Herunterladen Diese Seite drucken

TCL onetouch 4043D Schnellstartanleitung Seite 11

Werbung

Shqip
Siguria dhe përdorimi
Ju lutem lexoni këtë kapitull me kujdes para se ta përdorni
pajisjen. Prodhuesi nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për
dëmin, që mund të rezultojë si pasojë e përdorimit të
papërshtatshëm ose përdorimit në kundërshtim me udhëzimet
e përfshira këtu.
• Mos e përdorni pajisjen kur automjeti nuk është parkuar në
mënyrë të sigurt. Në shumë vend e është e ndaluar të përdorni
një pajisje dore ndërsa drejtoni automjetin.
• Zbatoni kufizimet lidhur me përdorimin në vende të caktuara
(spitale, avionë, pika karburanti, shkolla, etj.).
• Fikeni pajisjen para se të hipni në avion.
• Fikeni pajisjen kur jeni në institucione të kujdesit shëndetësor,
përveçse në vendet e caktuara.
• Fikeni pajisjen kur keni pranë gaz ose lëngje të djegshme.
Zbatoni me përpikëri të gjitha tabelat dhe udhëzimet në depot
e karburantit, në pikat e karburanteve, në fabrikat e lëndëve
kimike ose në çfarëdo ambienti tjetër që mund të shpërthejë kur
e përdorni pajisjen.
• Fikeni celularin ose pajisjen me valë kur jeni në një zonë
shpërthimi ose në zona në të cilat janë vendosur tabela, në të cilat
kërkohet që "radiot dy-drejtimëshe" ose "pajisjet elektronike" të
fiken për të shmangur interferencat me operacionet e shpërthimit.
Ju lutemi konsultohuni me mjekun dhe prodhuesin e pajisjes për
të përcaktuar nëse përdorimi i pajisjes mund të interferojë me
përdorimin e pajisjes suaj mjekësore. Kur pajisja është e ndezur,
ajo duhet të mbahet të paktën 15 cm çdo pajisjeje mjekësore, të
tillë si stimuluesi kardiak, aparati i dëgjimit, pompa e insulinës, etj.
• Mos i lini fëmijët ta përdorin pajisjen dhe/ose të luajnë me pajisjen
dhe aksesorët pa mbikëqyrje.
• Për të reduktuar ekspozimin ndaj valëve radio, rekomandohet që:
- Ta përdorni pajisjen kur sinjali është i mirë, siç tregohet në ekran
(katër ose pesë vija);
- Të përdorni një kit për përdorim pa duar;
- Ta përdorni pajisjen në mënyrë të përgjegjshme, sidomos
për fëmijët dhe adoleshentët, për shembull duke shmangur
telefonatat natën dhe duke e pakësuar shpeshtësinë dhe
kohëzgjatjen e telefonatave;
- Mbajeni pajisjen larg nga barku i grave shtatzëna ose nga pjesa e
poshtme e barkut të adoleshentëve.
AL
7

Werbung

loading

Diese Anleitung auch für:

Onetouch 4043