Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Udhëzimet E Përdorimit; Shërbimi I Klientit - Bosch TR4000 18 EB Gebrauchsanleitung

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für TR4000 18 EB:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 1
Udhëzimet e përdorimit
"Nëse kablloja e energjisë është dëmtuar, duhet të
zëvendësohet nga prodhuesi, departamenti i
shërbimit të klientit apo një person i kualifikuar në
mënyrë të ngjashme, në mënyrë që rreziqet të
shmangen".
Urime për blerjen e kësaj pajisjeje BOSCH. Ju keni
blerë një produkt të cilësisë së lartë, që do t'ju japë
shumë kënaqësi.
2
Udhëzimet e përdorimit
2.1
Njohja me pajisjen tuaj
Kjo pajisje është një bojler nën presion me qarkullim të vazhdueshëm
dhe me rregullim elektronik për furnizimin e decentralizuar me ujë të
ngrohtë.
Bojleri elektronik me qarkullim të vazhdueshëm e ngroh ujin ndërsa ai
kalon përmes pajisjes. Me ujë të ngrohtë mund të furnizohen një ose më
shumë rubinetë.
2.1.1
Elementi i funksionimit
1 Ekrani i statusit
2.2
Përdorimi i pajisjes
2.2.1
Ndezja dhe fikja e pajisjes
Bojleri me qarkullim të vazhdueshëm ndizet dhe ngroh ujin kur hapet
rubineti nga uji i ngrohtë. Ai fiket sërish nëse mbyllet rubineti.
Cilësimi i parazgjedhur i fabrikës për temperaturën e daljes së ujit të
ngrohtë është 55 °C.
Shënim: Njësia e kontrollit elektronik e dallon temperaturën e hyrjes së
ujit dhe shpejtësinë e qarkullimit dhe rregullon automatikisht konsumin
e energjisë për të arritur temperaturën e caktuar të daljes së ujit (deri në
kufirin e fuqisë).
Rritja e temperaturës së ujit
Nëse temperatura e furnizimit të ujit është e ulët dhe shpejtësia e
qarkullimit është e lartë, atëherë mund të ndodhë që të mos arrihet
temperatura e daljes së ujit sepse tejkalohet kufiri i fuqisë. Kjo
sinjalizohet me anë të pulsimit të shpejtë të ekranit të statusit.
• Nëse ndodh kështu, atëherë mbylleni lehtë rubinetin e ujit nga e
ngrohta.
24
2.2.2
Ekrani i statusit
LED
Statusi i pajisjes
Fikur
Fikur
Ndizet në të gjelbër
Ndezur
Pulson në të gjelbër
Nuk
arrihet
(1/s)
shpejtësia e qarkullimit të ujit është tepër e
lartë për klasifikimin e pajisjes (pajisja ka
arritur kufirin e fuqisë).
Pulson në të gjelbër
Faza e shpëlarjes me ujë të ftohtë
(2/s)
Pulson në të kuqe
Shikoni "Ka ndodhur një avari, çfarë duhet të
bëj?"
2.2.3
Ndezja pas ndërprerjes së rrymës
• Hapni rubinetin e ujit nga e ngrohta plotësisht dhe lejoni që uji të
rrjedhë derisa të jetë i ngrohtë.
2.2.4
Përdorimi i pajisjes pas mbylljes së furnizimit me ujë
• Fikni pajisjen (zhvidhosni siguresën në kutinë e siguresave).
• Hapni rubinetin e ujit të ngrohtë dhe mbajeni të hapur derisa ajri të
ketë dalë krejtësisht jashtë nga tubi i ujit.
• Ndizeni përsëri siguresën.
• Hapeni plotësisht rubinetin e ujit të ngrohtë dhe lëreni ujin të rrjedhë
për të paktën një minutë.
Vetëm atëherë (për arsye sigurie) pajisja do të fillojë të ngrohet.
Pajisja tani është gati për përdorim.
2.2.5
Përdorimi gjatë dimrit
Shënim: Gjatë dimrit mund të ndodhë që temperatura e ujit të ulet dhe
nuk arrihet më temperatura e dëshiruar e ujit në dalje.
• Ulni qarkullimin e ujit në rubinet derisa të arrihet temperatura e
dëshiruar e ujit.
3
Pastrimi
• Fshijeni pajisjen vetëm duke përdorur një leckë të butë.
• Mos përdorni për pastrim materiale acide ose gërryese.
• Mos përdorni pastrues me avull.
4
Shërbimi i klientit
Ne ju kërkojmë që kur telefononi inxhinierin e shërbimit të klientit të
jepni gjithmonë numrin e serisë BOSCH (SNR/TTNR) të pajisjes. Ju do të
gjeni numrat në pllakëzën e parametrave në anën e brendshme të
kapakut të përparmë .
Informacioni i kontaktit për vendin tuaj mund të gjendet në faqet e fundit
të këtyre udhëzimeve.
temperatura
e
vendosur;
6 720 876 041 (2018/09)

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Tr4000 21 ebTr4000 24 ebTr4000 27 eb

Inhaltsverzeichnis