Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita BL1055B Betriebsanleitung Seite 102

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für BL1055B:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 16
Hapni kapakun në portën USB. Lidhni baterinë dhe
përshtatësin e rrymës AC ADP07 (nuk përfshihet) ose
karikues tjetër të përgjithshëm USB duke përdorur
kabllon USB që keni marrë me baterinë. Specifikimi
i daljes i rekomanduar për karikues të përgjithshëm
USB është 5 V / 2,4 A ose më pak. Pas kësaj, lidheni
përshtatësin e rrymës AC ADP07 me rrymën kryesore.
Kur përfundon karikimi, do të ndizet treguesi i kapacitetit
të baterisë dhe më pas fiket pas një periudhe të caktuar.
Shkëputni përshtatësin e rrymës AC dhe shkëputni
kabllon USB dhe më pas mbyllni kapakun.
► Fig.2: 1. Përshtatësi i rrymës AC ADP07 2. Bateri
BL1055B 3. Kapaku 4. Kablloja USB
Kuptimi i llambës treguese
Llambat treguese
Ndezur
Fikur
(Llamba fiket pas një periudhe të caktuar.)
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
Ndërkohë që bateria është shkëputur, shtypni butonin
e energjisë. Treguesi i kapacitetit të baterisë ndizet për
pak sekonda.
► Fig.3: 1. Treguesi i kapacitetit të baterisë
Kuptimi i llambës treguese
Llambat treguese
Ndezur
Fikur
Kapaciteti i
mbetur
Duke pulsuar
100%
(Karikimi ka
përfunduar)
50% deri
100%
25% deri 50%
0% deri 25%
Kapaciteti i
mbetur
Duke pulsuar
50% deri
100%
25% deri 50%
10% deri 25%
Më pak se
10%
Anomali e
baterisë
Lidhja e pajisjeve USB
KUJDES:
Lidhni vetëm pajisje që janë të
pajtueshme me portën USB. Duke mos vepruar
kështu mund të shkaktohet keqfunksionim i baterisë.
VINI RE:
Përpara lidhjes së një pajisjeje USB
me baterinë, gjithmonë rezervojini të dhënat në
pajisjen USB. Duke mos vepruar kështu mund të
shkaktohet humbje e të dhënave tuaja.
VINI RE:
Bateria mund të mos furnizojë me
energji disa pajisje USB.
VINI RE:
Kur nuk përdoret ose pas karikimit,
hiqeni kabllon USB dhe mbyllni kapakun.
Bateria mund të veprojë si furnizim i jashtëm me energji
për pajisjet me USB.
Hapni kapakun dhe lidhni një kabllo USB me portën
USB të baterisë. Më pas lidheni fundin tjetër të kabllos
me pajisjen. Për të bërë furnizimin me energji, shtypni
dhe mbani të shtypur butonin e energjisë derisa të
ndizet treguesi i kapacitetit të baterisë. Për të ndaluar
furnizimin me energji, shtypni dhe mbani të shtypur
butonin e energjisë derisa të fiket treguesi i kapacitetit
të baterisë.
► Fig.4: 1. Butoni i energjisë 2. Porta USB
SHËNIM: Rryma aktuale e daljes ndryshon në varësi
të pajisjes USB që do të lidhet.
SHËNIM: Energjia e baterisë konsumohet kur butoni i
energjisë është i ndezur. Gjithmonë fikeni çelësin kur
nuk është në përdorim.
SHËNIM: Kur furnizoni me energji disa pajisje
USB radhazi, prisni rreth 10 sekonda pasi të keni
shkëputur pajisjen e mëparshme përpara se të lidhni
pajisjen tjetër.
MIRËMBAJTJA
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
VINI RE:
Mos e lani baterinë me ujë.
Fshini papastërtitë, pluhurin, vajin, yndyrat etj.
duke përdorur leckë të pastër të thatë ose me një
të njomur me ujë me sapun dhe të shtrydhur fort.
Ruajeni baterinë në një vend ku të mos jetë
shumë nxehtë, ftohtë apo lagësht.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
102 SHQIP

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis