Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Udhëzime Sigurie; Të Dhëna Teknike; Justimi (Shih Faqen 9) - HANSGROHE AXOR Terrano 37670 series Montageanleitung

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 15
Udhëzime sigurie
Për të evituar lëndimet e pickimeve ose të prerjeve gjatë
procesit të montimit duhet që të vishni doreza.
Mbajtësja e kokës së dushit është projektuar vetëm për
mbajtjen e kokës së dushit dhe nuk duhet që të rëndohet
me objekte të tjera!
Fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara fizike, mendore
dhe/ose ndijuese nuk duhet ta përdorin sistemin e dushit
pa qenë nën mbikëqyrje. Personat që janë nën ndikimin
e drogave ose të alkoolit nuk duhet ta përdorin sistemin
e dushit.
Kontakti i valëve të dushit me pjesët e ndjeshme të trupit
(p.sh. me sytë) duhet që të shmanget. Midis dushit dhe
trupit duhet që të mbahet një distancë e mjaftueshme.
Produkti nuk duhet të përdoret si dorëze mbajtëse. Duhet
të montohet një dorezë mbajtëse e veçantë
Sistemi i dushit duhet të përdoret vetëm qëllimet e banjave,
të higjienës dhe të larjes së trupit.
Ndryshimet e mëdha të presionit mes lidhjeve të ujit të
ftohtë dhe atij të ngrohtë duhen ekuilibruar.
Montimi (shih faqen 5)
Kujdes! Armatura duhet montuar, shpërlarë dhe
kontrolluar në bazë të normave të vlefshme.
Gjatë montimit të produktit nga ana e personit të kualifikuar
duhet pasur parasysh që e gjithë sipërfaqja mbërthyese
të jetë e drejtë (nuk duhet të ketë hapësira mes pllakave).
Mbi të gjitha muri duhet të jetë i përshtatshëm për montim
dhe nuk duhet të ketë pika të dobëta. Vidhat dhe kunjat
e bashkangjitura janë të përshtatshme vetëm për beton.
Te përbërja tjetër murore të merren parasysh të dhënat e
prodhuesit të kunjave.
Sita (A) që i kemi bashkëngjitur spërkatëses së dorës
duhet përdorur për të evituar thithjen e ndotjeve nga rrjeti
i ujësjellësit. Ndotjet mund të dëmtojnë pjesë funksionale të
spërkatëses. Hansgrohe nuk merr përgjegjësinë për dëmet
e shkaktuara në këtë mënyrë. (shih faqen 8)
Justimi
Korrigjimet janë të nevojshme, nëse temperatura e
matur në pikën e rrjedhjes së ujit nuk është e njëjtë me
temperaturën e përcaktuar në termostat. Gjatë kësaj duhet
pasur parasysh:
Shqib
Rrotulloni dorezën e shkallëzimeve deri sa në pikën e
rrjedhjes të rrjedhë ujë me temperaturë 38 C. Lironi vidhën
e dorezës, tërhiqeni dorezën dhe çojeni në pozicionin 38
C. Vendoseni përsëri dorezën në vend dhe shtrëngoni
vidën (shih faqen 9).
Mirëmbajtja
Termostatet nuk kanë nevojë për mirëmbajtje të
posaçme.
Në bazë të normës DIN 1988 duhet të kontrollohet njëherë
në vit funksionimi i penguesve të qarkullimit në drejtim të
kundërt (94074000 shih faqen 8). Kontrolloni me këtë rast
edhe mbledhësit e papastërtive të cilët ndodhen në njësinë
rregulluese MTC (6,1). Pas montimit të njësisë rregulluese
MTC (94282000) kontrolloni patjetër temperaturën në
dalje, siç e kemi përshkruar në pikën „justimi". Para kësaj
kontrolloni patjetër se a është i ndezur furnizimi me ujë të
ngrohtë dhe a caktuar temperatura maksimale në pikën
nga del uji i ngrohtë.
Për të lehtësuar përdorimin e njësisë rregulluese, termostati
do të duhej çuar herë pas here nga shumë i ngrohtë në
shumë të ftohtë.
Të dhëna teknike
Presioni gjatë punës
Presioni i rekomanduar:
Presioni për provë:
(1 MPa = 10 bar = 147 PSI)
Temperatura e ujit të ngrohtë
Temperatura e rekomanduar e ujit të
ngrohtë:
Përmasat e lidhjeve:
Lidhjet G ½":
Siguresa kundër rrjedhjes në drejtim të kundërt
Armaturat e Hansgrohe mund të përdoren në kombinim
me ngrohës elektrikë të ujit të drejtuar në mënyrë hidraulike
ose termike nëse presioni i rrjedhjes para armaturës është
minimumi 0,15 MPa.
Pjesë ndërrimi (shih faqen 4)
Përdorimi (shih faqen 12)
Pastrimi (shih faqen 13)
max. 1 MPa
0,1 – 0,5 MPa
1,6 MPa
max. 80° C
65° C
150 mm
i ftohtë djathtas
i ngrohtë majtas


Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis