Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Kërkesat Elektrike; Udhëzime Transporti; Udhëzime Instalimi - Beko RCSA330K30WN Gebrauchsanweisung

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für RCSA330K30WN:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

SQ
Kërkesat elektrike
Para se ta vendosni spinën në prizën në mur
sigurohuni që tensioni dhe frekuenca e treguar
në etiketën e vlerave të përkasë me atë të rrjetit
tuaj elektrik.
Rekomandojmë që kjo pajisje të lidhet me
energjinë elektrike me një prizë të përshtatshme
me çelës dhe siguresë në një pozicion që
arrihet me lehtësi.
Paralajmërim! Kjo pajisje duhet të jetë e
tokëzuar.
Riparimet në pajisjen elektrike duhet të bëhen
vetëm nga një teknik i kualifikuar. Riparimet e
gabuara të bëra nga një person i pa kualifikuar
mbartin rreziqe që mund të kenë pasoja kritike
për përdoruesin e pajisjes.
KUJDES!
Kjo pajisje punon me R600a i cili është një gaz i
padëmshëm për mjedisin por i djegshëm. Gjatë
transportit dhe fiksimit të produktit, duhet të
tregohet kujdes të mos dëmtohet sistemi i
ftohjes. Nëse sistemi i ftohjes është dëmtuar
dhe ka rrjedhje gazi nga sistemi, mbajeni
produktin larg nga burimet e flakëve dhe
ajroseni dhomën për njëfarë kohe.
PARALAJMËRIM - Mos përdorni pajisje
mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar
procesin e shkrirjes, përveç atyre të
rekomanduara nga prodhuesi.
PARALAJMËRIM - Mos e dëmtoni qarkun
ftohës.
PARALAJMËRIM - Mos përdorni aparate
elektrike brenda vendeve të pajisjes për
mbajtjen e ushqimeve të parekomanduara nga
prodhuesi.
PARALAJMËRIM - Nëse kablli i energjisë
është dëmtuar, ai duhet të ndërrohet nga
prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose persona të
ngjashëm të kualifikuar për të shmangur
rreziqet.
Udhëzime transporti
1. Pajisja duhet të transportohet vetëm në
pozicion vertikal në këmbë. Ambalazhi duhet të
jetë i paprekur gjatë transportit.
2. Nëse gjatë transportit pajisja është
pozicionuar horizontalisht, nuk duhet të vihet në
punë për të paktën 4 orë që ta lini sistemin të
rregullohet.
3. Mos ndjekja e udhëzimeve të mësipërme
mund të çojë në dëmtime të pajisjes, për të cilat
prodhuesi nuk do të jetë përgjegjës.
Udhëzime për përdorimin
4. Pajisja duhet të jetë e mbrojtur nga shiu,
lagështia dhe ndikimet e tjera atmosferike.
E rëndësishme!
• Duhet të tregohet kujdes kur
pastroni/transportoni pajisjen që të mos prekni
fundin e lidhjeve metalike të kondensatorit në
pjesën e pasme të pajisjes pasi kjo mund të
shkaktojë lëndime në gishta dhe duar.
• Mos u mundoni të uleni ose hipni sipër pajisjes
pasi nuk është bërë për përdorim të tillë. Mund
të lëndoni veten ose të dëmtoni pajisjen.
Sigurohuni që kablli i energjisë të mos bllokohet
poshtë pajisjes gjatë dhe pas lëvizjes pasi kjo
mund të dëmtojë kabllin.
• Mos lejoni që fëmijë të luajnë me pajisjen ose
të ngacmojnë kontrollet.
Udhëzime instalimi
1. Mos e mbani pajisjen në një dhomë ku
temperatura ka mundësi të bjerë nën 10 gradë
C (50 gradë F) natën dhe/ose veçanërisht në
dimër pasi është bërë që të punojë në
temperatura ambiendi midis +10 dhe +38 gradë
C (50 dhe 100 gradë F). Në temperatura më të
ulëta pajisja mund të mos punojë duke çuar në
ulje të jetëgjatësisë të ruajtjes të ushqimit.
2. Mos e vendosni pajisjen pranë sobave ose
radiatorëve ose në dritën direkte të diellit pasi
kjo do të shkaktojë një sforcim shtesë në
funksionet e pajisjes. Nëse instalohet pranë një
burimi nxehtësie ose ngrirësi tjetër, ruani
hapësirat minimale të mëposhtme:
Nga Sobat 30 mm
Nga Radiatorët 300 mm
Nga Ngrirësit 25 mm
3. Sigurohuni që të ketë hapësirë të
mjaftueshme rrotull pajisjes për të garantuar
qarkullim të lirë të ajrit (Artikulli 2).
• Vendoseni kapakun e pasmë të ajrimit prapa
frigoriferit tuaj për të vendosur distancën midis
frigoriferit dhe murit (Artikulli 3).
4. Pajisja duhet të mbahet mbi një sipërfaqe të
lëmuar. Dy këmbët e para mund të rregullohen
sipas nevojës. Për të garantuar që pajisja juaj të
qëndrojë drejt në këmbë rregulloni dy këmbët e
para duke i rrotulluar në drejtim orar ose anti-
orar, derisa produkti të jetë pa lëvizur në kontakt
me dyshemenë. Rregullimi i mirë i këmbëve
shmang dridhjet dhe zhurmën (Artikulli 4).
5. Shikoni pjesën "Pastrimi dhe Kujdesi" për ta
përgatitur pajisjen tuaj për përdorim.
78

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis