Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Manuali I Përdorimit - Makita 191M27-0 Betriebsanleitung

Verlängerungsgrif
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 10
SHQIP (Udhëzimet origjinale)
PARALAJMËRIME SIGURIE
KUJDES:
Lexoni dhe kuptoni në mënyrë të plotë këtë manual dhe manualin e përdorimit të veglës suaj
para përdorimit.
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë fikur dhe që bateria të jetë hequr përpara instalimit
të dorezës zgjatuese. Moskryerja e këtij veprimi mund të shkaktojë lëndim personal për shkak të ndezjes së
paqëllimshme të veglës.
KUJDES:
Përpara se të montoni kutinë e baterisë në vegël, kontrolloni gjithmonë për të parë nëse leva
e dorezës aktivizohet siç duhet dhe nëse kthehet në pozicionin "FIKUR" kur lëshohet. Leva e dorezës me
defekt mund të shkaktojë dëmtime personale.
KUJDES:
Mos e përdorni këtë dorezë zgjatuese për asnjë vegël përveç veglës Makita të lidhjes për
shufra përforcuese. Ky veprim mund të shkaktojë lëndime personale.
VINI RE:
Kur pastroni, mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme.
Mund të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
PËRSHKRIMI I PJESËVE
► Fig.1
1
Leva
5
Kapësja
9
Mbajtësja anësore
MONTIMI
Instalimi i veglës
1.
Bashkoni vidën e shtrëngimit në vrimën e folesë.
► Fig.2: 1. Vida e shtrëngimit 2. Vrima
2.
Hiqni kapësen dhe hapni derën e montimit të
veglës.
3.
Vendoseni veglën në montimin e veglës dhe
mbyllni derën. Pas kësaj, bllokojeni mirë derën duke
përdorur kapësen.
► Fig.3: 1. Kapësja 2. Kapaku 3. Montimi i veglës
Pasi kapësja të jetë shtrënguar plotësisht, mund të
ndryshoni pozicionin e kapëses duke e tërhequr atë lart
dhe duke e rrotulluar. Pozicionojeni kapësen në mënyrë
që të mos pengojë punën.
► Fig.4: 1. Kapësja
4.
Lironi bulonin brenda levës së dorezës duke e
rrotulluar me rreth dy rrotullime në drejtim të akrepave
të orës duke përdorur çelësin fiso hekzagonal.
► Fig.5: 1. Leva e dorezës 2. Buloni 3. Çelësi fiso
hekzagonal
VINI RE:
Mos e lironi bulonin më shumë
se sa duhet. Duke vepruar kështu mund të
shkaktoni rrëzimin e bulonit dhe do të rezultojë në
keqfunksionim të dorezës zgjatuese.
2
Montimi i veglës
6
Krahu
10
Vida e shtrëngimit
48 SHQIP
3
Foleja
7
Leva e dorezës
11
Çelësi fiso hekzagonal
5.
Lironi vidën e shtrëngimit dhe rregulloni gjatësinë
e krahut duke rrëshqitur folenë. Gjatë rregullimit,
sigurohuni që të lini një hapësirë mes levës dhe
këmbëzës së çelësit të veglës. Pas kësaj, shtrëngoni
fort vidën e shtrëngimit.
► Fig.6: 1. Leva 2. Këmbëza e çelësit 3. Hapësira
4. Krahu 5. Foleja 6. Vida e shtrëngimit
6.
Silleni levën e dorezës në mënyrë që të mos ketë
hapësirë mes levës së dorezës dhe folesë siç tregohet
në figurë.
► Fig.7
7.
Shtrëngoni bulonin brenda levës së dorezës duke
përdorur çelësin fiso hekzagonal.
► Fig.8: 1. Buloni 2. Leva e dorezës 3. Çelësi fiso
hekzagonal
KUJDES:
Sigurohuni që këmbëza e çelësit
të veglës të mos tërhiqet nga leva. Nëse ndodh
kështu, kryejeni procedurën e mësipërme nga
fillimi. Moskryerja e këtij veprimi mund të shkaktojë
ndezje aksidentale të veglës dhe të çojë në lëndim
personal.
4
Kapaku
8
Mbështetësja e krahut
12
Dadoja e shtrëngimit

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis