Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Stihl EVC 7000.0 Gebrauchsanleitung Seite 137

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 1
4 Udhëzime sigurie
Lexojini, kuptojini dhe ruajini udhëzimet
e përdorimit.
Mos i prekni sipërfaqet e nxehta.
Mos e rimbushni me karburant nëse
motori është duke punuar apo i nxehtë.
Shmangni thithjen e gazeve të çliruara.
Kolektori nxehet shumë. Mos e
prekni.
4.2
Karburanti dhe rimbushja
PARALAJMËRIM
■ Karburanti i përdorur për këtë motor është
benzina. Benzina është tepër e ndezshme.
Nëse benzina bie në kontakt me flakë të lira
apo sende të nxehta, mund të shkaktojë zjarre
apo shpërthime. Njerëzit mund të lëndohen
rëndë apo të humbin jetën, si dhe mund të
dëmtohet prona.
Mbrojeni benzinën nga nxehtësia dhe
zjarri.
► Mos e derdhni benzinën.
► Nëse benzina derdhet: Fshijeni benzinën
me një leckë dhe ndizeni motorin vetëm
pasi të jenë tharë të gjitha pjesët e pajisjes.
► Mos pini duhan.
► Mos rimbushni karburant pranë ndonjë
zjarri.
► Fikeni motorin dhe lëreni të ftohen para se
ta rimbushni.
► Nëse duhet të zbrazni serbatorin: Bëjeni
këtë gjë jashtë.
► Ndizeni motorin të paktën 3 m larg nga
vendi i rimbushjes.
► Mos e mbani kurrë motorin me benzinë në
serbator brenda një ndërtese.
■ Thithja e avujve të benzinës mund të helmojë
njeriun.
Mos i thithni avujt e benzinës.
► Rimbusheni në një vend të ajrosur mirë.
■ Motori nxehet gjatë punës. Benzina bymehet
dhe mund të ketë mbipresion në serbator.
Nëse hapet kapaku i serbatorit, mund të dalin
0478-983-9914-B
stërkala benzine. Dalja e benzinës me stërkala
mund të sjellë ndezjen e saj. Përdoruesi mund
të lëndohet rëndë.
Lëreni fillimisht motorin të ftohet dhe
pastaj hapeni kapakun e serbatorit.
■ Rrobat që bien në kontakt me benzinën marrin
flakë më lehtë. Njerëzit mund të lëndohen
rëndë apo të humbin jetën, si dhe mund të
dëmtohet prona.
► Nëse rrobat ju bien në kontakt me
benzinën: Ndërrojini rrobat.
■ Benzina mund të rrezikojë mjedisin.
► Mos e derdhni karburantin.
► Hidheni benzinën në mënyrën e duhur dhe
ekologjike.
■ Nëse benzina bie në kontakt me lëkurën apo
me sytë, këto mund të acarohen.
► Shmangeni kontaktin me benzinën.
► Nëse bie në kontakt me lëkurën: Lajeni
lëkurën e prekur me ujë dhe sapun.
► Nëse bie në kontakt me sytë: Shpëlajini
sytë së paku për 15 minuta me ujë të
bollshëm dhe kërkoni ndihmë mjekësore.
■ Nëse benzina derdhet mund të marrë flakë.
Njerëzit mund të lëndohen rëndë apo të
humbin jetën, si dhe mund të dëmtohet prona.
► Pastrojini sipërfaqet e ndotura me benzinë.
► Shmangni përpjekjet për ndezje derisa të
kenë avulluar avujt e benzinës.
■ Sistemi i ndezjes së motorit krijon shkëndija.
Shkëndijat mund të dalin jashtë e të
shkaktojnë zjarre dhe shpërthime në ambiente
me djegshmëri të lartë apo me atmosferë
shpërthyese. Njerëzit mund të lëndohen rëndë
apo të humbin jetën, si dhe mund të dëmtohet
prona.
Ndizeni motorin vetëm me kandelën të
futur.
► Përdorni kandelat e përshkruara në këto
udhëzime përdorimi.
► Futeni kandelën dhe shtrëngojeni mirë.
► Shtypeni mirë tapën e kandelës.
■ Nëse motori rimbushet me benzinë të
papërshtatshme, mund të dëmtohet.
► Përdorni benzinë marke, të re dhe pa
plumb.
► Respektoni kërkesat e këtyre udhëzimeve
të përdorimit.
Shqip
137

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis