Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Siguria Funksionale - Beko RFNE448E45W Bedienungsanleitung

Kühlschrank/gefrierschrank
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für RFNE448E45W:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 29
Udhëzimet për sigurinë

1.6 Siguria funksionale

• Mos përdorni hollues kimikë mbi
produkt. Këto materiale përbëjnë
rrezik shpërthimi.
• Në rast defekti të produktit, hiqeni
nga priza dhe mos e përdorni deri sa
të riparohet nga shërbimi i autorizuar.
Ekziston rreziku i goditjes elektrike!
• Mos vendosni një burim flakësh (p.sh.
qirinj, cigare etj.) mbi produkt ose në
afërsi të tij.
• Mos qëndroni mbi produkt. Rrezik
rrëzimi dhe lëndimi personal!
• Mos shkaktoni dëmtime të tubave
të sistemit të ftohjes me mjete të
mprehta ose shpuese. Lëngu ftohës
që del në rast se shpohen tubat e
gazit, tubat zgjatues ose veshjet
e sipërme të sipërfaqes mund të
shkaktojë acarim të lëkurës dhe
lëndime të syve.
• Mos i vendosni dhe mos i përdorni
pajisjet elektrike brenda në
frigoriferë/ngrirës përveçse kur
këshillohet nga prodhuesi.
• Mos kapni pjesë të duarve ose trupit
me pjesët e lëvizshme brenda në
produkt. Kini kujdes që të parandaloni
kapjen e gishtave mes frigoriferit dhe
derës së tij. Kini kujdes gjatë hapjes
ose mbylljes së derës nëse ka fëmijë
përreth.
• Mos e futni në gojë akulloren, kubat
e akullit ose ushqimet e ngrira
menjëherë pasi i nxirrni nga ngrirësi.
Rrezik djegie nga akulli!
• Mos i prekni muret e brendshme,
pjesët metalike të ngrirësit ose
ushqimet e vendosura brenda në
frigorifer me duar të lagura. Rrezik
djegie nga akulli!
• Mos vendosni kanaçe me pije me
gaz ose kanaçe dhe shishe që kanë
lëngje që mund të ngrijnë në ndarjen
e ngrirësit. Kanaçet ose shishet
mund të shpërthejnë. Rrezik lëndimi
personal ose dëmtimi material!
• Mos përdorni ose vendosni materiale
të ndjeshme ndaj temperaturës si
spërkatës të djegshëm, objekte të
djegshme, akull të thatë ose agjentë
të tjerë kimikë në afërsi të frigoriferit.
Rrezik zjarri dhe shpërthimi!
• Mos mbani materiale shpërthyese si
kanaçe me presion me materiale të
djegshme brenda në produkt.
• Mos vendosni kanaçe me lëngje mbi
produkt. Spërkatja e ujit në një pjesë
elektrike mund të shkaktojë rrezik
nga goditjet elektrike ose zjarri.
• Ky produkt nuk është planifikuar
për ruajtjen dhe ftohjen e barnave,
plazmës së gjakut, preparateve
laboratorike ose materialeve dhe
produkteve të ngjashme që janë
objekt i Direktivës për produktet
mjekësore.
• Nëse produkti përdoret ndryshe
nga qëllimi i planifikuar, ai mund të
shkaktojë përkeqësim ose dëmtim të
produkteve të mbajtura në të.
• Nëse frigoriferi juaj është i pajisur
me një dritë blu, mos e shikoni këtë
dritë me pajisje optike. Mos shikoni
drejtpërdrejt te drita LED ultravjollcë
për një kohë të gjatë. Rrezet
ultravjollcë mund të shkaktojnë
sforcim të syrit.
• Mos e mbushini produktin me
më shumë ushqime nga sa është
kapaciteti i tij. Mund të ndodhin
dëmtime ose lëndime personale nëse
artikujt në frigorifer bien kur hapni
derën. Mund të ndodhin probleme të
ngjashme kur një objekt vendoset mbi
produkt.
6 /29 SQ
Frigorifer / Manuali i përdorimit

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Rfne448e41wEx448e45w

Inhaltsverzeichnis