Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita ML010G Betriebsanleitung Seite 147

Akku-lampe flächenbeleuchtung
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 19
Sistemi i mbrojtjes së pajisjes/
baterisë
Pajisja është e pajisur me sistem mbrojtjeje. Ky
sistem ndërpret automatikisht energjinë për të zgjatur
jetëgjatësinë e pajisjes dhe baterisë. Pajisja do të
ndalojë automatikisht gjatë punës nëse pajisja ose
bateria janë vendosur sipas një prej kushteve të
mëposhtme.
Mbrojtja nga mbingarkesa
Kur pajisja vihet në punë në një mënyrë që e bën atë të
tërheqë një rrymë më të lartë nga normalja, pajisja fiket
automatikisht pa dhënë asnjë shenjë. Në këtë situatë,
hiqni dhe instaloni kutinë e baterisë kur e përdorni me
rrymën DC, ose shtypni butonin e rinisjes së automatit
kur përdorni rrymën AC. Pastaj ndizeni pajisjen për ta
rinisur.
► Fig.6: 1. Butoni i rinisjes së automatit
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë ulet, dritat LED fiken përveç
një pjese të dritave LED siç ilustrohet. Më pas rreth
pesë deri dhjetë minuta më vonë, sistemi e shkëput
automatikisht energjinë. Në këtë situatë, hiqni kutinë e
baterisë nga vegla dhe pajisja dhe karikojeni.
► Fig.7
Dizajn vetërregullues
Pajisja mund të rikuperohet nga pozicioni i anuar nëse
këndi është 80 gradë ose më i vogël nga pozicioni
pingul. Këndi i qëndrimit të pajisjes ndryshon në varësi
të kushteve të tokëzimit dhe furnizimit elektrik të
përdorur.
► Fig.8
Vrima për drynin
Për t'u mbrojtur nga vjedhja e kutive të baterive, jepet
një vrimë për drynin.
► Fig.9: 1. Vrima për drynin
PËRDORIMI
KUJDES:
Kjo pajisje është prodhuar për
përdorim komercial. Mos e përdorni pajisjen për
qëllime shtëpiake.
Ndezja/fikja e pajisjes
Shtypni butonin e energjisë për të ndezur pajisjen.
Shtypni butonin e energjisë sërish për të fikur pajisjen.
► Fig.10: 1. Butoni i ndezjes së energjisë
SHËNIM: Pajisja ndizet në të njëjtin regjim si në
cilësimin e fundit.
Ndryshimi i ndriçimit
Shtypni butonin e ndryshimit të ndriçimit ndërkohë që
pajisja është në punë. Ndriçimi ulet çdo herë që shtypni
butonin e ndryshimit të ndriçimit. Ndriçimi do të kthehet
në cilësimin më të lartë kur përdoret në ndriçimin më
të ulët.
► Fig.11: 1. Butoni i ndryshimit të ndriçimit
Ndryshimi i zonës së ndriçimit
Shtypni butonin e ndryshimit të zonës së ndriçimit
ndërkohë që pajisja është në punë.
► Fig.12: 1. Butoni i ndryshimit të zonës së ndriçimit
Zona e ndriçimit ndryshon çdo herë që shtypni butonin
e ndryshimit të zonës së ndriçimit siç ilustrohet.
► Fig.13
Përdorimi me rrymën AC
PARALAJMËRIM:
pajisjen kur kordoni ose priza është e dëmtuar.
PARALAJMËRIM:
duar të lagura ose me yndyrë.
PARALAJMËRIM:
rrymës të shkëputur nga pajisja ndërkohë që
furnizohet energji nga priza. Fëmijët e vegjël mund
ta fusin në gojë spinën me energji dhe mund të
shkaktohen lëndime.
PARALAJMËRIM:
ose kordonin me rrymë. Duke vepruar kështu mund
të shkaktoni goditje elektrike.
PARALAJMËRIM:
i tensionit të furnizimit të rrymës së rrjetit t'i
korrespondojë atij të pajisjes.
PARALAJMËRIM:
tokëzuar.
Kur përdorni pajisjen me rrymë AC, përdorni kordonin e
energjisë që keni marrë me pajisjen.
Futni spinën në hyrjen AC të pajisjes dhe më pas fusni
fundin tjetër në një prizë.
► Fig.14: 1. Kordoni i energjisë 2. Kapaku i folesë
(hyrja AC) 3. Spina (për pajisjen) 4. Spina
(për prizën)
KUJDES:
Sigurohuni që të fusni spinën në
fillim në pajisje dhe më pas fusni fundin tjetër në
një prizë.
KUJDES:
Gjithmonë mbylleni mirë kapakun e
prizës kur nuk është futur kordoni i energjisë.
SHËNIM: Edhe kur përdoret me rrymë DC, pajisja
kalon automatikisht në rrymën AC kur futet kordoni i
energjisë.
SHËNIM: Energjia AC nuk e karikon baterinë e futur
në pajisje.
SHËNIM: Forma e hyrjes AC, prizës AC dhe spinës
së kordonit të energjisë ndryshon nga shteti në shtet.
147 SHQIP
Asnjëherë mos e përdorni
Mos e prekni prizën me
Mos e lini kordonin e
Mos e fusni në gojë spinën
Sigurohuni që vlerësimi
Priza duhet të jetë e

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis