Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Gardena PowerMax 30/18V P4A Betriebsanleitung Seite 147

Akku-rasenmäher
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für PowerMax 30/18V P4A:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 4
Lëreni makinerinë gjithmonë të ftohet para se ta magazinoni.
Gjatë mirëmbajtjes së mekanizmit prerës tregoni kujdes që mekanizmi prerës
të mund të lëvizet ende edhe kur burimi i korrentit të jetë i fikur.
Ne rekomandojmë mbajtjen e një mbrojtëse të dëgjimit.
Këshilla sigurie shtesë
Trajtimi i sigurt i baterive
Lexoni të gjitha këshillat e sigurisë dhe udhëzimet.
Gabimet në respektimin e këshillave të sigurisë dhe të udhëzimeve mund të
shkaktojnë goditje elektrike, zjarr dhe/ose plagosje të rënda.
Ruajini mirë këto udhëzime. Përdoreni karikuesin vetëm nëse i vlerësoni plotë-
sisht të gjitha funksionet dhe mund t'i kryeni pa kufizime ose nëse keni marrë
udhëzimet përkatëse.
v Mbikëqyrni fëmijët gjatë përdorimit, pastrimit dhe mirëmbajtjes.
Në këtë mënyrë sigurohet që fëmijët nuk luajnë me karikuesin.
v Karikoni vetëm bateri litium-ion të POWER FOR ALL System tipi PBA
18V. me një kapacitet prej 1,5 Ah ose më shumë (5 pila baterie ose më
shumë). Tensioni i baterisë duhet të përshtatet me tensionin e karikimit të
baterisë të karikuesit. Mos karikoni bateri të parikarikueshme.
Përndryshe, ekziston rrezik zjarri dhe rrezik shpërthimi.
v
Mbajeni karikuesin larg shiut dhe lagështirës.
Depërtimi i ujit në një pajisje elektrike rrit rrezikun e një goditje elektrike.
v Mbajeni karikuesin pastër.
Për shkak të papëstërtisë ekziston rreziku i një goditje elektrike.
v Para çdo përdorimi kontrolloni karikuesin, kabllon dhe spinën. Mos
e përdorni karikuesin nëse vëreni dëmtime. Mos e hapni karikuesin vetë
dhe riparojeni vetëm me personel të kualifikuar dhe specializuar dhe
vetëm me pjesë këmbimi origjinale.
Karikuesit, kabllot dhe spinat e dëmtuara rrisin rrezikun e një goditje elektrike.
v Mos e operoni karikuesin mbi sipërfaqe lehtësisht të ndezshme
(p.sh. letër, tekstile, etj.) ose në mjedis të ndezshëm.
Për shkak të nxehjes së karikuesit që shfaqet gjatë karikimit ekziston rrezik zjarri.
v Nëse nevojitet zëvendësimi i kabllos së ushqimit, ai duhet të bëhet nga
GARDENA ose nga pika e autorizuar e shërbimit të klienit për vegla elektrike
GARDENA për të evituar rreziqe të sigurisë.
v Mos e operoni produktin gjatë karikimit.
v Këto udhëze të sigurisë vlejnë vetëm për bateritë litium-ion 18V të
POWER FOR ALL Systems.
v Përdoreni baterinë vetëm në produkte të partnerit POWER FOR ALL
Systems.
Bateritë 18V të shënuara me POWER FOR ALL janë plotësisht të pajtueshme me
produktet e mëposhtme: të gjitha produktet 18V të partnerit POWER FOR ALL
System.
v Vini re sugjerimet e baterisë në manualin e përdorimit të produktit
tuaj. Vetëm në këtë mënyrë bateria dhe produkti mund të operohen pa rrezik
dhe bateritë mbrohen nga mbingarkesa e rrezikshme.
v Karikoni bateritë vetëm me karikues, të cilët këshillohen nga pro-
dhuesi ose nga partnerët e POWER FOR ALL Systems.
Për shkak të një karikuesi, i cili është i përshtatshëm për një lloj të caktuar
baterish, ekziston rrezik zjarri nëse përdoret me bateri të tjera (Tipi i baterisë:
PBA 18V... / karikues të pajtueshëm: AL 18...).
v Bateria dërgohet pjesërisht i karikuar.
Për të garantuar kapacitet të plotë të baterisë, para përdorimit për herë të parë
karikoni baterinë plotësisht në karikues.
v Ruajini bateritë në një vend që nuk mund të kapen nga fëmijët.
v Mos e hapni baterinë. Ekziston rreziku i një qarku të shkurtër.
v Në rast dëmtimi dhe përdorimi jo sipas mënyrës së parashikuar
të baterisë mund të dalin avuj. Bateria mund të marrë flakë ose të
shpër thejë. Futni ajër të pastër dhe merrni ndihmë mjekësore nëse keni
ankesa. Avujt mund të ngacmojnë aparatin e frymëmarrjes.
v Në rast përdorimi të gabuar ose baterie të dëmtuar mund të rrjedhë
lëng nga bateria. Mënjanoni kontaktin me të. Në rast kontakti të rastësis-
hëm shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu futet në sy, përveç larjes duhet të kër-
koni edhe ndihmën shtesë të mjekut.
Lëngu i baterisë që derdhet mund të shkaktojë iritime të lëkurës ose djegie.
v Kur bateria është e dëmtuar mund të dalë lëng dhe të lagë objektet
pranë. Kontrolloni pjesët e prekura.
Pastroji ose, nëse nevojitet, zëvendësojini.
v Mos e lidhni baterinë në qark të shkurtër. Mbajeni baterinë që nuk
përdoret larg nga kapëset e letrës, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose
nga objektet e tjera të vogla metalike pasi ato mund të shkaktojë një lid-
hje të kontakteve. Një lidhje e shkurtër e kontakteve të baterisë mund të ketë si
pasojë djegie ose zjarr.
v Kontaktet e baterisë mund të jenë të nxehta pas përdorimit. Kujdes
kontaktet e nxehta kur të hiqni bateritë.
v Bateria mund të dëmtohet nga objekte me majë të tilla si gozhda ose
kaçavida ose nga forca e ushtruar nga jashtë.
Mund të ndodhë një qark i shkurtër dhe bateria të marrë flakë, të nxjerrë tym, të
shpërthejë ose të mbinxehet.
v Mos i bëni shërbim baterive të dëmtuara. Mirëmbajtja e baterive duhet të
bëhet nga prodhuesi ose pikat e autorizuara të shërbimit të klientit.
Mbrojeni baterinë nga nxehtësia, p.sh. kundër rrezeve të vazh-
v
dueshme të diellit, nga zjarri, ndotja, uji dhe lagështira.
Ekziston rreziku i shpërthimit dhe qarkut të shkurtër.
v Operojeni dhe ruajeni baterinë vetëm në një temperaturë ambienti
midis – 20 °C dhe + 50 °C. Në verë mos e lini baterinë në makinë. Në tempera-
tura < 0 °C disa pajisje mund të shfaqin humbje të fuqisë.
14630-20.960.03.indd 147
14630-20.960.03.indd 147
v Karikojeni baterinë vetëm në mjedise ku temperatura e ambientit
është midis 0 °C dhe + 45 °C. Karikojeni baterinë me një lidhje USB vetëm
nëpërmjet saj në një temperaturë ambienti ndërmjet + 10 °C dhe + 35 °C.
Karikimi jashtë këtij diapazoni temperature mund ta dëmtojë baterinë ose të rrisë
rrezikun e ndezjes.
v Pas përdorimit lëreni baterinë të ftohet për të paktën 30 minuta, para
se ta karikoni apo ta magazinoni.
Siguria elektrike
RREZIK! Pushim zemre!
Gjatë punës, ky produkt gjeneron një fushë elektromagnetike. Në kushte
të caktuara, kjo fushë mund të ndikojë mbi mënyrën e funksionimit të
implantateve mjekësore aktive ose pasive. Për të përjashtuar rrezikun
e situatave që mund të shkaktojnë plagosje të rënda ose vdekjeprurëse,
personat me një implantat mjekësor duhet që para përdorimit të këtij
produkti të konsultohen me mjekun e tyre dhe prodhuesin e implantatit.
Hiqeni baterinë kur nuk përdoret.
Ndalohet përdorimi në mjedis të rrezikuar nga shpërthimi.
Në rast emergjence hiqni baterinë.
Në rast emergjence përdorni çelësin e sigurisë.
Përdoreni produktin e baterisë vetëm ndërmjet temperaturave 0 °C deri 40 °C.
Mos e përdorni produktin në ambient të lagësht.
Mbrojini kontaktet e baterisë nga lagështia.
Siguria personale
RREZIK! Rreziku i mbytjes!
Pjesët e vogla mund të gëlltitet me lehtësi. Për shkak të qeseve plastike
ekziston rreziku i mbytjes për fëmijë të vegjël. Mbajini larg fëmijët e veg-
jël gjatë montimit.
Mos e prisni barin duke e tërhequr makinerinë nga vetja.
Mbajini të pastra me një furçë vrimat e futjes së ajrit para magazinimit.
Personat me aftësi të kufizuar ose personat e dobët duhet t'i kërkojnë ndihmë
një personi të dytë për transportin (pesha).
Mos e zbërtheni produktin përtej gjendjes në të cilën ju është lëvruar.
Mbani doreza, këpucë kundër rrëshqitjes dhe mbrojtëse shikimi.
Startojeni korrësen e barit vetëm me dorezën e montuar vertikalisht.
Mënjanoni mbingarkesën e korrëses së barit.
Mos punoni me produktin nëse jeni i lodhur ose i sëmurë ose nëse jeni nën
efektin e alkoolit, drogave ose të barnave.
2. MONTIMI
RREZIK! Plagosje!
Rrezik plagosjeje për shkak të prerjeve nëse produkti
startohet pa vëmendje.
v Prisni derisa thika prerëse të ketë pushuar lëvizjet, hiqni
çelësin e sigurisë dhe vishni doreza përpara se të filloni të
montoni produktin.
Montimi i qafës së poshtme [ Fig A1 ]:
(1)
1. Shtyni dorezat e poshtme
në foletë e dorezës
Verifikoni që qafa
(1)
në fjalë është futur krejtësisht në folenë në fjalë si
dhe që vrimat e qafës përkojnë me vrimat e folesë së pranimit të qafës.
2. Futni vidat
(3)
në vrimën në korrëse.
3. Shtrëngojini vidat
(3)
.
Montimi i qafës së sipërme [ Fig A2 ]:
Doreza e sipërme
(4)
mund të montohet në 3 pozicione në dorezat
e poshtme
(1)
për rregullimin e lartësisë
v Pozicioni i punës: rregullojeni lartësinë e dorezës në mënyrë të
tillë që të gjendeni në pozicion vertikal kur të përdorni korrësen.
Pozicioni
Lartësia e dorezës mbi tokë
Vrima e poshtme
91 cm
Vrima e mesme
94 cm
Vrima e sipërme
97 cm
1. Shtyjeni qafën e sipërme
(4)
në qafën e poshtme
Sigurohuni që dorezat të jenë futur plotësisht dhe që vrimat
e dëshiruara të jenë të orientuara në doreza.
(5)
2. Vendosni vidat
përmes vrimave.
(2)
të korrëses.
(1)
.
147
25.07.22 12:00
25.07.22 12:00

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

14630

Inhaltsverzeichnis