Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita UR3000 Originalanweisungen Seite 134

Elektrotrimmer
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für UR3000:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 11
3. Vendosni bobinën e re në mbajtësen e bobinës dhe
më pas shtyni kapakun poshtë derisa të zërë vend
pranë shulit të lëshimit. (Fig. 15)
8. RIMBUSHJA E FIJES
PRERËSE
Për të rimbushur fijen prerëse:
1. Shkëpusni pajisjen nga rryma elektrike.
2. Hiqni bobinën bosh. (Fig. 12 dhe 13)
3. Prisni një fije prerëse me më pak se 8 m dhe përkuleni
në mes.
4. Futni mesin e fijes së re prerëse në dhëmbëzën në
qendër të bobinës midis 2 kanaleve për fijen prerëse.
Shigjeta në bobinë tregon drejtimin e mbështjelljes së
fijes prerëse. (Fig. 16)
5. Mbështillni fijen prerëse rreth seksionit A (10) në
mënyrë të rregullt. Sigurohuni ta mbështillni fort dhe
ngjitur, në mënyrë që sipërfaqja e fijes së mbështjellë
të mos jetë e çrregullt. (Fig. 17)
6. Mbështillni të gjithë fijen prerëse përveç 100 mm,
duke lënë fundin të futur përkohësisht në një mbajtëse
të fijes (12) në anë të bobinës. (Fig. 18)
7. Në këtë mënyrë, mbështillni edhe fijen prerëse në
seksionin B (11) dhe lini fundin përkohësisht të lidhur.
(Fig. 17 dhe 19)
8. Montoni bobinën mbi kapak në mënyrë që pozicioni i
lidhur përkohësisht i fijes prerëse (13) të përkojë me
dhëmbëzat (14) në anë të kapakut (15). (Fig. 20)
9. Lironi fundet e fijes prerëse nga pozicioni i tyre i
përkohshëm dhe vendosini në dhëmbëzat në krah të
kapakut. (Fig. 21)
PARALAJMËRIM: Sigurohuni që kapaku të jetë i
fiksuar siç duhet te mbajtësi i bobinës. Nëse kapaku nuk
fiksohet, ka gjasa që pjesët të ndahen në copa duke
shkaktuar lëndim të rëndë personal.
10. Sigurohuni që susta të zërë vend. Shtyni kapakun (15)
në mbajtësen e bobinës (16). Sigurohuni që shulat të
hapen plotësisht në kapak. (Fig. 14, 15 dhe 22)
11. Shtypni butonin e bobinës (18) dhe tërhiqni njërin fund
të fijes prerëse. Sigurohuni që fija të jetë kaluar jashtë.
(Fig. 22 dhe 23)
12. Në fund nxirrni fundin tjetër të fijes pa shtypur butonin
e bobinës. Sigurohuni që fija të jetë kaluar jashtë.
9. KALIMI I FIJES PRERËSE
Fijet e shkurtra dhe të konsumuara humbasin efikasitet në
prerje. Për të përmirësuar punën në rastet e ardhshme,
shtypni lehtë butonin e bobinës në tokë ndërkohë që
prerësja punon me shpejtësi maksimale. Kjo do të lëshojë
automatikisht fije prerëse shtesë. Tehu i fijes prerëse (17)
nën mbrojtëse do të rregullojë automatikisht fijen prerëse
në gjatësinë e duhur gjatë punës. (Fig. 22 dhe 24)
SHËNIM: Goditja e objekteve të forta ose
abrazive, si gardhet, betoni dhe gurët e fshehur nga bari i
gjatë mund të shkaktojnë këputje të fijes prerëse. Nëse
fija prerëse këputet, ndiqni procedurën e kalimit të fijes.
134
10. UDHËZIME PËR PËRDORIMIN
Ndizni prerësin para se t'i afroheni barit që do të pritet.
Priteni barin duke e lëvizur prerësin nga e djathta në të
majtë dhe vazhdoni ngadalë, duke e mbajtur prerësin në
kënd të pjerrët 30°. Bari i lartë duhet të pritet me shtresa,
duke filluar gjithmonë nga lart. Prerjet duhet të jenë të
shkurtra.
Mos e prisni barin e njomë ose të lagur.
Shmangni konsumin e shpejtë të fijes duke mos e
përplasur pas sendeve të forta (gurëve, mureve,
gardheve etj.). Përdorni fundin e mbrojtëses për ta
mbajtur prerësin në largësinë e duhur.
PARALAJMËRIM: Mos përdorni forcë të tepruar
ose të godisni parakolpin e prerësit në tokë për të kaluar
fijen prerëse. Nëse fija prerëse nuk kalon pasi shtypjes së
lehtë të parakolpit në tokë ndërkohë që prerësja është në
punë, fija prerëse mund të jetë ngatërruar ose këputur
brenda në kuti ose mund të ketë mbaruar.
SHËNIM: Forca e tepruar ose goditja e parakolpit të
prerësit në tokë për të kaluar fijen prerëse do të dëmtojë
parakolpin.
PARALAJMËRIM: Koka prerëse vazhdon të
rrotullohet për disa sekonda pasi motori të jetë fikur.
11. KORDONËT ZGJATUES
Duhet të përdorni kordonë zgjatues vetëm për përdorim të
jashtëm, tubat e zakonshëm PVC ose gomë rezistente të
përkulshme të veshur me sipërfaqe jo më pak se
2
0,75 mm
.
Përpara përdorimit kontrolloni rrymën elektrike dhe
kordonët zgjatues për shenja dëmtimi gjatë përdorimit,
shkëpusni kordonin për shenja dëmtimi ose vjetërsimi.
Nëse kordoni dëmtohet gjatë përdorimit, shkëputeni
menjëherë nga rryma elektrike. MOS E PREKNI
KORDONIN PARA SE TË SHKËPUSNI RRYMËN
ELEKTRIKE. Mos e përdorni pajisjen nëse kordoni është
dëmtuar ose konsumuar. Mbajini kordonin zgjatues larg
elementeve prerëse.
PARALAJMËRIM: Sigurohuni gjithmonë që
hapësirat për ajrosje të mos kenë papastërti.
12. MIRËMBAJTJA
1. Pas përdorimit shkëputeni makinën nga rryma
elektrike dhe kontrolloni për dëmtime.
2. Kur nuk është në përdorim, ruajeni pajisjen larg
fëmijëve.
3. Prerësit me rrymë elektrike duhet të riparohen vetëm
nga qendrat e autorizuara të shërbimit.
4. Kërkojini qendrave të autorizuara të shërbimi të bëjnë
riparime ose rregullime të tjera veç atyre të
përshkruara në këtë manual.
5. Përdorni vetëm pjesë këmbimi dhe aksesorë të
rekomanduara nga prodhuesi.

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis