Ndërrimi i dritës
• Çdo ndërrim ose mirëmbajtje e llambave LED duhet të kryhet nga prodhuesi,
agjenti i tij i shërbimit ose nga një person me kualifikim të ngjashëm.
MBANI PARASYSH
Ky produkt përmban një burim drite të kategorisë me kursim energjie (G).
Lidhja e pajisjes
Pas instalimit të pajisjes, lidhni spinën e korrentit te priza.
MBANI PARASYSH
Pas lidhjes së kordonit të furnizimit me energji (ose spinës) me prizën, prisni 2 ose 3 orë
përpara se të vendosni ushqime te pajisja. Nëse vendosni ushqime përpara se pajisja të jetë
ftohur plotësisht, ushqimet mund të prishen.
Këshilla për kursimin e energjisë
• Mos e vendosni pajisjen pranë sobave, radiatorëve ose burimeve të tjera të
nxehtësisë. Nëse temperatura e ambientit është e lartë, kompresori do të punojë më
shpesh dhe për kohë më të gjatë, duke shkaktuar rritje të konsumit të energjisë.
• Sigurohuni që në bazament, anash dhe mbrapa pajisjes të ketë ajrim të mjaftueshëm.
Asnjëherë mos u mbuloni hapësirat e ajrimit.
• Ju lutemi të respektoni hapësirat e distancave që tregohen te kapitulli "Instalimi".
• Organizimi i sirtarëve, rafteve dhe shinave, siç tregohet në ilustrim, bën të mundur
përdorimin më të efektshëm të energjisë dhe prandaj duhet të ruhet sa më shumë të
jetë e mundur. Të gjithë sirtarët dhe raftet duhet të qëndrojnë brenda pajisjes për ta
mbajtur temperaturën stabël dhe për të kursyer energji.
• Për të pasur hapësirë më të madhe (p.sh. për ushqimet e mëdha të ftohta/të ngrira),
sirtarët e mesit mund të hiqen. Sirtarët e sipërm dhe të poshtëm duhet të hiqen të
fundit nëse është e nevojshme.
• Nëse frigoriferi/ngrirësi mbushen në mënyrë të njëtrajtshme, kjo bën që përdorimi i
energjisë të jetë optimal. Prandaj shmangni sektorët bosh ose gjysmë bosh.
• Lërini ushqimet e ngrohta të ftohen para se t'i futni në frigorifer/ngrirës. Ushqimet
që janë ftohur tashmë rritin efikasitetin e energjisë.
• Lërini ushqimet e ngrira të shkrijnë në frigorifer. Ftohtësia e ushqimeve të ngrira ul
konsumin e energjisë në sektorin e frigoriferit dhe kështu rrit efikasitetin e energjisë.
• Për të pakësuar humbjen e temperaturës së ftohtë, hapeni derën vetëm për aq sa ju
nevojitet. Hapja e derës për kohë të shkurtër dhe mbyllja siç duhet ndihmon në uljen
e konsumit të energjisë.
• Caktimi i temperaturës më të ftohtë sesa nevojitet, kontribuon në përdorimin optimal
të energjisë. Temperatura optimale në frigorifer është +7°C. Ajo duhet që të matet sa
më thellë përpara që të mundeni, në ndarjen e sipërme të frigoriferit.
• Gominat e derës së pajisjes duhet të jenë në gjendje perfekte në mënyrë që dyert të
mbyllen siç duhet dhe konsumi i energjisë të mos rritet në mënyrë të panevojshme.
07
AL