Herunterladen Diese Seite drucken

Gardena AccuCut Li Sicherheitshinweise Seite 220

Akku-grasschere /-strauchschere
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für AccuCut Li:

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 1
d) Sigurohuni që të gjithë çelësat e rrymës të jenë
fikur dhe të jetë aktivizuar bllokimi i ndezjes, kur
largoni materialin që pritet të bllokuar ose bëni
punime mirëmbajtjeje. Ndezja e paqëllimtë e prerëses
së ligustrave gjatë largimit të materialit që pritet të bllokuar
ose mirëmbajtjes mund të çojë në plagosje të rënda.
e) Mbajeni prerësen e ligustrave vetëm në sipër­
faqet e izoluara të dorezave, pasi thika mund të
bjerë në kontakt me kabllo të fshehura.
Kontakti i thikës me një tel me tension mund t'i vendosin
pjesët metalike të pajisjes nën tension dhe të shkaktojë
një goditje elektrike.
Operim i sigurt për prerëse bari
1 Shkollimi
a) Lexoni me vëmendje shpjegimet e përdorimit. Familja-
rizohuni me pjesët e përdorimit dhe mënyrën korrekte për
përdorimin e pajisjes.
b) Mos lejoni asnjëherë fëmijë apo persona të cilët nuk
e njohin pajisjen ta përdorin atë. Ka mundësi që rregulli-
me ligjore lokale ta kufizojnë moshën e përdoruesit në
veçanti.
c) Mbani parasysh, që përdoruesi mban përgjegjësi për
aksidentet e mundshme dhe dëmin e shkaktuar karshi
personave të tretë ose pasurisë së tyre.
2 Përdorimi
a) Përpara përdorimit kontrolloni kabllon si dhe zgjatimet
nëse kanë shenja defekti ose janë vjetruar. Në rast se
kablloja dëmtohet gjatë përdorimit, hiqeni nga priza
220
9881-20.961.02.indd 220
9881-20.961.02.indd 220
menjëherë. MOS E PREKNI KABLLON PËRPRA SE TA
KENI SHKËPUTUR NGA PRIZA. Mos e përdorini pajisjen,
në rast se kablloja është me defekt ose e amortizuar.
b) Përpara përdorimit të pajisjes kontrolloni me shikim
nëse ka dëmtime, nëse mungojnë pjesë, ose pjesët
mbrojtëse apo mbuluese janë montuar gabim.
c) Mos e përdorni pajisjen asnjëherë, në rast se ka per-
sona të tjerë, veçanërisht fëmijë apo kafshë shtëpiake në
afërsi.
3 Vënia në punë
a) Mbajeni kabllon së bashku me zgjatuesin larg pjesës
prerëse.
b) Ju duhet të mbani syze mbrojtëse dhe këpucë të
sigurta pune gjatë gjithë kohës që përdorni pajisjen.
c) Shmangni përdorimin e pajisjes kur kushte e motit
janë të papërshtatshme, veçanërisht kur ka rrufe.
d) Përdoreni pajisjen vetëm gjatë ditës ose kur ndriçimi
artificial është optimal.
e) Mos e përdorni asnjëherë makinerinë në rast se ajo
i ka mbulesën apo pajisjen mbrojtëse të dëmtuara, ose
kur këto pjesë mbrojtëse mungojnë.
f) Ndizeni motorin vetëm në ato raste kur i keni duart
dhe këmbët larg pjesës prerëse të pajisjes.
g) Ruajeni pajisjen të shkëputur nga rryma elek trike
(pra prizën e furnizimit me rrymë gjithnjë të shkëputur nga
rrjeti, si dhe çmontoni pajisjen bllokuese si dhe baterinë)
– gjithnjë në ato raste, kur pajisjen nuk e keni nën
vëzhgim;
– përpara heqjes së një bllokimi;
30.11.22 18:44
30.11.22 18:44

Werbung

loading

Diese Anleitung auch für:

98819883