Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Si Të Ngrish Ushqimet E Freskëta - Beko Rfne448E45W Bedienungsanleitung

Kühlschrank/gefrierschrank
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für RFNE448E45W:
Inhaltsverzeichnis
Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 29
Përdorimi i produktit
6.2. Si të ngrish
ushqimet e freskëta
• Ushqimet që do të ngrini duhet të
ndahen në racione sipas madhësisë
që do të konsumohet, dhe duhen të
ngrihen në pako të ndara. Në këtë
mënyrë, nuk do të ketë nevojë të
ngrini përsëri gjithë ushqimin pasi e
keni shkrirë.
• Për të mbrojtur sa më shumë vlerat
ushqyese, aromën dhe ngjyrën e
ushqimeve, perimet duhen zier
për një periudhë të shkurtër kohe
para se t'i ngrini. (Zierja nuk është
e nevojshme për ushqime të tilla si
kastraveci, majdanozi.) Koha e gatimit
e perimeve të ngrira në këtë mënyrë
shkurtohet me 1/3 në krahasim me
atë të perimeve të freskëta.
• Për të zgjatur kohët e ruajtjes së
ushqimeve të ngrira, perimet e ziera
në fillim duhen kulluar dhe pastaj të
paketohen hermetikisht siç bëhet me
të gjitha llojet e ushqimeve.
• Ushqimet nuk duhen vendosur në
ndarjen e ngrirësit pa paketim.
• Materiali i paketimit të ushqimit që
duhet ruajtur duhet të jetë hermetik,
i trashë dhe rezistent dhe nuk
duhet të deformohet nga i ftohti
dhe lagështia. Përndryshe, ushqimi
që ngurtësohet nga ngrirja mund
ta shpojë paketimin. Edhe mbyllja e
paketimit mirë është e rëndësishme
për të ruajtur ushqimin në mënyrë të
sigurt.
Llojet e mëposhtme të paketimit janë
të përshtatshme për t'i përdorur për
ngrirjen e ushqimit;
Qese polietileni, letër alumini, membranë
plastike, qese vakumi dhe enë për ruajtje
me kapak rezistente ndaj të ftohtit.
Frigorifer / Manuali i përdorimit
Përdorimi i llojeve të mëposhtme të
paketimit nuk rekomandohet për ngrirjen
e ushqimit;
Letër ambalazhi, letër furre, celofan
(letër me xhelatinë), qese mbeturinash,
qeset e përdorura dhe qeset e pazarit.
• Ushqimet e nxehta nuk duhen
vendosur në ndarjen e ngrirësit pa u
ftohur.
• Kur vendosni ushqimet e freskëta të
pangrira në ndarjen e ngrirësit, kini
parasysh që të mos jenë në kontakt
me ushqimet e ngrira. Mund të
vendoset pako ftohëse (PCM) te rafti
menjëherë poshtë raftit të ngrirjes së
shpejtë për të parandaluar ngrohjen
e tyre.
• Gjatë kohës së ngrirjes (24 orë) mos
vendosni ushqim tjetër në ngrirës.
• Vendosini ushqimet tuaja në
raftet ose skarat e ngrirjes duke i
shpërndarë ato në mënyrë që të
mos jenë ngucur (rekomandohet që
paketimet të mos jenë në kontakt me
njëri-tjetrin).
• Pasi janë shkrirë, ushqimet e ngrira
duhen konsumuar menjëherë në një
periudhë të shkurtër kohe dhe nuk
duhen ngrirë kurrë përsëri.
• Mos bllokoni vrimat e ventilimit duke
vendosur ushqimet e ngrira përpara
vrimave të ventilimit që ndodhen në
faqen e pasme.
• Ju rekomandojmë të ngjitni një
etiketë në paketim dhe të shkruani
emrin e ushqimeve në paketim dhe
kohën e ngrirjes.
Ushqimet e përshtatshme për ngrirje:
• Peshku dhe frutat e detit, mishi i
kuq dhe i bardhë, shpezët, perimet,
frutat, erëzat barishtore, produktet
e bulmetit (të tilla si djathi, gjalpi dhe
17 / 29 SQ
Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Rfne448e41wEx448e45w

Inhaltsverzeichnis