Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita DSC251 Betriebsanleitung Seite 115

Akku-moniereisenschneider
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für DSC251:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 34
Si ta zëvendësojmë sharrën me majë
KUJDES:
Përdorni vetëm sharrë me majë të
furnizuar nga Makita. Nëse e ripërdorni një sharrë
me majë, sigurohuni që të mos jetë e konsumuar,
e ciflosur ose e dëmtuar.
KUJDES:
Përdorni vetëm një sharrë me majë
me tri vrima që puthiten me kunjat në boshtin e
jashtëm të veglës. Nuk mund të përdoren lloje të
tjera të sharrash.
KUJDES:
Instalojeni sharrën me majë në
drejtimin e saktë. Nëse drejtimi nuk është i saktë, tri
kunjat nuk puthiten me vrimën siç duhet.
KUJDES:
Pastrojini dhe hiqini të gjitha
copëzat dhe të gjitha papastërtitë nga sharra me
majë dhe pjesët. Copëzat dhe papastërtitë mund
të prishin ekuilibrin e sharrës me majë duke e
bërë atë të lëkundet gjatë prerjes.
Zëvendësimi i sharrës me majë
► Fig.12: 1. Shtypni (butonin e bllokimit)
1.
Puthiteni sharrën me majë mbi boshtin e daljes.
Sigurohuni që tri kunjat në boshtin e daljes të puthiten
në vrimat mbi sharrën me majë.
2.
Zëvendësoni udhëzuesin e sharrës me majë.
3.
Zëvendësoni bulonin dhe rondelen.
4.
Shtypeni plotësisht brenda butonin e bllokimit
për të mos lejuar që sharra me majë të rrotullohet dhe
shtrëngoni bulonin me çelësin hekzagonal.
KUJDES:
Sigurohuni që butoni i bllokimit të
jetë plotësisht i shtypur brenda. Nëse jo, çelësi
hekzagonal mund të rrotullohet dhe mund të
shkaktojë lëndime personale.
5.
Zëvendësoni kapakun e sharrës me majë.
6.
Shtrëngoni bulonat mbajtës të kapakut të sharrës
me majë (4 pjesë) me çelës hekzagonal.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
► Fig.13: 1. Kapaku i pluhurit
Hiqni kapakun e pluhurit nga grila e ajrimit dhe
pastrojeni në mënyrë që ajri të qarkullojë lirshëm.
KUJDES:
Pastrojeni kapakun e pluhurit kur ai
të bllokohet. Vazhdimi i punës kur kapaku i pluhurit
është i bllokuar mund të dëmtojë veglën.
115 ALBANIAN

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Dsc251rt

Inhaltsverzeichnis