Në shtetet jashtë Bashkimit Evropian: Artikujt e pajisjeve me
këtë simbol nuk duhen hedhur në kazanët e zakonshëm nëse në
juridiksionin ose rajonin ku ndodhesh ka fabrika të përshtatshme
grumbullimi dhe riciklimi; përkundrazi ato duhet të dërgohen në
pikat e grumbullimit që të riciklohen.
Bateria
Për t'iu përmbajtur rregullave të fluturimit, bateria e produktit tuaj
nuk është e karikuar plotësisht. Karikojeni atë para se ta përdorni
për herë të parë.
- Mos u përpiqni të hapni baterinë (për shkak të rrezikut të tymit
toksik dhe djegies).
- Për pajisjet me bateri që nuk mund të hiqen, mos u mundoni ta
nxirrni ose ndërroni baterinë.
- Mos e shponi, çmontoni ose shkaktoni qark të shkurtër në bateri.
- Për pajisjet me një trup të vetëm, mos u mundoni ta hapni ose
shponi kapakun e pasmë.
- Mos e digjni apo hidhni baterinë ose pajisjen e përdorur në koshat
e plehrave të shtëpisë ose mos e ruaj atë në temperatura mbi
60°C (140°F), pasi kjo mund të shkaktojë shpërthim ose rrjedhje
të lëngut ose gazit të djegshëm. Po kështu, vendosja e baterisë
në temperaturë tepër të ulët mund të shkaktojë shpërthim ose
rrjedhje të lëngut ose gazit të djegshëm. Përdoreni baterinë
vetëm për qëllimin për të cilin është bërë dhe rekomanduar. Mos i
përdorni asnjëherë bateritë e dëmtuara.
KUJDES: RREZIK SHPËRTHIMI NËSE BATERIA NDËRROHET
ME NJË BATERI TJETËR TË NJË LLOJI TË GABUAR. HIDHINI
BATERITË E PËRDORURA SIPAS UDHËZIMEVE.
Karikuesi
(Ju lutemi përdorni karikuesin e dhënë)
Karikuesit kryesorë funksionojnë në një temperaturë rreth: 0°C
(32°F) deri në 40°C (104°F).
Karikuesit e projektuar për pajisjen tuaj plotësojnë standardin për
përdorimin e pajisjeve të teknologjisë së informacionit dhe pajisjeve
të zyrës. Gjithashtu janë të pajtueshëm me direktivën për ndërtimin
ekologjik 2009/125/EC. Për shkak të specifikimeve të ndryshme
elektrike, një karikues që keni blerë në një vend mund të mos punojë
në një vend tjetër. Ata duhet të përdoren vetëm për të karikuar.
Modeli: XT-252A-5055/XT-536B-5055A/XT-252E-5055
Tensioni i hyrjes: 100~240 V
Frekuenca e hyrjes AC: 50/60 Hz
Tensioni i daljes: 5.0 V
Rryma e daljes: 0.55A
AL
9