3. Vendoseni fëmijën në sexholino.
4. Vendoseni përsëri mbrojtësen nga goditjet (15) dhe futeni gju-
hëzën e rripit (18) të mbrojtëses nga goditjet te tokëza përkatëse
e rripit (17) të sediljes së makinës. Sigurohuni që tokëza të kyçet
me një zhurmë "KLIK". Rripat nuk duhet të përdridhen. Treguesi i
mbrojtëses nga goditjet (20) bëhet JESHIL.
5. Tërhiqeni mbrojtësen nga goditjet (15) për të kontrolluar nëse
tokëza e rripit (17) është kyçur si duhet.
6. Shtypni butonin e rregullimit (16) dhe shtyjeni mbrojtësen nga
goditjet (15) drejt fëmijës. Mbrojtësja nga goditjet (15) duhet të
puthitet mirë pas trupit dhe legenit të fëmijës.
PARALAJMËRIM Çdo herë që sigurohet fëmija, kontrolloni që
2
mbrojtësja nga goditjet të puthitet si duhet dhe shtrëngoni rripat.
7. Para se të niseni, kontrolloni që të gjithë treguesit në ekran (5) të
jenë ngjyrë JESHILE duke shtypur butonin e kontrollit (19).
INFORMACION DHE UDHËZIME PËR AIRBAG
Airbag i sexholinos ndodhet brenda mbrojtëses nga goditjet dhe ai
ofron më tepër siguri në rast aksidenti. Duhet të plotësohen kushtet
e mëposhtme që airbag i sexholinos të aktivizohet:
• Bateria duhet të jetë e karikuar mjaftueshëm.
SQ
607