Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita CF002G Betriebsanleitung Seite 157

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 19
Koha e funksionimit të baterisë
Tabela e mëposhtme u referohet disa prej kutive të baterisë nga Makita. Tregohet koha e përllogaritur e funksionimit
e baterisë së karikuar plotësisht:
Kutia e baterisë
BL4025
BL4040
Simbolet
Pjesët në vazhdim tregojnë simbolet që mund të
përdoren për pajisjen. Sigurohuni që merrni vesh
kuptimin e tyre përpara përdorimit.
Lexoni manualin e përdorimit.
Vetëm për shtetet e BE-së
Ni-MH
Li-ion
Për shkak të pranisë së komponentëve të
rrezikshëm në pajisje, mbetjet e pajisjeve
elektronike dhe elektrike, akumulatorët dhe
bateritë, mund të kenë ndikim negativ në
mjedis dhe në shëndetin e njerëzve.
Mos i hidhni pajisjet elektrike dhe
elektronike ose bateritë me mbetjet
shtëpiake!
Në përputhje me Direktivën Evropiane
për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe
elektronike, akumulatorët dhe bateritë,
dhe mbetjet e akumulatorëve dhe
baterive, si dhe përfshirjen e saj në ligjin
kombëtar, mbetjet e pajisjeve elektrike dhe
elektronike, akumulatorëve dhe baterive,
duhet të mbahen veçmas dhe të dorëzohen
në një pikë grumbullimi të veçantë për
mbetjet komunale, duke vepruar në
përputhje me rregulloret e mbrojtjes së
mjedisit.
Kjo tregohet nga simboli i koshit të
plehrave me kryq, të vendosur mbi pajisje.
Vetëm për vendet e BE-së
Hedhja e duhur e këtij produkti
Ky shënim tregon se ky produkt nuk
duhet të hidhet me mbeturinat e tjera
shtëpiake në asnjë vend të BE-së. Për
të parandaluar dëmet e mundshme ndaj
mjedisit ose shëndetit të njeriut nga hedhja
e pakontrolluar e mbetjeve, riciklojeni me
përgjegjësi për të nxitur ripërdorimin e
burimeve materiale. Për të kthyer pajisjen
tuaj të përdorur, ju lutemi përdorni sistemet
e kthimit dhe grumbullimit ose kontaktoni
me shitësin ku është blerë produkti. Ata
mund ta marrin këtë produkt për riciklim të
sigurt për mjedisin.
Për shkak të pranisë së komponentëve të
rrezikshëm në pajisje, pajisjet e përdorura
elektronike dhe elektrike mund të kenë
ndikim negativ në mjedis dhe në shëndetin
e njerëzve.
Përdorimi i synuar
Pajisja është prodhuar për të krijuar qarkullim ajri.
E lartë
200 min
320 min
PARALAJMËRIME SIGURIE
Për të parandaluar lëndimet serioze, lexoni dhe kuptoni
të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet përpara
përdorimit.
Ky manual do t'ju nevojitet për paralajmërimet
e sigurisë dhe masat paraprake, procedurat
e montimit, funksionimit, inspektimit dhe
mirëmbajtjes. Mbajeni këtë manual në një vend të
sigurt dhe të thatë për t'iu referuar në të ardhmen.
UDHËZIME TË RËNDËSISHME PËR
SIGURINË
Kur përdorni një pajisje elektrike, duhen zbatuar masat
e kujdesit paraprak, duke përfshirë sa vijon:
LEXONI TË GJITHA UDHËZIMET
PARA PËRDORIMIT TË PAJISJES.
PARALAJMËRIM
Për të reduktuar rrezikun nga zjarri, goditja elektrike
apo lëndimi:
1.
Mos e ekspozoni në kohë me shi. Ruajeni në
ambiente të brendshme.
2.
Mos lejoni të përdoret si lodër. Nevojitet vëmendje
e kujdesshme kur përdoret nga ose në afërsi të
fëmijëve.
3.
Të përdoret vetëm sipas udhëzimeve të këtij
manuali. Përdorni vetëm shtojcat e rekomanduara
nga kompania prodhuese.
4.
Mos përdorni bateri të dëmtuar. Nëse pajisja nuk
funksionon siç duhet, është përplasur, dëmtuar,
lënë në ambiente të jashtme ose ka rënë në ujë,
dërgojeni në qendrën tonë të shërbimit.
5.
Mos e përdorni pajisjen me duar të lagura.
6.
Mos vendosni objekte në pjesët e hapura.
7.
Mbajini flokët, veshjet e lirshme, gishtat dhe të
gjitha pjesët e trupit larg nga pjesët e hapura dhe
të lëvizshme.
8.
Fikni të gjitha kontrollet para se të hiqni baterinë.
9.
Përdorni vetëm përshtatësin AC dhe karikuesin e
dhënë nga prodhuesi. Aksesorët që mund të jenë
të përshtatshëm për pajisjen mund të bëhen të
rrezikshëm kur përdoren me të tjera pajisje.
10. Mos e karikoni baterinë në ambiente të jashtme.
11.
Mos e ekspozoni ndaj zjarrit ose temperaturave të larta.
12. Mos e përdorni produktin pranë flakëve, prushit
të ndezur ose atmosferave shpërthyese, si p.sh.
në praninë e lëngjeve, gazeve ose pluhurave të
ndezshme. Pajisja krijon shkëndija që mund të
ndezin pluhurin ose avujt.
157 SHQIP
Shpejtësia e erës
Mesatare
400 min
640 min
640 min
1020 min
E ulët

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis