SQ
Manuali i kujdesit
Ju keni vendosur për një produkt me sipërfaqe me
cilësi të lartë. Ju lutemi të respektoni udhëzimet e
mëposhtme të kujdesit.
Prodhuesi nuk mban asnjë përgjegjësi për dëmtime
të produktit, të cilat krijohen si pasojë e kujdesit dhe
trajtimit jo të duhur.
Udhëzimet e kujdesit për
qeramikën e pajisjeve sanitareve
• Kini kujdes që ulësja e qeramikës sanitare ose
kapaku i pisuarit të jetë i hapur ose i çmontuar
gjatë kohës së veprimit të produkteve të pastrimit.
• Përdorni detergjent të lëngshëm, të butë dhe ujë.
• Përdorni produkte pastrimi që përmbajnë klor,
abrazive ose gërryese në zonat që kanë zënë
shtresa të forta.
• Mos përdorni objekte të mprehta ose me majë
për pastrim.
Udhëzimet e kujdesit për ndotjet e
forta dhe depozitimin e çmërsit
• Largoni ndotjet e forta me një produkt pastrimi të
përshtatshëm për qeramikën e pajisjeve
sanitareve. Për këtë qëllim shihni specifikimet e
prodhuesit të produktit të pastrimit.
• Largoni shtresat e çmërsit me një pastrues acetik
të butë.
Veprimi me ulësen e WC-së
• Nëse ulësja e WC-së është e pajisur me ulje
automatike, mos e ulni atë poshtë me dorë. Kjo
dëmton amortizatorët.
• Mos e hapni ulësen e WC-së më shumë se këndi
maksimal i hapjes.
• Mos qëndroni në këmbë mbi kapakun e WC-së.
• Mos e përdorni kapakun e WC-së si sipërfaqe, ku
mund të vendosni sende.
Udhëzimet e kujdesit për ulësen e
WC-së, të bidesë dhe kapakun e
pisuarit
• Kini kujdes që ulësja e qeramikës sanitare ose
kapaku i pisuarit të jetë i hapur ose i çmontuar
gjatë kohës së veprimit të produkteve të pastrimit.
• Përdorni detergjent të lëngshëm, të butë dhe ujë.
• Përdorni një pecetë të butë pa push.
• Mos përdorni objekte të mprehta ose me majë
për pastrim.
26
• Mos përdorni produkte pastrimi që përmbajnë
klor, acid, agjentë gërryes.
• Mos përdorni produkte pastrimi me efekt abraziv
ose gërryes.
• Largoni menjëherë substancat që përmbajnë
tretës.
Pastrimi i sipërfaqeve
1
Pastroni sipërfaqet. Respektoni udhëzimet
përkatëse të kujdesit.
2
Thani sipërfaqet me një pecetë të butë dhe
pa push.
36028801504258699 © 08-2023
968.732.00.0(02)