Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Zgjidhja E Problemeve - Beko GN1416230CXN Bedienungsanleitung

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für GN1416230CXN:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 75
7

Zgjidhja e problemeve

Kontrolloni këtë listë para se të kontaktoni me
servisin. Kjo do t'ju kursejë kohë dhe para. Kjo listë
përfshin ankesat e shpeshta që nuk janë të lidhura
me defekte të prodhimit ose të materialeve. Disa
veçori të përmendura këtu mund të mos jenë të
vlefshme për produktin tuaj.
Frigoriferi nuk punon.
Spina elektrike nuk është vendosur mirë.
>>> Shtyjeni që të jetë e vendosur mirë në
prizë.
Siguresa e lidhur me prizën e produktit ose
siguresa kryesore mund të jetë e djegur.
>>> Kontrolloni siguresat.
Kondensim në faqen anësore të ndarjes së
ftohësit (pjesa me shumë zona, ftohësi, kontrolli
dhe zona fleksibël)
Mjedisi është shumë i lagësht. >>> Mos e
montoni produktin në mjedise me lagështi.
Ushqimet e lëngshme mbahen në mbajtëse
të paizoluara. >>> Mbajini ushqimet e
lëngshme në mbajtëse të izoluara.
Dera e produktit është lënë e hapur. >>>
Mos e mbani derën e frigoriferit të hapur për
periudha të gjata.
Temperatura e termostatit është shumë
e ulët. >>> Vendoseni termostatin në
temperaturën e duhur
Kompresori nuk punon.
Në rast se ndërprerjeve të energjisë ose
heqjes dhe rivendosjes së spinës, presioni i
gazit në sistemin e ftohjes së produktit nuk
është i ekuilibruar dhe kjo aktivizon mbrojtjen
termik të kompresorit. Produkti do të rifillojë
punën pas afro 6 minutash. Nëse produkti
nuk rifillon punën pas kësaj periudhe,
kontaktoni me servisin.
Shkrirja është aktive. >>> Kjo është normale
për një produkt me shkrirje automatike.
Shkrirja kryhet periodikisht.
Produkti nuk është në prizë. >>> Sigurohuni
që kordoni elektrik të jetë në prizë.
Përcaktimi i temperaturës nuk i gabuar.
>>> Zgjidhni përcaktimin e përshtatshëm të
temperaturës.
Nuk ka energji elektrike. >>> Produkti do të
vazhdojë të punojë si normalisht pas rikthimit
të energjisë
Zhurma e përdorimit të frigoriferit rritet gjatë
punës.
Rendimenti i përdorimit të frigoriferit mund
të ndryshojë në varësi të ndryshimeve të
temperaturës së ambientit. Kjo është normale
dhe nuk është një defekt.
Frigoriferi punon shumë shpesh dhe për një
kohë të gjatë.
Produkti i ri mund të jetë më i madh se
produkti i mëparshëm. Produktet e mëdha do
të punojnë për periudha më të gjata.
Temperatura e dhomës mund të jetë shumë e
lartë. >>> Produkti do të punojë normalisht
për periudha më të gjata në temperatura më
të larta të dhomës.
Produkti mund të jetë vënë në prizë së fundi
ose mund të jenë vendosur ushqime të tjera
në të. >>> Produkti do të kërkojë më shumë
kohë për të arritur temperaturën e caktuar
kur vendoset në prizë së fundi ose kur
vendosen ushqime të reja. Kjo është normale.
Sasi të mëdha ushqimesh të nxehta mund të
jenë vendosur në produkt së fundi. >>> Mos
vendosni ushqime të nxehta te produkti.
Dyert janë hapur shpesh ose janë mbajtur
të hapura për periudha të gjata. >>> Ajri
i ngrohtë që lëviz brenda do të bëjë që
produkti të punojë më gjatë. Mos i hapni
shumë shpesh dyert.
Dera e ngrirësit ose e ftohësit mund të jetë
pak e hapur. >>> Kontrolloni që dyert të jenë
të mbyllura mirë.
Produkti mund të jetë vendosur në
temperaturë shumë të ulët. >>> Vendoseni
temperaturën pak më lart dhe prisni që
produkti të arrijë temperaturën e rregulluar.
Rondelja e derës së ftohësit ose ngrirësit
mund të jetë e pistë, e konsumuar, e thyer
ose jo në vendin e duhur. >>> Pastroni ose
ndërroni rondelen. Rondelet e dëmtuara/të
konsumuara të derës do të bëjnë që produkti
të punojë për periudha më të gjata për të
ruajtur temperaturën aktuale.
Zgjidhja e problemeve
32 /34 SQ
Manuali i frigoriferit / i përdorimit

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis