Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita DMR203 Bedienungsanleitung Seite 86

Kabelloser lautsprecher
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für DMR203:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 65
PARALAJMËRIM:
Përdorni vetëm kutitë e baterisë të listuara më
lart. Përdorimi i kutive të tjera të baterisë mund të
shkaktojë lëndim dhe/ose zjarr.
Shënim:
● Tabela në lidhje me kohën e funksionimit të baterisë
më lart jepet për referencë.
● Koha aktuale e funksionimit mund të ndryshojë me
llojin e baterisë, gjendjen e karikimit ose mjedisin e
përdorimit.
INSTALIMI DHE FURNIZIMI
ME ENERGJI
KUJDES:
● Bëni kujdes që të mos zini gishtat kur të hapni
dhe mbyllni kapakun e baterisë.
● Kthejeni bllokuesin e folesë së baterisë në
pozicion fillestar, pasi të instaloni ose të hiqni
kutinë e baterisë. Në të kundërt, kutia e baterisë
mund të bjerë aksidentalisht nga altoparlanti,
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
● Gjithmonë mbylleni dhe kyçeni bllokuesin e folesë
së baterisë përpara se të lëvizni altoparlantin.
● Fikeni gjithmonë altoparlantin përpara se të
instaloni ose të hiqni kutinë e baterisë.
● Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni
altoparlantin. Kutia e thyer mund t'ju presë gishtin
ose t'ju ngulet në trup. Altoparlanti i dëmtuar
mund të shfaqë sjellje të paparashikueshme
që rezultojnë në zjarr, shpërthime apo rrezik
plagosjeje.
● Mbajeni fort altoparlantin dhe kutinë e baterisë
kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e altoparlantit dhe e kutisë së
baterisë mund të bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart
dhe të shkaktohet dëmtim i altoparlantit dhe i
kutisë së baterisë, si dhe lëndim i personit.
E RËNDËSISHME:
● Fuqia e reduktuar, distorsioni, "tingulli belbëzues"
ose "niveli i ulët të baterisë", janë të gjitha shenja se
paketa e baterisë kryesore duhet të ndërrohet.
● Kutia e baterisë nuk mund të karikohet përmes
përshtatësit të rrymës AC që keni marrë.
● Kutia e baterisë nuk është përfshirë si aksesor
standard.
Montimi ose heqja e paketës me
rrëshqitje të baterisë (fig. 3 dhe 4)
● Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni gjithmonë deri në fund,
derisa të bllokohet në vend me një zhurmë kërcitëse.
● Nëse shikoni treguesin e kuq në anën e sipërme të
butonit, ajo nuk është e bllokuar plotësisht. Instalojeni
plotësisht derisa treguesi i kuq të mos shihet. Në
të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga
altoparlanti duke ju lënduar juve ose personin pranë
jush.
● Mos përdorni forcë gjatë instalimit të paketës së
baterisë. Nëse paketa nuk hyn lehtë, nuk po e futni
siç duhet.
● Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga
altoparlanti ndërsa shtypni butonin në pjesën e
përparme të paketës së baterisë.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive
* Vetëm për paketat e baterisë me "B" në fund të
numrit të modelit
1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda
● Bateritë 14,4V/18V
Llambat treguese
E ndezur
E fikur
86 SHQIP
1
2
Kapaciteti i mbetur
i baterisë
Pulsuese
75% ~ 100%
50% ~ 75%
25% ~ 50%
0% ~ 25%
Karikojeni baterinë
Bateria
mund të ketë
keqfunksionuar.

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis