1
Udhëzimet për sigurinë
• Ky paragraf përfshin udhëzime
për sigurinë të nevojshme për të
parandaluar rrezikun e lëndimeve
personale dhe të dëmeve materiale.
• Kompania jonë nuk do të jetë
përgjegjëse për dëmtimet që mund të
ndodhin nëse nuk respektohen këto
udhëzime.
Veprimet e montimit dhe të riparimit
duhet të kryhen gjithmonë nga shërbimi
i autorizuar.
Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi
dhe aksesorë origjinalë.
Pjesët origjinale të këmbimit do të
ofrohen për 10 vite, pas datës së blerjes
së produktit.
Mos riparoni dhe mos zëvendësoni
asnjë pjesë të produktit nëse nuk është
specifikuar qartësisht në manualin e
përdorimit.
Mos bëni ndonjë modifikim në
produkt.
1.1 Qëllimi i përdorimit
• Ky produkt nuk është planifikuar për
përdorim tregtar dhe nuk duhet të
përdoret jashtë sferës së përdorimit
të synuar.
Ky produkt është planifikuar për
përdorim në ambiente të brendshme, si
p.sh. shtëpi ose ambiente të ngjashme.
Për shembull;
- Në kuzhinat e personelit në dyqane,
zyra dhe ambiente të tjera pune,
- Në shtëpi në ferma,
- Në njësi hotelesh, motelesh ose
objekte të tjera pushimi që përdoren nga
klientët,
- Në hostele ose ambiente të ngjashme,
- Në shërbimet e kateringut dhe
përdorime të ngjashme jotregtare.
Frigorifer / Manuali i përdorimit
Ky produkt nuk duhet të përdoret në
ambiente të jashtme të hapura ose të
mbyllura, si p.sh. në anije, ballkone ose
tarraca. Ekspozimi i produktit ndaj shiut,
borës, dritës së diellit dhe erës mund të
shkaktojë rrezik zjarri.
1.2 Siguria e fëmijëve,
personave të cenueshëm
dhe kafshëve shtëpiake
• Ky produkt mund të përdoret nga
fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe
nga personat me aftësi të reduktuara
fizike, ndijore ose mendore apo me
mungesë eksperience dhe njohurish,
nëse janë nën mbikëqyrje ose janë
udhëzuar për përdorimin e pajisjes
në një mënyrë të sigurt, si dhe për
rreziqet e përfshira.
• Fëmijët e moshës 3 deri në 8 vjeç
lejohen të vendosin dhe të nxjerrin
ushqime nga produkti i ftohësit.
• Produktet elektrike janë të
rrezikshme për fëmijët dhe kafshët
shtëpiake. Fëmijët dhe kafshët
shtëpiake nuk duhet të luajnë me
produktin, të ngjiten mbi të ose të
hyjnë në të.
• Pastrimi dhe mirëmbajtja nga
përdoruesi nuk duhet të kryhen nga
fëmijët përveç rastit kur po i mbikëqyr
dikush.
• Mbajini materialet e paketimit larg
fëmijëve. Rrezik lëndimi dhe mbytjeje.
• Para se t'i hidhni produktet e vjetra që
nuk do të përdoren më:
1. Shkëputeni kordonin elektrik nga priza
në mur.
2. Priteni kordonin elektrik dhe hiqeni nga
pajisja bashkë me spinën.
3. Mos i hiqni raftet dhe sirtarët nga
produkti për të parandaluar hyrjen e
fëmijëve brenda në pajisje.
4. Hiqni dyert.
3 / 29 SQ