Herunterladen Diese Seite drucken

Workers best WB 600 PS Bedienungsanleitung Seite 26

Werbung

Përdoreni këtë makineri vetëm sipas përcaktimit për të! Çdo përdorim tjetër, i cili del
jashtë këtij përcaktimi, nuk është përdorim i saktë. Për lëndimet ose dëmet e çdo lloji që
shkaktohen si rezultat i tij, përgjegjës do të jetë plotësisht përdoruesi dhe jo prodhuesi
i makinerisë.
Sipas rregullave, pajisjet tona nuk janë dizajnuar për përdorim në artizanat, punë
profesionale ose në industri. Nëse kjo pajisje do të përdoret në kuadër të një përdorimi
në sektorin artizanal, profesional ose industrial, atëherë ajo nuk mbulohet nga garancia.
Gjatë përdorimit të makinerisë ju duhet zbatoni disa masa sigurie për të
shmangur dëmtimet dhe plagosjet e mundshme. Lexoni udhëzimet e përdorimit
të përshtatshëm. Kini kujdes që informacionet ti keni gjithmonë me vete kur
jeni doku punuar me makinerinë. Nëse në ndonjë rast do ja jepni makinerinë
ndonjë personi tjetër kini kujdes ti jepni edhe udhëzimet e përdorimit. Ne nuk
marrim përsipër asnjë përgjegjësi për aksidente, dëmtime të cilat janë
shkaktuar nga mosvëmendja apo nga moszbatimi i udhëzimeve të sigurisë.
Udhëzime të përgjithshme sigurie për veglat elektrike
PARALAJMËRIM! Lexoni gjithë udhëzimet e sigurisë, instruksionet, ilustrimet
dhe të dhënat teknike të ofruara bashkë me këtë vegël elektrike. Mosrespektimi
i instruksioneve të mëposhtme mund të shkaktojë goditje elektrike, djegie dhe/ose
lëndime të rënda.
Ruani të gjitha udhëzimet e sigurisë dhe të përdorimit për të ardhmen.
Termi „Mjet elektrik" i përdorur në udhëzimet e sigurisë i referohet si mjeteve elektrike
që punojnë të lidhura me rrjetin elektrik (me kabull elektrik) edhe mjeteve elektrike me
bateri (pa kabull elektrik).
1. Siguria në vendin e punës
a. Mbajeni vendin Tuaj të punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Parregullsitë ose
vende të pandriçuara të punës mund të shkaktojnë aksidente.
b. Mos punoni me veglën elektrike në ambiente me rrezikshmëri shpërthimi, në
të cilat gjenden lëngje të djegshëm, gaze ose pluhura. Veglat elektrike prodhojnë
shkëndija, të cilat mund të ndezin pluhurin ose avullin.
c. Mbani fëmijët dhe personat e tjerë larg përdorimit të veglave elektrike. Gjatë
mënjanimit mund të humbni kontrollin mbi aparatin.
2. Siguria elektrike
a. Spina e veglës elektrike të punës duhet të puqet me prizën. Spina nuk
duhet të ndërrohet në asnjë mënyrë. Mos përdorni spina adaptuese
me veglat elektrike të mbrojtura me tokëzim. Spinat e pandryshueshme dhe
prizat e përshtatshme zvogëlojnë rrezikun nga goditja elektrike.
b. Shmangni kontaktin trupor me sipërfaqet e tokëzuara, si nga tubat, kaloriferët,
1247870_Stichsä g e_WB 600 PS_BDA.indd 25
1247870_Stichsä g e_WB 600 PS_BDA.indd 25
25
18.01.21 09:38
18.01.21 09:38

Werbung

loading