Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Këshilla Të Përgjithshme Sigurie; Shënimet Në Këtë Manual - Bosch Climate 5000 M Bedienungsanleitung Für Den Betreiber

Multi-split-klimagerät
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für Climate 5000 M:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 20
1.2
Këshilla të përgjithshme sigurie
HUdhëzime për grupin e synuar
Ky manual synohet për përdoruesit e sistemit të kondicionerit. Duhet të
respektohen udhëzimet në të gjitha manualet në lidhje me impiantin. Në
rast mosrespektimi mund të rezultojnë dëme materiale dhe lëndime në
persona deri në rrezikim për jetën.
▶ Lexojini dhe ruajini manualet e përdorimit për të gjithë komponentët
e sistemit përpara përdorimit.
▶ Respektoni këshillat e mëposhtme të sigurisë dhe të mirëmbajtjes.
HPërdorimi në përputhje me qëllimin e duhur
Njësia e brendshme synohet për instalim brenda ndërtesës me lidhje
drejt një njësie të jashtme dhe komponentëve të tjerë të sistemit, p.sh.
rregullatorë.
Njësia e jashtme synohet për instalim jashtë ndërtesës me lidhje drejt
një a më shumë njësive të brendshme dhe komponentëve të tjerë të
sistemit, p.sh. rregullatorë.
Kondicioneri synohet vetëm për përdorim komercial/privat, ku devijimet
e temperaturës nga vlerat e përcaktuara nuk shkaktojnë dëme për
gjallesat apo materialet. Kondicioneri nuk është i përshtatshëm për
rregullimin dhe ruajtjen precize të lagështirës së dëshiruar absolute.
Çdo përdorim tjetër konsiderohet në kundërshtim me përdorimin e
parashikuar. Përdorimi i papërshtatshëm dhe dëmet si pasojë e këtij
përjashtohen nga detyrimet tona.
Për instalimin në vende të posaçme (garazhe nëntokësore, salla tenike,
ballkone apo në ambiente gjysmë të hapura):
▶ Fillimisht kini parasysh kërkesat për vendin e instalimit të
përcaktuara në dokumentacionin teknik.
HRreziqet e përgjithshme nga freoni
▶ Kjo pajisje është e mbushur me freon. Gazi i freonit mund të shkaktojë
gaze toksike kur bie në kontakt me zjarrin.
▶ Kontrolloni rregullisht sistemin nga një specialist i lecensuar dhe
lëreni të presë.
▶ Nëse ka dyshim për rrjedhje freoni, ajroseni mirë ambientin dhe
njoftoni specialistin e miratuar.
HRestaurimi dhe riparimet
Modifikimet e papërshtatshme të sistemit të kondicionerit mund të
shkaktojnë lëndime dhe/ose dëmtime të pronës.
▶ Kryeni punime vetëm nga një kompani të licencuar.
▶ Mos u bëni modifikime njësisë së jashtme, të brendshme apo pjesëve
të tjera të sistemit të kondicionerit.
▶ Hiqeni kondicionerin nga korrenti përpara të gjitha punëve të
mirëmbajtjes.
Climate 5000 M – 6721849820 (2022/11)
Shpjegimi i simboleve dhe udhëzimet e sigurisë
HKëshilla për administrimin e sistemit
Përdorimi i gabuar i kondicionerit mund t'ju cenojë shëndetin.
▶ Mos e ekspozoni trupin drejtpërdrejt në rrymën e ajrit për periudha të
gjata kohe.
▶ Për foshnjat, fëmijët, të moshuarit, personat në shtrat apo invalidë,
sigurohuni që temperatura e ambientit të jetë e përshtatshme për ata
që ndodhen në ambient.
▶ Mos fusni kurrë sende në pajisje, mund të lëndoheni.
Keqpërdorimi i pajisjes mund të sjellë rënie të rendimentit, si dhe
dëmtim të pajisjes dhe lëndim.
▶ Mos i bllokoni hyrjet dhe daljet e ajrit të pajisjeve.
▶ Mbyllini dyert dhe dritaret gjatë funksionimit.
▶ Mbrojeni njësinë e brendshme nga hyrja e ujit.
▶ Kontrollojeni rregullisht skeletin e montimit të njësisë së jashtme për
konsumim dhe fiksimin e duhur.
▶ Mos ushtroni peshë mbi njësinë e jashtme, p.sh. me objekte apo
persona.
▶ Mbajini në minimum pluhurin, avujt dhe lagështinë në ambientin e
instalimit të njësisë së brendshme.
▶ Mos përdorni gaze që digjen lehtësisht pranë pajisjeve, si p.sh. nga
kënaçet spërkatëse.
▶ Nëse diçka nuk ju duket në rregull me kondicionerin (p.sh. erë e
djegur, kabllo me defekt), ndalojeni funksionimin dhe hiqeni
menjëherë nga korrenti.
HSiguria e pajisjeve elektrike për përdorimin në shtëpi dhe për
qëllime të ngjashme
Për mënjanimin e rreziqeve nga pajisjet elektrike vlejnë në përputhje me
EN 60335-1 standardet e mëposhtme:
„Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë mbi 8 vjeç ose nga persona me
aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë përvoje
dhe dijesh nëse ata mbahen nën vëzhgim ose udhëzohen në lidhje me
përdorimin e sigurt të pajisjes dhe kuptojnë rreziqet që lindin nga
përdorimi i saj. Fëmijët nuk lejohen të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe
mirëmbajta nga ana e përdoruesit nuk lejohet të kryhet nga fëmijët pa
qenë nën vëzhgim."
„Nëse dëmtohet linja e lidhjes në rrjet, ajo duhet zëvendësuar nga
prodhuesi ose shërbimi i tij i klientit ose një person me kualifikim të
ngjashëm, për të mënjanuar rreziqet."
1.3
Shënimet në këtë manual
Figurat mund të gjenden të përmbledhura në fund të këtij manuali. Teksti
përmban referenca për tek ilustrimet.
Produktet mund të ndryshojnë në varësi të modelit të shfaqur në këtë
manual.
129

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis