Herunterladen Diese Seite drucken

Shkrirja; Ndalimi I Produktit Tuaj; Mbajtës Shishesh - Beko BSSA210K2S Gebrauchsanweisung

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für BSSA210K2S:

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 1

Shkrirja

A) Pjesa e frigoriferit
Ndarja e frigoriferit bën shkrirje të plotë
automatike.
Pikat e ujit dhe një shkrirje deri në 7-8 mm
mund të ndodhë në muret e brendshme të
ndarjes të frigoriferit ndërsa frigoriferi juaj
ftohet. Këto formime janë normale si
rezultat i sistemit të ftohjes. Formimi i
ngricës shkrihet duke bërë shkrirjen
automatike me intervale të caktuara falë
sistemit automatik të shkrirjes të murit të
pasmë. Nuk kërkohet nga përdoruesi që të
krruajë ngricën ose të heqë pikat e ujit. Uji
që vjen nga shkrirja kalon në zgavrën e
kullimit të ujit dhe derdhet në evaporator
përmes tubit të kullimit dhe këtu avullon
vetë.
Kontrolloni rregullisht për të parë nëse tubi
i kullimit është bllokuar apo jo dhe
pastrojeni me kunjën në vrimë kur është e
nevojshme.
B) Ndarja e ngrirësit
Ndarja e ngrirjes të thellë nuk bën
shkrirjen automatike me qëllim që të
parandalohet prishja e ushqimeve të
ngrira.
Shkrirja është shumë e drejtpërdrejtë dhe
pa bërë pis, falë vaskës speciale të
grumbullimit të shkrirjes. Bëni shkrirjen dy
herë në vit ose kur është formuar një
shtresë ngrice prej 7 (1/4") mm.
Për të filluar procedurën e shkrirjes,
fikeni pajisjen në prizë dhe tërhiqni
spinën.
Të gjitha ushqimet duhet të mbështillen
në disa shtresa gazete dhe të ruhen në
një vend të freskët (p.sh. frigorifer ose
depo ushqimesh). Mund të vendosen enë
me ujë të ngrohtë me kujdes në ngrirës
për të shpejtuar procesin e shkrirjes. Mos
përdorni objekte me majë ose të mprehta
si për shembull thika ose pirunë për të
hequr akullin.
Asnjëherë mos përdorni tharëse flokësh,
ngrohës elektrikë ose pajisje të tilla
elektrike për shkrirjen. Fshijeni me
sfungjer ujin e shkrirjes të grumbulluar në
fund të ndarjes të ngrirësit. Pas shkrirjes,
thajeni plotësisht pjesën e brendshme.
Futeni spinën në prizën në mur dhe
ndizeni energjinë.

Ndalimi i produktit tuaj

Nëse termostati është i pajisur me
pozicionin "0":
- Produkti juaj do të ndalojë së punuari kur
e çoni termostatin në pozicionin "0" (zero).
Produkti juaj nuk do të ndizet derisa ta çoni
në pozicionin "1" ose në një nga pozicionet
e tjera përsëri.
Nëse termostati është i pajisur me
pozicionin "min":
- Hiqeni produktin nga priza për ta ndaluar.
Mbajtës shishesh
Ky aksesor mund të përdoret për ruajtjen
shishe ose kanaçe krah për krah.
12

Werbung

loading