Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Instalimi; Lidhja Elektrike; Ndezja E Pajisjes - Beko WSA 14000 Gebrauchsanweisung

Leistungsstarker vertikaler kühlschrank
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für WSA 14000:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 36
SQ
 Nuk rekomandohet që ta ndaloni pajisjen
nëse nuk do ta përdorni për pak ditë. Nëse
nuk do ta përdorni për një periudhë më të
gjatë, ju lutem veproni si më poshtë:
- hiqeni aparatin nga priza;
- zbrazeni frigoriferin dhe ngrirësin;
- shkrijeni dhe pastrojeni pajisjen;
- lërini dyert të hapura për të shmangur erërat
e pakëndshme.
 Kablloja elektrike mund të zëvendësohet
vetëm nga një person i autorizuar.
 Nëse kablli i energjisë është dëmtuar, ai
duhet të ndërrohet nga prodhuesi, agjenti i tij i
shërbimit ose persona të ngjashëm të
kualifikuar për të shmangur rreziqet.

Instalimi

 Kjo pajisje është bërë për përdorim në
temperatura ambienti deri në 25°C dhe
lagështi 60%, Kategoria klimaterike 3 (në
përputhje me Reg EU 1095-2005), e cila
duhet të mbahet relativisht konstante.
Montojeni pajisjen larg nga burimet e
nxehtësisë. Vendosja e pajisjes në një dhomë
të ngrohtë, ekspozimi direkt në dritën e diellit
ose vendosja pranë një burimi nxehtësie
(ngrohëse, sobë, furrë) çon në rritje të konsumit
të energjisë dhe ulje të jetëgjatësisë të pajisjes.
 Ju lutem zbatoni distancat minimale të
mëposhtme:
- 100 cm nga sobat me qymyr ose naftë;
- 150 cm nga sobat elektrike dhe/ose me gaz;
Siguroni qarkullim të lirë të ajrit rrotull pajisjes,
duke zbatuar distancat e përmendura në
vizatime (Artikujt 2).
 Vendoseni kapakun e pasmë të ajrimit prapa
frigoriferit tuaj për të vendosur distancën midis
frigoriferit dhe murit (Artikulli 3).
 Vendoseni pajisjen në një vend të thatë dhe
të ajrosur mirë, në nivel perfekt duke
rregulluar këmbët e para nëse është e
nevojshme (Artikulli 4).
Udhëzime për përdorimin
 Çdo mobile "e varur" do të montohet në një
distancë minimale 10 cm mbi pajisje. E njëjta
distancë do të sigurohet në rast të një qosheje
ose elementi tjetër ndërtimi.
 Pajisja nuk është bërë që të integrohet në
mobilie.
 Ju lutem montoni aksesorët.

Lidhja elektrike

Pajisja juaj është ndërtuar që të punojë në
tension mono-fazë prej 220-240V, 50Hz. Para
se ta lidhni pajisjen me energjinë, sigurohuni
që parametrat e energjisë të shtëpisë
(tensioni, lloji i rrymës dhe frekuenca) të jenë
në përputhje me parametrat e punimit të
pajisjes.
 Informacionet në lidhje me tensionin e
energjisë dhe energjinë e tërhequr janë dhënë
në etiketën e vlerave të vendosur anash, të
cilat mund të shihen pasi të keni tërhequr
krisperin.
 Instalimi elektrik duhet të përputhet me
kërkesat ligjore.
 Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për
problemet e mundshme që u ndodhin
personave, kafshëve ose pronave për shkak
të mos zbatimit të kushteve të përmendura
më sipër.
 Pajisja ka një kabëll energjie dhe një spinë
(tipi Europian, i shënuar 10/16A), me tokëzim
dysh. Në qoftë se spina nuk është e të njëjtit
tip me prizën, kërkojini një elektriçisti ta
ndërrojë.
 Mos përdorni adaptorë.

Ndezja e pajisjes

Para se ta ndizni pajisjen, pastrojeni pjesën e
brendshme të pajisjes. (Shiko "Pastrimi dhe
kujdesi").
Pasi të bëni këtë, lidheni pajisjen me
energjinë. Rregulloni butonat e termostatit në
një pozicion mesatar.
Për ndriçim brenda, rregulloni butonin e
bllokut të sinjalizimit në pozicionin mesatar.
Lëreni pajisjen të punojë rreth 2 orë para se të
vendosni brenda ushqime ose pije.
40

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis