Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Etiketimi; Rikuperimi - Beko BP207C Bedienungsanleitung

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 118
2. Udhëzime për riparimin e pajisjeve që përmbajnë
R290
e)
Nëse një thithje nuk është i mundur, bëni
një gyp shkarkimi në mënyrë që ftohësi të
hiqet nga pjesë të ndryshme të sistemit.
f)
Sigurohuni që cilindri të jetë vendosur në
peshore para se të ndodhë rikuperimi.
g)
Nisni makinerinë e rikuperimit dhe punoni
në përputhje me udhëzimet e prodhuesit.
h)
Mos i tejmbushni cilindrat. (Jo më shumë se
80% ngarkesë e lëngshme me vëllim).
i)
Mos e tejkaloni presionin maksimal të
punës të cilindrit, edhe përkohësisht.
j)
Kur cilindrat të jenë mbushur në mënyrë
korrekte dhe procesi të ketë përfunduar,
sigurohuni që cilindrat dhe pajisjet të hiqen
menjëherë nga vendi dhe të gjitha valvulat
e izolimit në pajisje të mbyllen.
k)
Ftohësi i rikuperuar nuk duhet të ngarkohet
në një sistem tjetër ftohës, përveç nëse
është pastruar dhe kontrolluar.

2.10 Etiketimi

Pajisja duhet të etiketohet duke deklaruar se
është çaktivizuar dhe zbrazur nga ftohësi. Etiketa
duhet të datohet dhe nënshkruhet.
Sigurohuni që të ketë etiketa në pajisje që citojnë
se pajisja përmban ftohës të ndezshëm.

2.11 Rikuperimi

Kur hiqni gazin ftohës nga një sistem, qoftë për
servisim, qoftë për çaktivizim, rekomandohet
një praktikë e mirë që të gjithë gazet ftohës
të hiqen në mënyrë të sigurtë. Kur transferoni
ftohës brenda në cilindra, sigurohuni që të
përdoren vetëm cilindrat e duhur për rikuperimin
e ftohësit. Sigurohuni që numri i saktë i cilindrave
për mbajtjen e të gjithë mbushjes të sistemit
të jetë i disponueshëm. Të gjithë cilindrat që
do të përdoren janë caktuar për gazin ftohës të
288 / SQ
rikuperuar dhe janë etiketuar për atë gaz ftohës
(d.m.th. cilindra të veçantë për rikuperimin e gazit
ftohës). Cilindrat duhet të jenë të plotë me valvul
lehtësimi të presionit dhe valvola shoqëruese për
ndërprerje dhe në gjendje të mirë pune. Cilindrat
bosh të rikuperimit evakuohen dhe, nëse është e
mundur, ftohen para se të ndodhë rikuperimi.
Pajisjet e rikuperimit duhet të jenë në gjendje
të mirë pune me një sërë udhëzimesh në lidhje
me pajisjet që janë në dispozicion dhe duhet të
jenë të përshtatshme për rikuperimin e ftohësve
të ndezshëm. Përveç kësaj, një set peshoresh
të kalibruar duhet të jenë në dispozicion dhe
në gjendje të mirë pune. Gypat duhet të jenë të
plotë me bashkues shkëputës pa rrjedhje dhe në
gjendje të mirë. Para se të përdorni makinerinë e
rikuperimit, kontrolloni nëse ajo është në gjendje
të kënaqshme pune, nëse është mirëmbajtur
si duhet dhe nëse ndonjë komponent elektrik
shoqërues është mbyllur/vulosur për të
parandaluar marrjen flakë në rast të lëshimit të
ftohësit. Konsultohuni me prodhuesin nëse keni
dyshime.
Ftohësi i rikuperuar do t' i kthehet furnitorit të
ftohësit në cilindrin korrekt të rikuperimit dhe me
Shënimin përkatës të Transferimit të Mbetjes.
Mos i përzieni gazet ftohëse në njësi
rikuperimi dhe sidomos jo në cilindra.
Nëse kompresorët ose vajrat e kompresorit duhet
të hiqen, sigurohuni që ato të jenë evakuuar
në një nivel të pranueshëm për t' u siguruar
që ftohësi i ndezshëm nuk mbetet brenda
lubrifikantit. Procesi i evakuimit duhet të kryhet
para kthimit të kompresorit tek furnitorët. Vetëm
ngrohja elektrike në trupin e kompresorit duhet
të përdoret për të përshpejtuar këtë proces. Kur
vaji kullohet nga një sistem, ai duhet të kryhet në
mënyrë të sigurtë.
Kondicioner ajri i lëvizshëm/Manuali i përdoruesit

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Bp209cBp209h

Inhaltsverzeichnis