AL
Deklarata e privatësisë për përdorimin e pajisjes
Të gjitha të dhënat personale që ndani me TCL Communication Ltd. do të trajtohen
sipas njoftimit tonë për privatësinë. Mund ta shikoni njoftimin tonë për privatësinë
duke vizituar faqen tonë të internetit: https://www.tcl.com/global/en/communication-
privacy-policy
Deklaratë mohimi
Midis përshkrimit në manualin e përdoruesit dhe funksionimit të pajisjes mund të
ketë disa ndryshime, në varësi të versionit të softuerit të pajisjes ose të shërbimeve
të veçanta të operatorit. TCL Communication Ltd. nuk do të jetë përgjegjës për
këto ndryshime, nëse ka, as për pasojat e tyre të mundshme, përgjegjësia e të
cilave do të jetë vetëm e operatorit.
Garancia e kufizuar
Si konsumator, ju mund të keni të drejta ligjore (statutore) të cilat janë përveç
atyre të përcaktuara në këtë garanci të kufizuar që ofrohet me dëshirë nga
prodhuesi, si për shembull ligjet për konsumatorin të vendit ku jetoni ("Të drejtat
e konsumatorit"). Kjo garanci e kufizuar tregon situata të caktuara se në të cilat
prodhuesi do të sigurojë ose nuk do të sigurojë një zgjidhje për pajisjen TCL. Kjo
garanci e kufizuar nuk kufizon ose nuk përjashton asnjë prej të drejtave TUAJA si
konsumator të cilat lidhen me pajisjen TCL.
Për më shumë informacion rreth garancisë së kufizuar, shkoni në
https://www.tcl.com/global/en/warranty
Në rast të ndonjë defekti të pajisjes që ju pengon ta përdorni normalisht, duhet të
informoni menjëherë shitësin dhe ta paraqitni telefonin me provën e blerjes.
10