Herunterladen Diese Seite drucken

Bosch Air Room Control ARC C-2 Kurzanleitung Seite 21

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für Air Room Control ARC C-2:

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 7
1
[sq] Këshilla të përgjithshme sigurie
H Udhëzime për grupin e synuar
Ky manual instalimi u drejtohet specialistëve të kondicionimit,
ngrohjes dhe elektroteknikë. Duhet të respektohen udhëzimet
në të gjitha manualet. Në rast mosrespektimi mund të
rezultojnë dëme materiale dhe lëndime në persona deri në
rrezikim për jetën.
▶ Lexoni manualin e instalimit (njësia e jashtme, njësia e
brendshme, njësia e kontrollit, njësia e ventilimit ERV etj.)
përpara instalimit.
▶ Respektoni këshillat e mëposhtme të sigurisë dhe të
mirëmbajtjes.
▶ Respektoni rregulloret, rregullat teknike dhe direktivat
kombëtare dhe rajonale.
H Përdorimi në përputhje me qëllimin e duhur
▶ Përdoreni produktin përjashtimisht për kontrollin e njësive
për sistemet e kondicionerëve Air Flux VRF (Variable
Refrigerant Flow).
Çdo përdorim tjetër konsiderohet në kundërshtim me
përdorimin e parashikuar. Dëmet që rezultojnë nga një gjë e
tillë janë të përjashtuara nga garancia.
H Punimet elektrike
Punimet elektrike duhet të kryhen vetëm nga specialistë të
instalimeve elektrike.
▶ Para punimeve elektrike:
– Shkëputeni tensionin nga tensioni i rrjetit
(shumëpolësh) dhe sigurojeni atë nga riaktivizimi.
– Sigurohuni për mungesën e energjisë elektrike.
▶ Në asnjë rrethanë mos e lidhni produktin me linjën
elektrike.
▶ Kini gjithashtu parasysh skemat e lidhjes së komponentëve
të tjerë të sistemit.
Air Room Control – 6721853307 (2023/10)
[sq] Këshilla të përgjithshme sigurie
21

Werbung

loading

Diese Anleitung auch für:

Air room control arc h-2