Herunterladen Diese Seite drucken

TCL onetouch 4043D Schnellstartanleitung Seite 12

Werbung

• Mos lejoni që pajisja të ekspozohet ndaj motit të pafavorshëm
ose kushteve mjedisore (njomësi, lagështi, shi, infiltrim lëngjesh,
pluhur, ajri i detit, etj). Kufiri i temperaturës së funksionimit
i rekomanduar nga prodhuesi është nga 0°C (32°F) në 40°C
(104°F). Mbi 40°C (104°F), leximi i ekranit të pajisjes mund të
jetë i dobët, megjithëse kjo është e përkohshme dhe jo serioze.
• Përdorni vetëm bateri, karikues baterish dhe aksesorë që janë të
pajtueshëm me modelin e pajisjes suaj.
• Mos e përdorni pajisjen nëse është dëmtuar, si për shembull nëse
ka ekranin të thyer ose kapakun e pasmë të shtypur keq, pasi kjo
mund të shkaktojë lëndime ose dëmtime.
• Mos e mbani pajisjen të lidhur me karikuesin për kohë të gjatë
ndërkohë që bateria është e karikuar plotësisht pasi kjo mund të
shkaktojë tejnxehje dhe të shkurtojë jetën e baterisë.
• Mos flini me pajisjen në trup ose në krevat. Mos e vendosni
pajisjen poshtë batanijes, jastëkut ose trupit, sidomos kur është
e lidhur me karikuesin pasi kjo mund të bëjë që pajisja të nxehet
tepër.
MBROJTJA E DËGJIMIT
Për të parandaluar dëmtimin e mundshëm të dëgjimit,
mos dëgjoni në nivele të larta volumi për periudha të
gjata. Ushtroni kujdes kur mbani pajisjen afër veshit
tuaj ndërkohë që altoparlanti është në përdorim.
Licencat
Bluetooth SIG, Inc. ka licencuar dhe certifikuar TCL
T313D Bluetooth Declaration ID D065426
Hedhja e mbetjeve dhe riciklimi
Pajisja, aksesorët dhe bateria duhet të hidhen në përputhje me
rregullat vendëse në fuqi për mjedisin.
Ky simbol në pajisje, në bateri dhe në aksesorë do të thotë se këto
produkte duhen të çohen te:
- Qendrat për hedhjen e mbetjeve komunale me kosha të
caktuar.
- Koshat e grumbullimit në pikat e shitjes.
Ato më pas duhet të riciklohen për të mos lejuar që
substancat e dëmshme të hidhen në mjedis.
Në shtetet e Bashkimit Evropian: Këto pika grumbullimi janë falas.
Të gjitha produktet me këtë shenjë duhen dërguar në këto pika
grumbullimi.
AL
8

Werbung

loading

Diese Anleitung auch für:

Onetouch 4043