Herunterladen Diese Seite drucken

Workers best WB 600 PS Bedienungsanleitung Seite 31

Werbung

Thithja e pluhurit
Sharra shpuese me pendul është e pajisur me një mekanizëm për thithjen e pluhurit,
me anë të të cilit mund të lidhet me një pajisje të zakonshme thithëse ose me një fshesë
korrenti shtëpiake. Thithja e pluhurit ndodh në mënyrë të drejtpërdrejtë tek shufra e sharrës,
përmes kanalit thithës deri në fshesën me korrent. Nën shufrën e sharrës formohet
me anën e një shtrese transparente mbrojtëse, një dhomëzë, e cila thith vazhdimisht.
Përparësitë e thithjes së pluhurit: pamje më e qartë e vendit të prerjes, vend pune
më i pastër dhe ajër i pastër për t'u thithur.
Vënia në punë
• Ndizeni sharrën shpuese dhe vendoseni këmbalecin e sharrës mbi material.
• Lëvizeni sharrën ngadalë mbi vijën e parashënuar ku do sharroni dhe lëvizeni sharrën
shpuese ngadalë përpara.
• Puthiteni sharrën shpuese mirë mbi materialin që po sharroni. Përndryshe, sharra
shpuese do të vibrojë dhe shufra e sharrës do të thyhet.
Sharrimi me shpim
Kur sharra nuk vendoset dot në skajin e materialit që duhet të sharroni ose kur nuk është
shpuar asnjë vrimë paraprakisht, duhet të „sharroni me shpim". Kjo realizohet si më
poshtë:
• Vendoseni sharrën shpuese me pjesën e përparme të rrumbullakosur të këmbalecit të
sharrës.
• Ndizeni sharrën shpuese dhe lëreni shufrën e sharrës të ulet ngadalë përposh, derisa
të prekë materialin.
• Lërjani punën tani sharrës dhe futeni shufrën e sharrës ngadalë në material.
• Pasi ta keni ngulur sharrën në material, mund të vazhdoni sharrimin në pozicionin normal.
Për këtë lloj sharrimi mund të të shponi gjithashtu një vrimë edhe me trapan (e cila
është mjaftueshëm e madhe për shufrën e sharrës). Së fundi, ndiqni hapat e mësipërme
përkatëse.
Mirëmbajtja
Përpara punimeve të mirëmbajtjes dhe pastrimit, shkëputeni gjithmonë spinën nga
priza. Mos përdorni asnjëherë ujë ose lëngje të tjera për pastrimin e pjesëve elektrike të
sharrës.
• Mbajeni këmbalecin e sharrës gjithmonë të pastër, në mënyrë që gjatë sharrimit të
mos ketë pasaktësi.
• Mbajeni pjesën e jashtme të sharrës të pastër, në mënyrë që gjithë pjesët të lëvizin
gjithmonë siç duhet dhe pa u konsumuar.
• Mbajeni kanalin e ajrimit të motorit të pastër, në mënyrë që motori të mos mbinxehet.
• Kur furçat prej qymyri konsumohen, sharra shpuese do të fiket vetë Në këtë rast, çojeni
sharrën shpuese tek shitësi juaj i „Workers Best".
• Grasatojeni rregullisht kushinetën udhëzuese.
1247870_Stichsä g e_WB 600 PS_BDA.indd 30
1247870_Stichsä g e_WB 600 PS_BDA.indd 30
30
18.01.21 09:38
18.01.21 09:38

Werbung

loading