Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Gardena TCS 720/20 Betriebsanleitung Seite 106

Teleskop-hochentaster
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für TCS 720/20:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 1
3) Siguria e personave
a) Jeni të vëmendshëm, kushtoni vëmendje asaj se çfarë bëni dhe
veproni me kujdes gjatë punës me një vegël elektrike. Mos përdorni
një vegël elektrike nëse jeni i lodhur ose nën ndikimin e drogës,
alkoolit ose të medikamenteve.
Një moment pakujdesie gjatë përdorimit të një vegle elektrike mund të
shkaktojë dëmtime të rënda.
b) Mbani pajimet mbrojtëse personale dhe gjithmonë syze mbrojtëse.
Mbajtja e pajimeve mbrojtëse personale si maska e pluhurit, këpucët
e sigurisë kundër rrëshqitjes, kaskë mbrojtëse ose mbrojtëse dëgjimi, në
varësi të llojit dhe përdorimit të veglës elektrike, ul rrezikun e dëmtimeve.
c) Mënjanoni vendosjen në punë pa dashje. Sigurohuni që vegla elektrike
të jetë e fikur para se ta lidhni në rrjetin e furnizimit me energji elek-
trike dhe / ose me baterinë, para se ta merrni ose ta mbani.
Nëse gjatë mbajtjes së veglës elektrike e keni gishtin mbi çelës ose e lidhni
pajisjen të ndezur me rrjetin e furnizimit me energji elektrike, një gjë e tillë mund
të shkaktojë aksidente.
d) Hiqni veglat konfiguruese ose çelësat për shtrëngimin e vidave para
se të ndizni veglën elektrike. Një vegël ose çelës, i cili gjendet në një pjesë
të lëvizshme të pajisjes, mund të shkaktojë plagosje.
e) Mënjanoni qëndrimet jo normale të trupit. Kujdesuni për një qëndrim
të sigurt dhe mbani gjatë gjithë kohës ekuilibrin. Në këtë mënyrë mund
ta kontrolloni më mirë veglën elektrike në situata të papritura.
f) Mbani rroba të përshtatshme. Mos mbani rroba të gjera ose bizhuteri.
Mbani flokët, rrobat dhe dorezat larg nga pjesët që lëvizin.
Rrobat e gjera, bizhuteritë ose flokët e gjata mund të kapen nga pjesë të
lëvizshme.
g) Nëse mund të montohen mekanizmat e thithjes dhe të grumbullimit të
pluhurave, ato duhet të montohen dhe përdoren siç duhet.
Përdorni i një thithëse pluhuri mund të ulë rreziqet për shkak të tymrave.
h) Mos u zhytni në siguri të gabuar dhe mos i shpërfillni rregullat e sigu-
risë së veglës elektrike, edhe nëse jeni familjarizuar me veglën elek-
trike pas disa përdorimesh.
Përdorimi i shkujdesur mund të çojë në dëmtime brenda një fraksioni sekondi.
4) Përdorimi dhe trajtimi i veglës elektrike
a) Mos e mbingarkoni pajisjen. Përdorni për punën tuaj veglën elektrike
të përcaktuar për atë gjë. Me veglën e duhur elektrike punoni më mirë
dhe më i sigurt në zonën e dhënë të preformancës.
b) Mos përdorni një vegël elektrike, çelësi i së cilës është me defekt.
Një vegël elektrike, e cila nuk mund të ndizet ose fiket më është e rrezikshme
dhe duhet të riparohet.
c) Hiqeni spinën nga priza dhe / ose hiqni baterinë para se të bëni konfi-
gurime në pajisje, të ndryshoni aksesorë ose ta lini diku pajisjen.
Kjo masë parandaluese pengon ndezjen e padëshiruar të veglës elektrike.
d) Ruani veglat elektrike të papërdorura në një vend që nuk mund të
kapen nga fëmijët. Mos i lejoni të përdorin pajisjen personat që nuk
janë të familjarizuar me të ose nuk kanë lexuar këto udhëzime.
Veglat elektrike janë të rrezikshme nëse përdoren nga persona jo me përvojë.
e) Pastrojini me kujdes veglat elektrike. Kontrolloni nëse pjesët
e lëvizshme funksionojnë siç duhet dhe nuk ngecin, nëse janë thyer
ose dëmtuar pjesë në mënyrë që të ndikojnë në funksionimin e veglës
elektrike. Riparoni pjesët e dëmtuara para përdorimit të pajisjes.
Shumë aksidente e kanë shkakun e tyre tek veglat elektrike të mirëmbajtura keq.
f) Mbajini veglat prerëse të mprehta dhe të pastra.
Veglat prerëse të pastruara me kujdes me tehe prerës të mprehta nuk ngecin
shpesh dhe mund të mbahen më lehtë.
g) Përdorini veglat elektrike, aksesorët, veglat e punës etj. në përputhje
me këto udhëzime. Kushtoni vëmendje gjatë përdorimit kushteve
të punës dhe aktivitetit që duhet kryer.
Përdorimi i veglave elektrike për qëllime të tjera të ndryshme nga ato që janë
parashikuar mund të shkaktojë situata të rrezikshme.
h) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet e dorezave të thata, të pasta dhe pa vaj
ose graso. Doreza dhe sipërfaqe të dorezave që rrëshqasin nuk lejojnë ope­
rim dhe kontroll të sigurt të veglës elektrike në situata të paparashikueshme.
5) Servisi
Riparoni veglën tuaj elektrike vetëm me personel të kualifikuar dhe
specializuar dhe vetëm me pjesë këmbimi origjinale. Në këtë mënyrë
garantohet që siguria e veglës elektrike vazhdon të ruhet.
Udhëzime sigurie për sharrën e degëve
a) Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg nga zinxhiri. Mos u përpiqni ta lar-
goni materialin e prerë kur zinxhiri është ende në lëvizje ose ta fiksoni
materialin që pritet.
Zinxhiri lëviz më tej pas fikjes së çelësit. Një moment pakujdesie gjatë përdori­
mit të sharrës së degëve mund të shkaktojë plagosje të rënda.
b) Mbajeni sharrën e degëve në dorezë kur zinxhiri është ndalur dhe pa
i pasur gishtat afër çelësit të rrymës.
Mbajtja e duhur e sharrës së degëve ul rrezikun e operimit të paqëllimshëm
dhe të një plagosje të shkaktuar nga zinxhiri.
c) Kur transportohet ose ruhet sharra e degëve, vendosini gjithmonë
mbulesën mbi zinxhir.
Trajtimi i duhur i sharrës së degëve ul rrezikun e plagosjes nga zinxhir.
d) Sigurohuni që të gjithë çelësat të jenë të fikur dhe që spinat të jenë të
hequra, para se ta largoni materialin që pritet ose të mirëmbani maki-
nerinë. Një operim i papritur i sharrës së degëve gjatë largimit të materialit të
ngecur mund të çojë në lëndime të rënda.
106
8868-20.960.05.indd 106
8868-20.960.05.indd 106
e) Mbajeni sharrën e degëve vetëm në sipërfaqet e izoluara të dore-
zave, pasi zinxhiri mund të bjerë në kontakt me përçuesit e fshehur
të rrymës ose me kabllon e vet të ushqimit.
Kontakti i zinxhirit me një kabllo me tension mund t'i vendosë në tension edhe
pjesët metalike të pajisjes dhe të shkaktojë një goditje elektrike.
f) Mbani larg të gjitha kabllot larg zonës së prerjes.
Kabllot mund të jenë të fshehura në ligustra ose pemë dhe të priten pa dashje
nga zinxhiri.
g) Mos e përdorni sharrën e degëve kur ka mot të keq, veçanërisht kur
ka rrezik rrufeje.
Kjo ul rrezikun e goditjes nga rrufeja.
Udhëzime sigurie për sharrën e degëve me akses të zgjatur
a) Uleni rrezikun e ndërprerjes së rrymës duke mos e përdorur kurrë
sharrën e degëve me akses të zgjatur në afërsi të linjave elektrike.
Prekja ose përdorimi në afërsi të linjave elektrike mund të çoj në lëndime të
rënda ose goditje elektrike vdekjeprurëse.
b) Operojeni sharrën e degëve me akses të zgjatur gjithmonë me të dyja
duart. Mbajeni sharrën e degëve me akses të zgjatur me të dyja duart për të
evituar humbjen e kontrollit.
c) Kur bëni punë në lartësi me sharrën e degëve me akses të zgjatur
mbani mbrojtëse koke.
Pjesë të prera që bien mund të çojnë në lëndime të rënda.
Kontrollojini ligustrat dhe pemët për objekte të fshehura (p.sh. tela gardhi dhe
kabllo të fshehura).
Rekomandohet përdorimi i një automati diferencial me një rrymë stakimi 30 mA
ose më pak.
Mbajeni sharrën e degëve me të dyja duart në të dyja dorezat.
Sharra e degëve është projektuar për punime ku përdoruesi qëndron mbi tokë
dhe jo në një shkallë apo sipërfaqe tjetër të paqëndrueshme.
Para përdorimit të sharrës së degëve sigurohuni që pajisjet e bllokimit të pjesëve
të lëvizshme (p.sh. të bishtit të zgjatur dhe të elementit të rrotullimit), gjenden në
pozicionin e bllokimit.
Këshilla sigurie shtesë
RREZIK! Pjesët e vogla mund të gëlltitet me lehtësi. Për shkak të qeseve plastike
ekziston rreziku i mbytjes për fëmijë të vegjël. Mbajini larg fëmijët e vegjël gjatë
montimit.
Siguria në vendin e punës
Përdoreni pajisjen vetëm në mënyrën e përcaktuar të përdorimit.
Operuesi ose përdoruesi është përgjegjës për aksidente që mund ti shkaktohen
personave të tjera dhe për rrezikun ndaj të cilit ekspozoheni ju ose prona juaj.
Kushtoni sidomos vëmendje gjatë përdorimit dhe transportit rrezikimin e palëve
të treta për shkak
të rrezes së zmadhuar të punës nëse është hapur mekanizmi teleskop.
Rrezik pengimi. Kushtoni vëmendje kabullit gjatë punës.
Kushtoni sidomos vëmendje faktit që në dimër terreni mund të jetë
i rrëshqitshëm.
Rrezik! Gjatë mbajtjes së mbrojtëses së dëgjimit dhe për shkak të zhurmës
së pajisjes mund të ekzistojë mundësia që nuk mund të vihet re nëse afrohen
persona.
Mos e përdorni pajisjen nëse ekziston rrezik stuhie.
Mos e përdorni në afërsi të ujërave.
Informacione në lidhje me sigurinë gjatë përdorimit të pjesëve elektrike
Këshillohet përdorimi i një salvavite me aktivizim në jo më shumë se 30 mA.
Salvavita duhet kontrolluar gjatë çdo përdorimi.
Para përdorimit duhet kontrolluar kabulli për dëmtime. Në rast shenjash të një
dëmtimi ose vjetrimi duhet që ai të ndërrohet.
Nëse është i domosdoshëm një ndërrim i kabullit të ushqimit, atëherë për
të mënjanuar rreziqe të sigurisë duhet që një gjë e tillë të kryhet nga prodhuesi
ose përfaqësuesi i tij.
Mos e përdorni pajisjen nëse kabllot elektrik janë të dëmtuar ose të konsumuar.
Ndërprisni menjëherë lidhjen me furnizimin me energji elektrike nëse dalloni prerje
në kabull ose nëse izolimi është i dëmtuar. Mos e prekni kabullin deri sa të jetë
ndërprerë furnizimi me energji elektrike.
Kabulli juaj zgjatues nuk lejohet të jetë i grumbulluar gjatë punës. Kabllot e grum-
bulluar mund të mbinxehen dhe mund të reduktojnë performancën e pajisjes tuaj.
Ndërprisni gjithmonë më parë furnizimin me energji para se të hiqni një spinë,
bashkues kabulli ose kabull zgjatues.
Fikeni pajisjen, hiqeni spinën nga priza dhe kontrolloni kabullin e furnizimit me
energji elektrike për dëmtime ose shenja vjetrimi para se të grumbullohet kabulli
për magazinim. Një kabull i dëmtuar nuk lejohet të riparohet; ai duhet
zëvendësuar me një kabull të ri.
Grumbullojeni kabullin gjithmonë me kujdes dhe mënjanoni përthyerjen.
Lidheni vetëm në rrjetin e tensionit alternative të deklaruar në tabelën e tipit.
Në asnjë mënyrë nuk lejohet lidhja e një linjë tokëzimi në asnjë vend të pajisjes.
Nëse gjatë futjes së spinës pajisja starton në mënyrë të papritur, hiqeni me
njëherë nga priza dhe kontrollojeni tek servisi GARDENA.
RREZIK! Gjatë punës, ky produkt gjeneron një fushë elektromagnetike. Në kushte
të caktuara, kjo fushë mund të ndikojë mbi mënyrën e funksionimit të implantate-
ve mjekësore aktive ose pasive. Për të përjashtuar rrezikun e situatave që mund
të shkaktojnë plagosje të rënda ose vdekjeprurëse, personat me një implantat
28.07.23 11:52
28.07.23 11:52

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

8868

Inhaltsverzeichnis