Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Manuali I Përdorimit - Makita DMR055 Betriebsanleitung

Akku-radio mit laterne
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für DMR055:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 39
SHQIP
(Udhëzimet origjinale)
Shpjegim i pamjes së
përgjithshme (Fig. 1)
1. Doreza mbajtëse
2. Altoparlanti
3. Fener LED
4. Foleja e baterisë
5. Butoni i rritjes/uljes së volumit
6. Butoni i modalitetit
7. Butoni i parametrit paraprak poshtë
8. Butoni i energjisë
9. Butoni i parametrit paraprak lart
10. Butoni i kërkimit lart/poshtë
11. Butoni i ndezjes/fikjes së dritës/Butoni i
modalitetit të dritës
12. Tokëza e rripit
Ekrani LCD
A. Volumi
B. Treguesi i nivelit të ulët të baterisë
C. Numri i memories
D. Frekuenca e radios/Volumi
E. Banda AM/FM
SIMBOLET
Pjesët në vazhdim tregojnë simbolet e përdorura për
pajisjen. Sigurohuni që merrni vesh kuptimin e tyre
përpara përdorimit.
Lexoni manualin e përdorimit.
Vetëm për shtetet e BE-së
Për shkak të pranisë së komponentëve
të rrezikshëm në pajisje, mbetjet e
pajisjeve elektronike dhe elektrike,
akumulatorët dhe bateritë, mund të
kenë ndikim negativ në mjedis dhe
në shëndetin e njerëzve. Mos i hidhni
pajisjet elektrike dhe elektronike ose
bateritë me mbetjet shtëpiake! Në
përputhje me Direktivën Evropiane
për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe
elektronike, akumulatorët dhe bateritë,
dhe mbetjet e akumulatorëve dhe
baterive, si dhe përfshirjen e saj në ligjin
kombëtar, mbetjet e pajisjeve elektrike
dhe elektronike, akumulatorëve dhe
baterive, duhet të mbahen veçmas dhe
të dorëzohen në një pikë grumbullimi
të veçantë për mbetjet komunale, duke
vepruar në përputhje me rregulloret e
mbrojtjes së mjedisit.
Kjo tregohet nga simboli i koshit të
plehrave me kryq, të vendosur mbi
pajisje.
UDHËZIME TË
RËNDËSISHME TË SIGURISË
PARALAJMËRIM:
Kur e përdorni këtë produkt, duhet të ndiqen gjithnjë
masat parandaluese bazë për të pakësuar rrezikun e
zjarrit, goditjeve elektrike dhe dëmtimeve personale, duke
përfshirë të mëposhtmet:
1. Lexoni me kujdes këtë manual përdorimi dhe
manualin e përdorimit të karikuesit përpara përdorimit.
2. Pastrojeni vetëm me pëlhurë të thatë.
3. Mos e instaloni pranë burimeve të nxehtësisë si
radiatorët, regjistruesit e nxehtësisë, sobat apo
aparatura të tjera (duke përfshirë amplifikatorët) që
prodhojnë nxehtësi.
4. Përdorni vetëm aksesorët e specifikuar nga
prodhuesi.
5. Radioja me bateri, me bateri integrale ose paketë
baterie të veçantë, duhet të rikarikohet vetëm me
karikuesin e specifikuar për baterinë. Karikuesit e
përshtatshëm për një lloj baterie mund të paraqesin
rrezik zjarri kur përdoren me një bateri tjetër.
6. Përdoreni radion me bateri vetëm me paketa baterie
të projektuara posaçërisht. Përdorimi i baterive të
tjera mund të paraqesë rrezik zjarri.
7. Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni larg
nga objektet e tjera metalike, si kapëset e letrave,
monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e tjera
metalike të vogla që mund të bëjnë lidhje nga njëri
terminal tek tjetri. Krijimi i lidhjes së shkurtër ndërmjet
terminaleve të baterisë mund të shkaktojë shkëndija,
djegie ose zjarr.
8. Shmangni kontaktin e trupit me sipërfaqe të tokëzuara
siç janë tubat, radiatorët, sobat dhe frigoriferët. Ka
rrezik më të madh goditjeje elektrike nëse trupi juaj
tokëzohet.
9. Në kushte sforcimi mund të dalë lëng nga bateria;
shmangni kontaktin. Nëse aksidentalisht ndodh
kontakt, shpëlani me ujë vendin e kontaktit. Nëse
lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni edhe ndihmën
e mjekut. Lëngu i dalë nga bateria mund të shkaktojë
acarim ose djegie.
10. Mos e përdorni një kuti baterie apo vegël që është
e dëmtuar ose e modifikuar. Bateritë e dëmtuara
ose të modifikuara mund të shfaqin sjellje të
paparashikueshme që rezultojnë në zjarr, shpërthime
apo rrezik plagosjeje.
49 SHQIP

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis