Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Lidhni Kulluesin E Kondensatit Në Njësinë E Brendshme; Kontrolli I Shtrëngimit Dhe Mbushja E Sistemit; Lidhja Elektrike; Këshilla Të Përgjithshme - Bosch CL3000i-Set 26 E Installationsanleitung

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für CL3000i-Set 26 E:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 33
Diametri i jashtëm i tubit
Ø [mm]
6,35 (1/4")
9,53 (3/8")
12,7 (1/2")
15,9 (5/8")
tab. 7
Karakteristikat e lidhjeve të tubave
3.4.2
Lidhni kulluesin e kondensatit në njësinë e brendshme
Kolektori i kondensatit i njësisë së brendshme është i pajisur me dy
lidhje. Nga fabrika vijnë të montuara një zorrë kondensati dhe një tapë,
këto mund të ndërrohen ( figura 10).
▶ Vendosni zorrën e kondensatit me pjerrësi.
3.4.3
Kontrolli i shtrëngimit dhe mbushja e sistemit
Kontrolli i shtrëngimit
Respektoni rregulloret shtetërore dhe vendore për testimin e rrjedhjes.
▶ Hiqni kapakët e tri valvulave ( figura 18, [1], [2] dhe [3]).
▶ Lidhni hapësin Schrader [6] dhe manometrin [4] te valvula
Schrader [1].
▶ Vidhosni hapësin Schrader dhe hapni valvulën Schrader [1].
▶ Mbajini valvulat [2] dhe [3] të mbyllura dhe mbusheni sistemin me
azot derisa presioni 10 % të jetë mbi presionin maksimal të punës
( faqja 186).
▶ Kontrolloni nëse presioni rri i pandryshuar pas 10 minutash.
▶ Çlironi azotin derisa të arrihet presioni maksimal i punës.
▶ Kontrolloni nëse presioni nuk ndryshon edhe pas së paku 1 ore.
▶ Çlironi azotin.
Mbushja e impiantit
KËSHILLË
Avari për shkak freoni të gabuar
Njësia e jashtme është e mbushur me freon R32 nga fabrika.
▶ Nëse duhet shtuar freon, mbusheni vetëm me të njëjtin freon. Mos
përzieni tipa të ndryshëm freoni.
▶ Zbrazeni dhe thajeni sistemin me një pompë me vakuum
( Figura 18, [5]) derisa të arrihet afor −1 bar (ose afro
500 Micron).
▶ Hapni valvulën e sipërme [3] (ana e lëngut).
▶ Kontrolloni me manometër [4] nëse rrjedhja është e lirshme.
▶ Hapni valvulën e poshtme [2] (ana e gazit).
Freoni shpërndahen nëpër sistem.
▶ Së fundi kontrolloni kushtet e presionit.
▶ Zhvidhosni hapësin Schrader [6] dhe mbyllni valvulën Schrader [1].
▶ Hiqni pompën e vakuumit, manometrin dhe hapësin Schrader.
▶ Rivendosni kapakët në valvula.
▶ Rivendosni kapakun për lidhjet e tubave në njësinë e jashtme.
Climate 3000i – 6721823680 (2021/02)
Forca e rrotullimit [Nm]
18-20
32-39
49-59
57-71
Diametri i vrimës me
Skaji me bordurë i tubit
bordurë (A) [mm]
8,4-8,7
13,2-13,5
16,2-16,5
19,2-19,7
3.5

Lidhja elektrike

3.5.1
Këshilla të përgjithshme
PARALAJMËRIM
Rrezik për jetën nga rryma elektrike!
Prekja e pjesëve elektrike që janë nën tension, mund të shkaktojë goditje
elektrike.
▶ Para punimeve në pjesët elektrike, ndërpriteni furnizimin me tension
shumëpolësh (siguresa/çelësi LS) dhe sigurojeni ndaj rindezjes pa
dashje.
▶ Punimet në sistemin elektrik mund të kryhen vetëm nga një elektricist
i miratuar.
▶ Respektoni masat e sigurisë sipas rregulloreve kombëtare dhe
ndërkombëtare.
▶ Nëse ka rrezik sigurie në tensionin e linjës apo në rast qarku të
shkurtër gjatë instalimit, informojeni operatorin me shkrim dhe mos i
instaloni pajisjet pa u zgjidhur problemi.
▶ Kryejini të gjitha lidhjet elektrike sipas planit të lidhjeve elektrike.
▶ Priteni izolimin e kabllos vetëm me veglat e posaçme.
▶ Mos lidhni asnjë konsumator tjetër në linjën elektrike të pajisjes.
▶ Mos ngatërroni fazën me nulin. Përndryshe mund të shkaktoni avari.
▶ Në rast lidhjeje fikse elektrike, instaloni një mbrojtëse nga
mbitensioni dhe një automat të përcaktuar për 1,5 herë konsumin
maksimal të energjisë së pajisjes.
3.5.2
Lidhja e njësisë së brendshme
Njësia e brendshme është e lidhur me të jashtmen përmes një kablloje
tipi H07RN-F 5-telëshe. Prerja tërthore e përçuesit të kabllos së
komunikimit duhet të jetë së paku 1,5 mm
KËSHILLË
Dëmet në pronë për shkak të lidhjes së gabuar të njësisë së
brendshme
Njësia e brendshme ushqehet me tension nga njësia e jashtme.
▶ Lidheni njësinë e brendshme vetëm te njësia e jashtme.
Për të lidhur kabllon e komunikimit:
▶ Palosni kapakun e sipërm ( figura 19).
▶ Hiqni vidën dhe hiqni kapakun nga pulti.
▶ Hiqni vidën dhe hiqni kapakun [1] e klemave të lidhjes
( figura 20).
▶ Përthyejeni për jashtë hyrjen e kabllos [3] nga mbrapa njësisë së
brendshme dhe kaloni kabllon.
▶ Sigurojeni kabllon në kapëse [2] dhe lidheni me klemat W, 1(L),
2(N), S dhe
▶ Vini re caktimin e telave në klema.
▶ Rivendosni kapakët.
▶ Kaloni kabllot te njësia e jashtme.
Dado e filetuar e
paramontuar me bordurë
90°± 4
A
45°± 2
R0.4~0.8
2
.
.
Instalimi
3/8"
3/8"
5/8"
3/4"
181

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis