Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Përdorimi I Synuar - Makita DCX200 Betriebsanleitung

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für DCX200:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 63
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
ose shi.
Mos e hidhni baterinë në zjarr
Mos krijoni qark të shkurtër të baterisë.
Përdorimi i synuar
Pajisja është prodhuar për ngrohjen e trupit në mjedise
të ftohta.
PARALAJMËRIME
SIGURIE
PARALAJMËRIM:
paralajmërimet dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e paralajmërimeve dhe udhëzimeve
mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose
lëndim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Paralajmërime të përgjithshme mbi sigurinë
Fëmijët, personat me aftësi të kufizuara ose
personat me mungesë ndjeshmërie ndaj
nxehtësisë, për shembull, personat me
qarkullim të dobët të gjakut, nuk duhet ta
përdorin pajisjen.
Mos e përdorni pajisjen përveç qëllimit për të
cilin është prodhuar.
Asnjëherë mos e përdorni pajisjen kur pjesa e
brendshme është e lagur.
Vishni të brendshme me mëngë të gjata kur
mbani pajisjen. Mos e vishni pajisjen mbi
lëkurë të zhveshur.
Nëse ndieni diçka të pazakontë, fikeni pajisjen
dhe hiqni menjëherë baterinë.
Mos lejoni që kablloja e energjisë të pickohet.
Kablloja e dëmtuar mund të shkaktojë goditje
elektrike.
Nëse gjendet ndonjë anomali, kontaktoni me
qendrën lokale të shërbimit për riparim.
Mos përdorni karfica ose gjëra të ngjashme.
Instalimet elektrike brenda mund të dëmtohen.
Ruani etiketat e mirëmbajtjes dhe pllakëzën
udhëzuese. Nëse ato bëhen të palexueshme
ose mungojnë, kontaktoni me qendrën tonë
lokale të shërbimit për riparim.
Zgjidhni cilësime të përshtatshme temperature
në përputhje me mjedisin e përdorimit për
përdorim të vazhdueshëm.
Kutia e baterisë, mbajtësja e baterisë dhe
konektorët nuk duhet të lejohen të lagen gjatë
larjes dhe tharjes.
Pajisja mund të përdoret nga fëmijë më të
mëdhenj se 3 vjeç dhe më të rinj se 8 vjeç
nën mbikëqyrje dhe me kontrollin të caktuar
gjithnjë në vlerë minimale të temperaturës.
Lexoni të gjitha
Kini kujdes të mos prekni të njëjtën pjesë të
lëkurës me pjesën e ngrohjes për një kohë
të gjatë. Nëse pjesa e ngrohjes prek të njëjtën
pjesë të lëkurës për një kohë të gjatë, ekziston
mundësia e djegies në temperaturë të ulët edhe
me temperaturë relativisht të ulët (40 deri 60 °C).
Ndaloni përdorimin e pajisjes nëse ndjeni se
është e nxehtë.
Asnjëherë mos e përdorni pajisjen kur jeni
duke fjetur.
Për të shmangur mundësinë e goditjes nga
i nxehti, shkëputni veshjen kur hyni në një
mjedis me temperaturë relativisht të lartë.
Kontrolloni me kujdes shenjën
e brendshme të veshjes. Mos fusni karfica në
veshje nga pjesët e brendshme ose të jashtme.
Hiqni bateritë nga pajisja përpara karikimit.
Hiqni nga pajisja bateritë që nuk bëjnë dhe
eliminojini në mënyrë të sigurt.
Përpara se ta ruani pajisjen diku, hiqini
bateritë.
Mos krijoni qark të shkurtër të poleve të
baterisë.
Ruajeni pajisjen në një vend ku nuk mund të
preket nga kafshët shtëpiake.
Larja
Kur e lani pajisjen, ndiqni udhëzimet në
etiketën e kujdesit mbi pajisje.
Përpara se ta pastroni pajisjen, hiqni
mbajtësen e baterisë dhe kutinë e baterisë
dhe më pas vendoseni kabllon e energjisë në
xhepin e baterisë dhe mbyllni shtrënguesen.
Siguria në zonën e punës
Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të
ndriçuar mirë. Zonat e ngarkuara ose të errëta
rrisin rrezikun për aksidente.
Siguria elektrike
Mos e ekspozoni pajisjen në shi ose në kushte
me lagështirë. Uji që hyn në pajisje mund të rrisë
rrezikun e goditjeve elektrike.
Mos e keqpërdorni kordonin. Asnjëherë mos e
përdorni kordonin për transportimin, tërheqjen
ose shkëputjen e pajisjes. Mbajeni kordonin
larg nxehtësisë, lubrifikantëve dhe pjesëve të
mprehta.
Mos e lidhni burimin e rrymës me portën e
USB-së. Ndryshe, ekziston rreziku i zjarrit. Porta e
USB-së është prodhuar për t'u përdorur vetëm për
karikimin e pajisjeve me tension të ulët.
Gjithmonë vendoseni kapakun në portën e
USB-së kur nuk karikoni pajisje me tension të
ulët.
Mos fusni brenda portës së furnizimit të
USB-së me energji gozhdë, tela, etj. Ndryshe,
qarku i shkurtër mund të shkaktojë tym dhe zjarr.
Mos e prekni kordonin dhe baterinë me duar të
lagura ose me yndyrë.
Asnjëherë mos e përdorni pajisjen kur kordoni
ose priza është e dëmtuar.
Gjithmonë përdorni mbajtësen e baterisë të
specifikuar nga Makita.
82 SHQIP
në pjesën

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Dcx201

Inhaltsverzeichnis