Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Ftohja; Ruajtja E Ushqimeve; Shkrirja E Pajisjes - Beko TSE1284N Bedienungsanleitung

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für TSE1284N:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Nxirrni aksesorët (si raftin, sirtarët, etj.)
nga pajisja dhe përdorni një konteiner
të përshtatshëm për të grumbulluar
ujin e shkrirjes.
Përdorni një sfungjer ose leckë të butë
për të hequr ujin e shkrirjes nëse është
e nevojshme në ndarjen e ngrirësit.
dhe ndarjen e ushqimeve të
ngrira
Mbajeni derën të hapur gjatë shkrirjes.
Për shkrirje më të shpejtë, vendosni
enë me ujë të ngrohtë brenda pajisjes.
Asnjëherë mos përdorni pajisje
elektrike, spërkatës për shkrirje ose
objekte me majë ose të mprehta si për
shembull thika ose pirunë për të hequr
akullin.
Pasi të mbarojë shkrirja, pastrojeni
brenda.
Lidheni përsëri pajisjen me energjinë.
Vendosini ushqimet e ngrira në sirtarë
dhe futini sirtarët në ngrirës.

Ftohja

Ruajtja e ushqimeve

Ndarja e frigoriferit është për ruajtjen
afat-shkurtër të ushqimeve dhe pijeve
të freskëta.
Mbajini produktet e qumështit në
ndarjen e posaçme në frigorifer.
Shishet mund të mbahen në
mbajtësen e shisheve ose në raftin e
shisheve të derës.
Mishi i pagatuar mbahet më së miri në
një qese polietilieni në ndarjen në fund
të frigoriferit.
Lërini ushqimet dhe pijet e nxehta të
ftohen në temperaturë ambienti para
se të vendosen në frigorifer.
• Kujdes
Ruani alkoolin e përqendruar në
një enë vetëm në këmbë dhe të
shtrënguar fort.
• Kujdes
Mos mbani substanca ose enë
shpërthyese me gazra të djegshme
(krem në kanaçe, kanaçe me
spërkatës, etj.) në pajisje.
Ka rrezik shpërthimi.

Shkrirja e pajisjes

Ndarja e frigoriferit shkrihet
automatikisht. Uji i shkrirjes derdhet
nëpër kanalin e kullimit në një enë
kullimi në pjesën e pasme të pajisjes.
Gjatë shkrirjes, formohen pika uji në
murin e pasmë të frigoriferit për shkak
të avullimit.
Nëse nuk bien të gjitha pikat poshtë,
ato mund të ngrijnë përsëri pasi
mbaron procesi i shkrirjes. Hiqini me
një leckë të butë të njomur me ujë të
ngrohtë. Mos përdorni objekte të forta
ose të mprehta.
21
SQ

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis