbeni terminalin pozitiv me atë negativ kur i vendosni.
• Përdorni vetëm bateri të njëjta dhe të reja që nuk janë dëmtuar.
• Hiqini gjithnjë bateritë e zbrazura.
• Mbajini të gjitha bateritë larg nga fëmijët.
• Mos i karikoni bateritë.
• Mos lejoni që bateritë të pësojnë goditje të forta.
SQ
608