Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

Lidhja elektrike

Lidheni produktin tuaj me një prizë të
tokëzuar e cila mbrohet nga një siguresë
me kapacitetin e duhur. E rëndësishme:
Lidhja duhet të jetë në përputhje me
rregullat kombëtare.
• Spina e korrentit duhet të jetë e
arritshme me lehtësi pas instalimit.
• Siguria elektrike e frigoriferit tuaj do të
garantohet vetëm nëse sistemi i
tokëzimit në shtëpinë tuaj përputhet
me standardet.
• Tensioni që tregohet në etiketën që
ndodhet në anën e brendshme të
produktit tuaj duhet të jetë i njëjtë me
tensionin e rrjetit.
Nuk duhet të përdoren kabllo
zgjatimi dhe multi priza për lidhjen.
Një dëmtim në kabllin e energjisë
duhet të ndërrohet nga një elektricist i
kualifikuar.
Produkti nuk duhet të vihet në punë
para se të riparohet! Ekziston rreziku i
goditjes elektrike!
Hedhja e paketimit
Materialet e paketimit mund të jenë të
rrezikshme për fëmijët. Mbajini materialet e
paketimit larg fëmijëve ose hidhini duke i
klasifikuar sipas udhëzimeve për mbeturinat
të treguara nga autoritetet vendase. Mos i
hidhni së bashku me mbeturinat e
zakonshme shtëpiake, hidhini në pikat e
caktuara nga autoritetet vendase.
Paketimi i frigoriferit tuaj është prodhuar prej
materialesh të riciklueshme.
Hedhja e frigoriferit të vjetër
Hidheni frigoriferin tuaj të vjetër pa
dëmtuar mjedisin.
• Mund të konsultoheni me shitësin e
autorizuar ose qendrën e grumbullimit të
mbeturinave të bashkisë tuaj për hedhjen
e frigoriferit.
Para se ta hidhni frigoriferin, priteni
spinën elektrike dhe, nëse ka ndonjë kyç
në derë, bëjini të papërdorshme me
qëllim që të mbroni fëmijët nga ndonjë
rrezik.
Vendosja dhe Instalimi
A
Nëse dera e hyrjes të dhomës ku do
të instalohet frigoriferi nuk është e gjerë
mjaftueshëm që të kalojë frigoriferi,
atëherë thërrisni shërbimin e autorizuar
që ata të heqin dyert e frigoriferit dhe
kalojeni anash përmes derës.
1. Montojeni frigoriferin në një vend që
përdoret me lehtësi.
2. Mbajeni frigoriferin larg burimeve të
nxehtësisë, vendeve të lagështa dhe
dritës direkte të diellit.
3. Duhet të ketë ventilim të mjaftueshëm
me qëllim që frigoriferi të punojë me
efektshmëri. Nëse frigoriferi do të
vendoset në një pjesë të futur në mur,
duhet të ketë një distancë të paktën 5
cm nga tavani dhe të paktën 5 cm nga
muri. Mos e vendosni produktin tuaj
mbi materiale si për shembull tapet ose
qilim.
4. Vendoseni frigoriferin mbi një sipërfaqe
të sheshtë për të parandaluar
lëkundjet.
9
SQ

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis